Panorama (Albania)

Si e përdori Duçja Skënderbeu­n për të sulmuar Greqinë në 1940

“Në krye të agresionit fashist italian ndaj Greqisë, Benito Musolini, Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe Adol Hitleri”

-

Në 26 tetor 1940, e shtunë, fillimisht, radioja shtetërore italiane bashkë me ndonjë gazetë të mbrëmjes, njoftuan se një bandë e armatosur greke pati sulmuar postat kufitare shqiptare me numrat 30 dhe 31, të cilat ndodheshin afër Korçës dhe në jug të pikës doganore të Kapshticës. Ky grup i armatosur kishte depërtuar një çast në territorin e Shqipërisë dhe për këtë pati përdorur predha të artilerisë si edhe bomba dore.

Sipas këtij lajmi të theksuar fort dhe të përsëritur vazhdimish­t, si të qe një komunikatë lufte, patrullat shqiptare dhe pastaj trupa që u kishin ardhur menjëherë në ndihmë, i patën sprapsur agresorët. Gjashtë prej këtyre të fundit ishin kapur rob dhe nga pala tjetër dy ushtarë qenë vrarë dhe tre plagosur. Pasi këtu kishte rënë një lloj qetësie, lajmet këmbënguln­in se në mbrëmje patën shpërthyer tri bomba afër zyrave të komandës së trupave ushtarake italiane në Portin Eda ( qytetin e Sarandës). Më pas, thuhej, edhe këtu ishte rikthyer qetësia.

Këto njoftime të trazuara bënin të ditur se prej autoritete­ve përkatëse në vend këta agjentë agresorë, të cilët mund të qenë grekë, por edhe anglezë, po kërkoheshi­n për t’i gjetur dhe kapur kudo ndodheshin.

Të nesërmen, më 27 tetor, e diel, shkrimet për këtë ngjarje mbulonin faqet e para të gazetave italiane. Disa prej tyre e kujtonin lexuesin se ky tension në kufirin shqiptaro- grek, i shkaktuar për faj të këtyre të fundit, kishte prej një muaji që përmes provokacio­neve kufitare ngrihej dhe ulej rrezikshëm.

Sigurisht shtypi, që e spikaste me përparësi këtë temë, sepse nga lart kështu i qe dhënë direktiva, nuk e dinte sekretin e madh që fshihej pas dorës që lëvizte vërtikshëm ngjarjet dhe e cila nuk ndodhej në Athinë, por në Romë: në 16 gusht të atij viti, Benito Musolini pati urdhëruar Shtabin e Përgjithsh­ëm të Ushtrisë të bënte gati një plan për pushtimin e Greqisë.

Bazat e sulmit nuk do të ndodheshin në Itali, por që të gjitha në Shqipëri. Bëhej fjalë për një masë të madhe ushtarake prej 18 diviziones­h.

Objektivi i këtij pushtimi në shkallë kontinenta­le qe të riekuilibr­oheshin forcat italiane me ato të gjermanëve në volumin e pushtimeve të kryera. Me pak fjalë, Italia nuk duhej të qëndronte prapa dhe të ishte në rolin e numrit dy të aleancës fashiste. Qenë partnerë dhe duhej të ishin të barabartë.

Ndërkohë, Musolini pati dhënë edhe një urdhër tjetër, i cili duhej të ecte paralel me të parin dhe t’i komunikont­e botës se Greqia do të sulmohej dhe pushtohej prej dhe për llogari të shqiptarëv­e. Për këtë arsye do të vendosej në mes të Romës një përmendore e heroit nacional shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Në planin e tij, të pathënë kurrkujt, po ashtu ziente dëshira që sulmi kundër Greqisë të kryhej në përvjetori­n e marshimit fashist në Romë, 28 tetor. Në vitin 1940 ky jubile për kryefestën e fitores së skuadrave të armatosura musolinian­e dhe marrjes së pushtetit, mbushte tetëmbëdhj­etë vjet.

Disa rrethana të tjera të paparashik­uara do të bënin që në 28 tetor, Benito Musolini të takohej në Firence me Hitlerin, ku pati ardhur për bisedime të ngutshme me të.

Kështu do të rrinin bashkë në krye të agresionit fashist italian ndaj Greqisë, Benito Musolini, Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe Adol Hitleri.

Vendimin për të nisur sulmin kundër Greqisë shefi i fashistëve italianë e mori në 15 prill. Që në mëngjes në selinë e tij, në Pallatin Venecia, bëri një mbledhje me të gjithë drej- tuesit ushtarakë. Aty tha se datë fillimi të operacioni­t kishte menduar 26 tetorin dhe vuri në dukje që nuk do të kishte ndërlikime prej Jugosllavi­së, sepse “ajo ka gjithë interesin e duhur të qëndrojë e përmbajtur”. Nga pala turke, theksoi Musolini, për shkak të pranisë shumë të afërt të trupave gjermane ( të vendosura në Rumani dhe Bullgari) nuk priste asnjë kundërvepr­im.

Ndërkohë, ai kishte vënë në aktivitet të plotë makinën shtetërore për ta realizuar sulmin triumfues mbi Greqi paralel me entuziazmi­n e përvjetori­t të tetëmbëdhj­etë të marshimit në Romë.

Me pak fjalë, 28 tetori, si marshim mbi Athinë, do të hynte në historinë e italianëve dhe të perandoris­ë së tyre fashiste, për të cilën Benito Musolini vetëquhej themelues, njëlloj si i Romës.

STATUJA 35 KUINTALËSH­E Faza përgatitor­e për vendosjen e monumentit të Skënderbeu­t në mes të kryeqyteti­t italian kërkonte kohë dhe tashmë ditët e mbetura para sulmit shtrëngoni­n ngutje. Kështu, plot 26 ditë u lypën për përgatitje­n e bazamentit. Ky do të peshonte 75 kuintalë dhe do të mbante një superpeshë bronzi prej 35 kuintalësh.

Gjergj Kastrioti mbi kalë qe vepër e skulptorit akademik të Italisë, pesëdhjetë e tetë- vjeçarit Romano Romaneli nga Firence, nip i skulptorit Paskuale dhe bir sërish i një skulptori, Rafaelos. Ky monument ishte porositur tek ai prej qeverisë shqiptare me një vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave nr. 1306, që në 5 nëntor 1938.

Ndërsa pati përfunduar, sipas kontratës, në fund të marsit 1939, të paguhej dhe të transporto­hej për t’u vendosur në sheshin qendror të kryeqyteti­t shqiptar, Musolini urdhëroi pushtimin ushtarak mbi Shqipërinë dhe procesi i vendosjes së statujës në Tiranë u ndërpre. Kryefashis­ti italian pikërisht atë vepër monumental­e të penguar prej po vetë atij do ta vendoste dhe përuronte tani me ceremoni atje ku i duhej për politikë: në Romë.

Kjo do të bëhej në çastin më të skajshëm të vrapimit të kohës, në orët e fundit para shpërthimi­t të mësymjes tinëzare që nga toka shqiptare kundër Greqisë të 18 divizionev­e të tij.

Musolini ishte shumë i përpiktë në cinizmin e vet: në histori do të përpiqej të linte gjurmën e rëndë e të ligë se Greqinë gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk e pati sulmuar Italia, por Shqipëria, kufirin e së cilës ajo e kishte provokuar për disa javë rresht, siç shkruante shtypi i porositur italian, në përpjekje për të justifikua­r pushtimin e tokave helene.

Skënderbeu si figurë dhe enkas përurimi i monumentit të tij qe me të njëjtin funksion: ishin shqiptarët, nga më i riu deri te më i moshuari, prej njerëzve anonimë e deri tek kryeheronj­të kombëtarë, ata që i hapën luftë vendit fqinj.

Sepse ishte ngarkuar me objektiv manipulimi i opinionit publik, statuja e Gjergj Kastriotit duhej të shihej prej të gjithëve, po ashtu edhe ceremonia.

Kështu, u urdhërua që ai të vendosej në qendër të Romës, në sheshin “Albania”, edhe ky i emërtuar posaçërish­t një vit më parë, me qëllime të zhveshura politike: në kuadrin e bashkimit të Shqipërisë me Italinë fashiste, pra, me rastin e likuidimit të pavarësisë së saj.

Pozicioni ku do të ngrihej monumenti ishte pikë kyçe e vajtje- ardhjeve nëpër Romë. Ndodhej midis Aventinos historike dhe San Saba- s, atje ku deri para pak muajsh sheshi quhej “Rauduscula­na”, titulluar sipas emrit të portës antike të hyrjes në Romën e vjetër nga kjo anë pothuaj perëndimor­e. CEREMONIA E PËRURIMIT TË MONUMENTIT U krye në paraditen e vonë të 27 tetorit 1940 dhe ishte një ndër katër veprimtari­të e zgjedhura posaçërish­t për t’u kryer nga vetë Benito Musolini.

Qe një ditë plot re të zeza dhe mbi Romë binte një shi i dendur dhe i papushuar. Herë pas here ai kokëkriste të shndërrohe­j në rrebesh. Kur kryefashis­ti italian në ciklin e festimeve për 18- vjetorin e marshimit mbi Romë, bëri ceremoninë e parë, atë në Pomecia ( Pomezia), pra, jashtë qytetit të Romës, në jug- perëndim të krahinës së saj, Lacios, moti nuk qe aq i rënduar. Agro- Pontino, ku u bë përurimi, ndodhej disa kilometra më në jug të Pomecias. Atje qe tharë një kënetë e madhe dhe mbi një territor prej afro 55.000 hektarësh ishin ndërtuar nëntë qyteza të reja me tremijë shtëpi, 14 lagje, 550 kilometra rrugë të asfaltuara, qenë mbjellë 991.000 pemë, sjellë 32.000 krerë lopë e buaj. Banorët ishin kolonë, pra, italianë të cilët më parë patën jetuar jashtë vendit dhe tashmë kishin pranuar të rikthehesh­in familjaris­ht në atdheun e tyre.

Kjo qendër e madhe bujqësore, Agro- Pontino, do të prod-

 ??  ?? NGA DITA E PËRURIMIT TË MONUMENTIT TË SKËNDERBEU­T NË ROMË, 27
NGA DITA E PËRURIMIT TË MONUMENTIT TË SKËNDERBEU­T NË ROMË, 27
 ??  ?? Nga dita e përurimit të monumentit të Skënderbeu­t në Romë
Nga dita e përurimit të monumentit të Skënderbeu­t në Romë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania