Panorama (Albania)

“Nano në burg me dhomë të veçantë, pse nuk i fliste Nexhmije Hoxhës”

RREFIMI I MUHO ASLLANIT: SI I NJOH BERISHEN DHE RUÇIN

- ARISTIR LUMEZI

Rrëfimin e tij për gazetën “Panorama”, ishanëtari i Byrosë Politike e mbyll me disa kujtime nga vitet që kaloi në burg gjatë qeverisjes së parë të PD- së. Vijon nga numri i kaluar

Muho Asllani sjell detaje nga mënyra se si trajtohej në burgun e Bënçës, ish- kryeminist­ri Fatos Nano, favoret që i bëheshin, por dhe trajtimi strikt ndaj ish- anëtarëvet­ë Byrosë Politike të dënuar në atë kohë. Nuk mungojnë dhe batutat mes Fatos Nanos dhe Nexhmije Hoxhës në burgun e Bënçës, për të cilat vetë Muho Asllani shprehet se ka mbajtur qëndrim ndaj tij. Num mungojnë dhe vlerësimet e Muho Asllanit për Sali Berishën, dhe Gramoz Ruçin.

Ju u dënuat me burg si drejtues të partisë dhe të shtetit të periudhës komuniste. Si ka qenë jeta në burg, si ju kanë trajtuar?

Edhe pse në krye të burgjeve ishin vendosur njerëz që vinin nga klasa që ne në komunizëm i kishim luftuar dhe dënuar, ata na kanë trajtuar pa torturë, por vetëm në zbatim të rregullore­s së burgut. Kot janë ankuar shokët e mi të Byrosë se kanë vuajtur. Një herë në Burgun 313, Hekuran Isai bërtet “vdiqa, po më dhemb barku, më thërrisni oficerin e rojes të vijë këtu”. Vjen oficeri dhe i thotë,- çfarë ke? I thotë Hekurani,- po më plas barku, dua të shkoj në banjë. Ai i thotë se, sipas rregullore­s, duhet të dalësh një herë në 8 orë, rregullore­n e ke shkruar vetë dhe ne atë po zbatojmë. Bëjë në qese urinës. Po pse e dija unë se do vija vetë në birucë,- i thotë Hekurani.

Ju thatë qëFatos Nano merrte pjesë në mbledhjet e Byrosë Politike kur kishte çështje që lidheshin me Institutin e Studimeve Marksiste- Leniniste. Si e keni njohur Fatos Nanon?

Fatos Nano, Sali Berisha, Hasan Banja, Gramoz Pashko, Skënder Gjinushi kanë qenë një grup specialist­ësh të fushave të ndryshme që kanë dalë shpesh dhe jashtë shtetit, kryesisht në Francë dhe janë kualifikua­r sepse ishin studentë të shkëlqyer, por dhe pse ishin edhe nga familje të mira. Babai i Fatos Nanos, Thanas Nano, ka qenë drejtor i Radio Televizion­it, shok i Enver Hoxhës. Ka qenë njeri i zoti. Fatosin e kam takuar disa herë kur ishte zëvendës i Nexhmije Hoxhës kur kishim diskutime për çështjet ekonomike në bujqësi. Por Fatosi që në atë kohë e kishte pak qejf pijen alkolike, por nuk ekspozohej sepse ishte finok. Me Fatos Nanon kemi qenë bashkë edhe në burg. Në Bënçë ai kishte një dhomë më vete, kurse në të tjerët rrinim nga 5- 6 persona në një dhomë. I bënin shumë favore policët e Berishës. Bashkëshor­tja, Rexhina, një grua shumë e mirë, vinte të premten në burg dhe ikte të hënën, ndërsa i biri vinte bashkë me të ëmën dhe rrinte në hotel në Tepelenë. Çfarë mbani mend nga burgu me Fatos Nanon?

Nexhmija me Lenka Çuko kishin një oborr ku dilnin për ajrim. Fatosi ishte në ajrim. Nexhmija e thërret: Tosi, hajde pak këtu! Fatosi e sheh dhe i përgjigjet: Ik, mos më çaj kokën! Unë e dëgjova dhe i them: Fatos, turp të kesh, si i thua shoqes Nexhmije ik, moj mos më çaj kokën? Ke punuar në një zyrë me të! Ai më pa njëherë dhe hyri brenda. Në 1997 për arsye sigurie për shkak të rebelimit, na sollën në Tiranë te 313. Kërciste automatiku, u hapën burgjet dhe ikën të gjithë. Në 313 mbetën Ramiz Alia, unë, Fatos Nano, një nga Dukagjini, Mun Kola dhe Shemsie Kadria e Gjallicës. Dy shkodranë të burgosur më rrinin te dera dhe më thanë: Muho Asllani mos e çaj kokën se nuk të prek njeri ty këtu në burg. Sepse situata ishte kaotike, secili bënte çfarë donte, digjnin batanije, dyshekë, shpërthyer dyer e dritare. Vjen drejtori i burgut, nuk më kujtohet emri, ka shkuar në Amerikë tani, më shikon mua dhe më thotë- pse nuk ke ikur?! I thashë se nuk iki se ka një vendim gjykate që më ka dënuar. Hajde me mua- më tha, mori dhe dukagjinas­in që ishte edhe ai i burgosur. Na çon te dhoma e Fatos Nanos. Aty gjeta Ramiz Alinë dhe Shemsie Kadrinë. Ramizi kishte një plagë në kokë, dikush e kishte qëlluar. U tha që kur kishin dalë të burgosurit ishte shtyrë dhe i kishte rënë koka te dera e hekurit. Drejtori na tha nëse doni të ikni, ikni, përndryshe do ju çoj unë në shtëpitë tuaja, sepse e kam porosi. Fatosit i kishin ardhur dy badigardët e tij që ta merrnin. Fatosi i tha drejtorit se do shkonte në shtëpi, Ramizi tha se do shkoj te vajza, Shemsia do shkonte në shtëpi, unë shkova te shtëpia e këtij dukagjinas­it, sepse më tha mua nuk të çoj dot në Durrës se ka ndalim qarkullimi. Dola nga burgu, pas disa kohësh vendosa të shkoja te Nano sepse ishin të gjithë pa punë, unë, gruaja, djali. E marr në telefon dhe i kërkoj ta takoj. Më thotë, hajde nesër në 12. Prita një orë, ma shtyu tre herë takimin, derisa pasdite më tha që hajde nesër. Mora trenin se kushtonte më lirë dhe shkova tënesërmen. Më sorollati përsëri, hajde pas një ore e hajde pas dy orësh. E mora në telefon dhe i thashë: Kurrë bojën mos ta pafsha!

Kur erdhi në Durrës, ishte fushata zgjedhore, Fatosi më takoi në një takim dhe më pas në program artistik. Më tha: Ku je Muho Asllani, hajde, ulu këtu! Unë e përshëndet­a me respekt dhe pse më kishte sorollatur pa më takuar më parë. Në skenë po kërcenin ca vajza gjysmë të veshura. Më thotë Fatosi: A do ta kishe lejuar në kohën tënde këtë vajzën të kërcente kështu? Jo vetëm nuk do e kisha lejuar, por do ta kisha çuar në minierë të punonte, jo vetëm atë, por edhe ata që e kanë lejuar dhe organizuar këtë shfaqje! Që atëherë nuk e kam takuar më. Më ka ardhur keq kur u nda nga bashkëshor­tja, Rexhina, sepse ajo ka sakrifikua­r shumë për Fatosin. Ata kanë qenë të dashuruar që në gjimnaz, ndërsa familja e Rexhinës ishte një familje shumë e mirë shkodrane. Po Sali Berishën si e keni njohur?

Sali Berishën e kam njohur si mjekun dhe kardiologu­n më të mirë. Kishte një emër shumë të mirë. Berisha, si ndihmës i profesor Petrit Gaçes, merrte pjesë në të gjitha konsultat që bëheshin. Kur sëmureshin anëtarët e tjerë të Byrosë shtroheshi­n në klinikën e udhëheqjes dhe kalonin përmes konsultave të mjekëve të kësaj klinike që ishin më të mirët. Sëmuret Hysni Kapo dhe Byroja vendosi që t’i vihet një mjek personal që ta ndiqte hap pas hapi. Ka qenë një mjek shumë korrekt në profesion, por shumë i ashpër në zbatimin e detyrave dhe në dënimin e atyre që bënin gabime në universite­t dhe në spitale. Ishte prepotent dhe hakmarrës. Dini ndonjë rast hakmarrjej­e të Sali Berishës ndaj të tjerëve?

Mehmet Shehu ka pasur një mjek personal që pas dënimit të tij, e transferua­n bashkë me të shoqen, edhe ajo mjeke, Milto dhe Margarita Kostaqi, në Kryevidh të Kavajës. Miltoja kishte shumë shoqëri me Sali Berishën. Në diskutimet që u bënë në Fakultetin e Mjekësisë, Sali Berisha nguli këmbë që ky mjek, koleg i tij, se kishin qenë mjekët e udhëheqjes të iknin nga Tirana. Më erdhi Sekretari i Parë i

Ku je Muho Asllani, hajde, ulu këtu!, më tha Fatos Nano. Unë e përshëndet­a me respekt dhe pse më kishte sorollatur pa më takuar më parë. Në skenë po kërcenin ca vajza gjysmë të veshura. Më thotë Fatosi: A do ta kishe lejuar në kohën tënde këtë vajzën të kërcente kështu? Jo vetëm nuk do e kisha lejuar, por do ta kisha çuar në minierë të punonte, jo vetëm atë, por edhe ata që e kanë lejuar dhe organizuar këtë shfaqje! Që atëherë nuk e kam takuar më.

Gramozi u tregua trim dhe i pastër në detyrat që ka mbuluar. Në gjyqin e 2 prillit 1990 në Shkodër, Sekretari i Parë ishte Xhemal Dymylja dhe në sallën e gjyqit i gjuajtën me këpucë. Kryetari i seancës ishte një nga Tropoja dhe ai nuk ndërhyri ndaj këtij veprimi, më pas e bënë kryetar gjykate në Tiranë. Kur nisi të depononte Gramozi në sallën e gjyqit, njëri nga salla filloi të bërtiste dhe shante. Gramozi i tha trupit gjykues,- mua më keni thirrur si dëshmitar, jo si të pandehur, prandaj mbyllja gojën atij atje në sallë se nuk lejoj njeri të më fyejë.

Kavajës, Jovan Sokoli dhe më thotë kanë sjellë te ne dy mjekët e Mehmet Shehut, burrë e grua, për t’i çuar në Kryevidh. Më pyet nëse mund t’i mbajmë në Spitalin e Kavajës sepse kemi shumë nevojë për këto mjekë. Unë i them mbajini në spital, meqenëse ju keni nevojë dhe në Kryevidh të shkojnë kur ka ndonjë rast që duhet. Ishin mjekë shumë të mirë dhe Kavaja i trajtoi shumë mirë. Këtë fakt e ka pohuar vetë Margarita, bashkëshor­tja e mjekut të Mehmet Shehut, Milto Kostaqit, e cila është shprehur dhe publikisht se Sali Berisha kishte këmbëngulu­r në mbledhjen e Organizatë­s bazë të Universite­tit që ata të largoheshi­n nga Tirana. Nuk kam pasur njohje nga afër, por unë e kam përgëzuar për përkujdesj­en që bënte për Hysni Kapon. Ai ishte njeri që kërkonte të bënte njohje, futej shumë dhe ishte i zhdërvjell­ët me të tjerët për t’u bërë i njohur dhe për të zënë vend me njohje në radhët e udhëheqjes së lartë të Partisë. Nuk e kam takuar ndonjëherë, unë e kam kritikuar publikisht për shkatërrim­et që i janë bërë Shqipërisë pas 1990, por ai asnjëherë nuk më është përgjigjur dhe s’ma ka përmendur emrin për keq. Po me Gramoz Ruçin çfarë njohjesh keni pasur? Gramozi ishte mësues e më pas drejtor i shkollës së mesme bujqësore në Progonat të Tepelenës. Nga drejtor i shkollës së mesme e zgjodhën anëtar të Byrosë së Partisë të kooperativ­ës bujqësore. Në 1984 kemi shkuar me Ramiz Alinë në Progonat ku u bë një miting shumë i madh, filloi një shi shumë i madh dhe askush nuk e hapi çadrën. Në

 ??  ?? Fatos Nano
Fatos Nano
 ??  ?? Nexhmije Hoxha
Nexhmije Hoxha
 ??  ?? FATOS NANO ME PRANGA NE GJYQ
FATOS NANO ME PRANGA NE GJYQ
 ??  ?? Muho Allani, ish- anëtari i Byrosë Politike
Muho Allani, ish- anëtari i Byrosë Politike
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania