Panorama (Albania)

Teatri i turpit Kombëtar

- MARK MARKU

Projekti mafioz për shem bjen e godinës së Teatrit...

... Kombëtar ka kaluar në një fazë të re me publikimin nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve të një projektlig­ji, i cili pritet të bëjë tjetërsimi­n e godinës së Teatrit Kombëtar dhe terrenit ku ai shtrihet nga pronë publike në pronë private. Sipas projektlig­jit, kjo pasuri publike do t'i kalohet në pronësi subjektit privat "Fusha shpk", i cili duke shembur edhe disa ndërtesa te tjera rreth Teatrit Kombëtar, përfshi këtu edhe një shtëpi të vjetër tiranase të quajtur Sarajet, ndoshta një nga objektet më me vlerë të trashëgimi­së kulturore të kryeqyteti­t, do të ndërtojë një kompleks kullash nën hijen e të cilave do të gjejë edhe ndonjë skutë për godinën e re të Teatrit Kombëtar.

Nuk do të jap këtu argumente se pse një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë, jo vetëm se këtë e kanë bërë prej gati një viti shumë të tjerë para meje: artistë, shkrimtarë, arkitektë dhe intelektua­lë të fushave të ndryshme, por për faktin e thjeshtë se më duket po aq marrëzi sa shembja e Teatrit edhe argumentim­i i mosshembje­s. Është njëlloj si t'i thuash dikujt që do të vras një njeri se nuk ka asnjë argument për ta bërë këtë, sikur t'i thuash një njeriu që vjedh se nuk ka asnjë arsye për ta vjedhur gjënë e dikujt, sikur t'i thuash një krimineli që bën një krim se nuk ka asnjë arsye për krimin apo sikur t'i argumentos­h një diktatori të çmendur se nuk ka asnjë arsye për ta terrorizua­r popullin e tij. Zot i madh, sa jam trishtuar teksa kam parë artistë të njohur duke i shpjeguar ministres Kumbaro dhe Kryeminist­rit Rama se pse nuk duhet shembur Teatri Kombëtar për të ndërtuar kulla, teksa kam dëgjuar arkitektë të dëgjuar që flisnin për vlerat arkitektur­ore të godinës së projektuar nga arkitekti i njohur italian, teksa kam ndjekur ligjërata pa fund për nevojën e teatrove të tjerë dhe jo për shembjen e atyre që kemi, teksa kam dëgjuar ata pak mbrojtës të interesave publike që na kanë ngelur të japin argumente për mostjetërs­imin e pronës publike. Trishtim i madh, pikëllim i madh, zemërim edhe më i madh teksa dëgjoje një kakofoni thirrjesh, lutjesh, kërcënimes­h, një zallamahi zërash që synonin t'i sillnin në rrugën e arsyes Ramën, Veliajn dhe Kumbaron dhe të mos e shembnin Teatrin Kombëtar.

Kur vjen puna në marrëzi kësodore mendoj se nuk ka vend për arsye dhe çdo tentativë kësodore është bjerrje kohe. Unë nuk mendoj se zoti Rama nuk e di se nuk duhet të shembet Teatri Kombëtar për të ndërtuar kulla, pasi ai besoj ka kaluar jo pak nga godina e Teatrit të Komedisë në Paris, një godinë edhe më modeste për nga pamja se ajo e Teatrit Kombëtar, kur ke parasysh se gjendet e rrethuar nga pallate grandioze mbretërore dhe prapë qëndron aty, për inat të kullave, të ndërtuesve, të gjithë batakçin- jve që do të donin ta zëvendëson­in me ndonjë supermarke­t. Ministrja Kumbaro me aq sa e kam njohur, besoj se e di që të shembësh Teatrin Kombëtar dhe t'ia japësh për të ndërtuar kulla një ndërtuesi është thjesht një krim, një rrugaçëri kulturore, një bjerrje e vetëdijes intelektua­le, një degradim moral e s'di çfarë të them tjetër, pasi gjuha shqipe është ende e varfër për t'i shënjuar lapërdhi të tilla. Për Veliajn nuk e di a është i vetëdijshë­m apo jo për pasojat e kësaj që po bën, pasi futet tek ai lloj njerëzish të pushtetit që s'ka as thelb, as përmbajtje, për të jeta në tokë është pema që mbjell vetë përpara kamerës, e mira qytetare është baras me urdhrat që nxjerr ai si kryebashki­ak, dielli i njerëzimit është buzëqeshja e tij para kamerës dhe që ngatër- ron teatrin me propagandë­n e tij të përditshme. Veliaj është sivëllai i atij kryebashki­akut të Durrësit, që mendon se qytetërimi që ngre ai me betonierën e tij private është ku e ku më lart se qytetërimi romak. Ata e dinë se po bëjnë një krim kulturor, por as nuk duan t'ia dinë për këtë. Sepse ata janë në krye të një pushteti mafioz, ose më saktë një shteti të komanduar nga mafia dhe janë të detyruar ta bëjnë. Nuk e kanë problem as kur gënjejnë paturpësis­ht para artistëve, as kur gënjejnë para qytetarëve, nuk kanë frikë as nga e shkuara, as nga e tashmja, as e nga e ardhmja. Ata thjesht po mendojnë si ta realizojnë një gjë të tillë, janë pragmatist­ë të pushtetit e parasë dhe po gjejnë procedurat për ta realizuar këtë: projektlig­ji është zgjidhja. Me projektlig­j, turpin e ndajnë me kolegët e tyre deputetë dhe nën mburojën e tyre i shpëtojnë edhe ndonjë pasoje ligjore për sot e për nesër. Ata e dinë ç'po bëjnë dhe s'kanë as një dyshim për këtë: në i lëntë shoqëria shqiptare, do ta bëjnë.

Pikërisht për këtë them se artistët dhe të gjitha ata që e duan teatrin duhet t'i lënë lloqet publike dhe të bëjnë rezistencë, thjesht rezistencë me të gjitha format: me greva, me protesta qytetare dhe politike, të shtrihen para Parlamenti­t që deputetët të mos kalojnë për ta votuar atë ligj, të thërrasin qytetarët dhe ta rrethojnë Parlamenti­n që ata të mos kenë ku të hyjnë, natë e ditë, sepse vetëm kështu mund të ketë njëfarë mundësie që Rama, Kumbaro dhe Veliaj të tërhiqen. Kështu ndoshta do të bëhen gjenerues të një revolte kombëtare për teatrin, edhe pse teatri nuk jep bukë, nuk jep punë, nuk jep begati për qytetarët. Vetëm kështu qytetarët do ta kuptojnë se një qeveri që shemb Teatrin Kombëtar, nesër mund të bëjë edhe mynxyra të tjera në kurriz të tyre dhe nuk ka të drejtë të qëndrojë në pushtet as edhe një minutë. Pra, duhet përballje me keqbërësit, jo sqarim i tyre. Ata mund ta fitojnë ose humbin një betejë të tillë, por në të dyja rastet do të fitojnë me nder ose humbin me nder. Dhe nëse qytetarët nuk i mbështesin, atëherë bëhet e qartë se kjo shoqëri nuk e meriton Teatrin, le ta gëzojë estradën qeveritare.

Pra, duhet përballje me keqbërësit, jo sqarim i tyre. Ata mund ta fitojnë ose humbin një betejë të tillë, por në të dyja rastet do të fitojnë me nder ose humbin me nder. Dhe nëse qytetarët nuk i mbështesin, atëherë bëhet e qartë se kjo shoqëri nuk e meriton Teatrin, le ta gëzojë estradën qeveritare

 ??  ??
 ??  ?? Rama gjatë prezantimi­t të projektit për teatrin e ri
Rama gjatë prezantimi­t të projektit për teatrin e ri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania