Panorama (Albania)

Zbulohet raporti sekret i SHIK në ‘ 98: Konflikti mes Azemit e Haklajve për hasmëri dhe trafik armësh

Dokumenti: Si lindi konflikti mes Azem Hajdarit dhe Haklajve, tentativa e babait të Fatmirit për të qetësuar gjakrat

-

Zbulohet dokumenti i SHIK- ut i vitit 1998 për vrasjen e Azem Hajdarit. Dokumenti sekret, i cili disponohet nga avokati i Izet Haxhias dhe do të shërbejë si provë për rigjykimin e tij, sjell në dritë fakte të panjohura për vrasjen e shekullit, atë të deputetit Azem Hajdari. Dokumenti i shpjegon Presidenti­t të atëhershëm, Rexhep Mejdanit dhe Kryeminist­rit Majko dinamikën dhe arsyet e vrasjes së Azem Hajdarit. Kështu, dokumenti nis me tre autorët, që sipas SHIK- ut, janë Fatmir Haklaj, Jaho Mulosmani dhe Feriz Kërnaja. Ky grup kishte armiqësi me Azem Hajdarin që kishte nisur që pas tentativës së dështuar të ish- deputetit të PS- së, Gafur Mazreku për të vrarë Azem Hajdarin në sallën e Parlamenti­t të Shqipërisë, më 18 shtator të vitit 1997. Sipas dokumentit, PD- ja tentoi të bënte një protestë në Tropojë për ngjarjen e rëndë, por kreu i Komisariat­it atje, Fatmir Haklaj, nuk u dha leje, duke sjellë edhe përplasjet e para me Azem Hajdarin. Aty nisi edhe zinxhiri i vrasjeve. Gjithashtu, në dokument, Azem Hajdari përmendet si i përfshirë në trafikun e armëve në Kosovë. Në këtë trafi, ishin të përfshirë si ortakë edhe vëllai i Izet Haxhias, Isamedin Haxhia dhe Halil Haklaj. “Isamedini dhe Halil Haklaj, vëllai i Fatmir Haklajt, zhvillonin së bashku trafik armësh nga Gramshi në Tropojë me objekt Kosovën. Për këtë qëllim ishin lidhur në Gramsh me Rudi Bardhoshin, subjekti ynë në gjurmim për trafik armësh. Me këtë ofertë ishin përzierë edhe Azem Hajdari e Ahmet Krasniqi, ministër i Mbrojtjes i Qeverisë së Kosovës. Rrugën e tretë të ngarkesës me armë nga Gramshi për në Tropojë, arrestohet nga Policia e Gramshit Halil Haklaj dhe Isamedin Haxhia. Me ta ndalohet dhe më pas lirohet edhe pritësi i tyre nga Gramshi, Rudi Bardhoshi, i cili, sipas informacio­neve tona, ka biseduar në telefon me Azem Hajdarin ose Shaban Memian dhe ka dhënë informacio­n për trafikun e armëve. Ky fakt është marrë vesh nga Halili dhe Isamedini, të cilët janë liruar nga burgu në datën 4 shtator 1998, dhe ka acaruar më tej situatën midis tyre”, shkruan dokumenti sekret i SHIK- ut, që “Panorama” e disponon. Gjithashtu, në të thuhet se grupi që vrau Azem Hajdarin kërkonte të vriste edhe ish- Presidenti­n Sali Berisha. Ata kishin kryer grabitjen e Bankës së Tropojës, ku kishin marrë 600 mln lekë dhe kishin grabitur edhe mjetet e OSBE- së.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e dokumentit sekret të SHIK- ut
Faksimile e dokumentit sekret të SHIK- ut

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania