Panorama (Albania)

LISTA ZYRTARE E ATP Kompensimi, afat i ri për pronarët me dosje të ‘ 97

Agjencia e Pronave publikon listën e 1462 pronarëve, bashkë me vlerësimet financiare sipas vendimeve të ‘ 97. Afati për aplikimin

- TIRANE

“Të gjithë subjektet, të cilët evidentojn­ë mangësi në dokumentac­ion dhe problemati­ka në vlerësim në regjistrin e vendimeve të vitit 1997 të bërë publike nga ana e ATP- së, se në bazë të Ligjit nr. 133/ 2015, neni 16, pika 2, mund të plotësojnë dokumentac­ionin e nevojshëm për vlerësimin financiar të vendimit të kompensimi­t, brenda një afati prej 6 muajsh nga data e publikimit të regjistrit.

Në rastet kur subjektet e interesuar­a nuk sjellin dokumentac­ion të nevojshëm për vlerësimin financiar të vendimit të kompensimi­t brenda afatit 6- mujor nga data e publikimit të regjistrit, si dhe në rastet kur ATP- ja është në pamundësi objektive për të vlerësuar pronën, bazuar në dokumentac­ionin që disponon, vendimi i kompensimi­t vlerësohet financiari­sht, sipas parashikim­eve ligjore në nenin 16, pika 4, të Ligjit nr. 133/ 2015”. Ky është parash- ikimi ligjor, që përcakton se të gjithë pronarët në rast se nuk janë të bindur për vlerën e kompensimi­t të parashikua­r nga vlerësimi i ATP- së, apo nuk plotësojnë dokumentac­ion për vlerën që pretendojn­ë, atëherë do të marrin përfundimi­sht kompensimi­n që ka parashikua­r Agjencia. Gazeta boton sot emrat e 1462 pronarëve, me vendime të vitit 1997, për të cilët ATP ka bërë vlerësim financiar. Agjen- cia i miratoi në fillim të shkurtit këto dosje dhe afati i pronarëve për të plotësuar dokumentac­ionin mbaron pas 2 muajsh, ose më saktë në 6 gusht. Duke qenë se po afron sezoni veror dhe shumë nga dosjet kanë trashëgimt­arë emigrantë, gazeta po boton emrat e dosjeve të vitit 1997, duke nënvizuar apelin e ATP- së, për plotësimin e dokumentev­e brenda afateve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania