Panorama (Albania)

KLSH zbulon skandalin: Shet energji nën kosto, KESH në prag falimentim­i

Kontrolli i Lartë i Shtetit jep arsyet e gropës financiare: Nga humbjet e larta, kreditë dhe shitja e energjisë nën kosto

- DORINA AZO

Korporata Elektroene­rgjetike Shqiptare po shkon drejt falimentim­it, madje rrezikohet edhe vendosja e sekuestros së llogarive të saj nga kreditorët.

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, për auditin e KESH për periudhën prilldhjet­or 2017, ngre shqetësimi­n e situatës financiare të shoqërisë. KLSH parashikon që për 2017, humbjet e shoqërisë të arrijnë deri në 7 miliardë lekë, për shkak të thatësirës hidrike dhe çmimit të shitjes së energjisë që nuk mbulon kostot e operimit. Sipas KLSH, shqetësues­e janë edhe kreditë e marra nga KESH, që po provokojnë një borxh tej mundësive të saj ekonomike. Pas auditit, KLSH arrin në konkluzion­in se KESH rrezikon të falimentoj­ë dhe në një të ardhme jo të largët është e riskuar edhe nga vendosja e sekuestros së llogarive.

HUMBJET Kontrolli i Lartë i Shtetit parashikon që humbjet e KESH për 2017- n të jenë në vlerën e 1,4 miliardë lekëve deri në 7 miliardë lekë. Arsyet e humbjeve janë për shkak të thatësirës hidrike dhe çmimit të shitjes së energjisë që nuk mbulon kostot e operimit. Kontrolli i Lartë i Shtetit arrin në konkluzion­in se situata financiare e shoqërisë është shqetësues­e, madje KESH po shkon drejt falimentim­it. “Referuar bilancit menaxheria­l të shoqërisë, jo atij tatimor, situata financiare e kësaj shoqëri është jo vetëm shumë shqetësues­e, por kapitali i saj riskon të kalojë në vlerë negative, pra, të falimentoj­ë ( në rastin me të mirë, falimentim i provokuar operaciona­l), si rrjedhojë e veprimeve dhe mosveprime­ve të organeve drejtuese dhe monitorues­e të saj ( ERE, MIE, Ministria e Financave, Këshilli Mbikëqyrës dhe KM)”, citohet në raport. Për këtë, KLSH rekomandon që nga Këshilli Mbikëqyrës dhe Asambleja e Aksionerëv­e të analizohet situata ekonomiko- financiare e shoqërisë dhe të merren masa të menjëhersh­me që kjo shoqëri të mund të operojë dhe kryejë veprimtari­në e saj si një shoqëri publike shtetërore shumë e rëndësishm­e për eko- nominë kombëtare. KREDITË Në raport, KLSH ngre edhe shqetësimi­n e kredive të marrë nga KESH, të cilat jo vetëm përkeqësoj­në situatën financia- re të shoqërisë, por rrezikojnë edhe vendosjen e sekuestrov­e të llogarive. “Mbingarkim­i me kredi vazhdon të rëndojë akoma më shumë situatën ekonomike të shoqërisë, duke provokuar një borxh tej mundësive ekonomike të saj. Në këto kushte, në opinion të grupit të auditimit, KESH SHA në një të ardhme jo të largët është i riskuar për vendosje sekuestro të llogarive të saj”, citohet në raport. KLSH rekomandon, që në vijimësi KESH të kërkojë trajnime nga qeveria për implementi­min e një sistemi kontrolli dhe menaxhimi financiar.

BORXHET KLSH shprehet se çështja e detyrimeve të ndërsjellt­a mes tri kompanive energjetik­e, KESH, OSHEE dhe OST, ka mbetur ende e pazgjidhur edhe pas urdhrit të Kryeminist­rit në 2015 për shlyerjen e detyrimeve të prapambetu­ra dhe moskrijimi­n e detyrimeve të reja. “Shoqërisë i kanë borxhe në vlerën 57,914,948,000 lekë. Vetë shoqëria ka borxhe ndaj të tretëve në vlerën 54,263,851 mijë lekë. Pra, shoqërisë në balancë i detyrohen të tretët në vlerën 3,651,097,000 lekë ( 57,914,948,000 lekë minus 54,263,851,000 lekë”, thuhet në raport.

 ??  ?? Drejtori, Agron Hetoja
Drejtori, Agron Hetoja
 ??  ?? Agron Hetoja, drejtori i KESH
Agron Hetoja, drejtori i KESH

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania