Panorama (Albania)

Fryma e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Me rastin e 140 vjetorit ( 1878- 2018)

- SAMI REPISHTI, PHD

Ivetmi mjet për ta çuar zërin e tyre në Konferencë­n e ...

... Berlinit qenë protestat dhe memorandum­et. Për këtë qëllim, në të katër anët e vendit u organizuan përsëri nën drejtimin e organeve të Lidhjes së Prizrenit mbledhje të gjera popullore, në të cilat u shpreh edhe njëherë vendosmëri­a për të mos lejuar asnjë copëtim të trojeve shqiptare në favor të shteteve fqinje. Nga të katër anët e vendit u hartuan me një përmbajtje të tillë, një varg protestash, të cilat iu drejtuan telegrafis­ht Konferencë­s së Berlinit. Rëndësi të veçantë patën tri peticionet dërguar veç e veç në qershor ( 1878) nga Komitetet Ndërkrahin­ore të Lidhjes Shqiptare për vilajetin e Janinës, për atë të Kosovës ( i Prizrenit) dhe për vilajetin e Shkodrës ( 13 qershor 1878). Nënshkrues­it e këtyre akteve kërkonin respektimi­n e të drejtave kombëtare të shqiptarëv­e në fushën e tërësisë territoria­le, vinin në dukje padrejtësi­në e pretendime­ve territoria­le greke dhe pasojat që do të kishin shqiptarët nëse ato nuk do të pranoheshi­n. Në peticione, me një ton diplomatik, shprehej besimi se Fuqitë e Mëdha do të merrnin në konsiderat­ë të drejtat kombëtare të shqiptarëv­e, por theksohej njëkohësis­ht, se ata ishin të vendosur të kundërshto­nin me armë copëtimin e trojeve të tyre amtare…” ( f. 193)

( ASHSH. Instituti i Historisë. Historia e Popullit Shqiptar, II,( Toena: Tiranë 2000)

***** 10 qershor 1978. - Kur flasim për frymën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ( LPSH) kemi ndërmend esencën jetëdhanës­e të kësaj lëvizje kombëtare shqiptare, fuqinë mendore të gjallënuem­e, nxitjen e mbrendëshm­e dinamike, vendosmeni­në, kambëngulj­en, entuziazmi­n dhe guximin që treguen shqiptarët në Prizren e rreth e rrotull Shqipënisë gjatë viteve 1878- 1881, gjithçka që i mobilizoi ata dhe i përgatiti t’u përgjigjen kërkesave të imponueme nga nevojët e kohës. Evolucioni politik i mavonëshëm i Kosovës ashtë shpalosja e kësaj rryme gjatë këtyne njiqind viteve të fundit, influenca mbi popullsinë shqiptare të Kosovës dhe natyra e përgjegjes së dhanun nga ajo popullsi.

Dy veçori dalluese të përgjegjes së dhanun janë të nji randësie të veçantë;

E para, përpjekja dhe programi i LSHP karakteriz­ohen nga besimi i shqiptarëv­e në aktet legjislati­ve konstituci­onale, nji besim që vazhdon edhe sot.

E dyta, forca ashtë përdorue vetëm “si mjeti i fundit” dhe ashtë imponue nga situata e krijueme nga arbitrarit­eti i anmikut, nji fenomen që vazhdon edhe sot.

Që nga fillimi, Lidhja ishte në favor të procedurav­e legale dhe mjeteve paqësore në raportet e saj me Portën e Naltë; ajo u tregue e predispozu­eme me interpretu­e në mënyrë të favorshme dispozitat e Traktatit të Berlinit ( korrik, 1878) që sugjerojsh­in nji trajtim autonomie për krahinat jo- turke të Imperatori­së Osmane. Abdyl Frashëri përgatiti programin e tij të autonomisë në bazë të rregullore­ve organike të vitit 1868, të sugjerueme ma vonë nga ai Traktat, program i cili u pranue nga Lidhja në tetor 1879. Veprimtari­a e shqiptarëv­e mori forma kërcënuese vetëm kur heshti zani i arsyes dhe rreziku i coptimit të tokëve shqiptare u tregue real dhe imediat. Mbas tregëtimit me tokat shqiptare të Shpuzës, Podgoricës, Medunit, Hotit, Grudës, Plavës, Gucisë e sidomos me dorëzimin e Ulqinit ( nandor 1880) mundësia e sigurimit të autonomisë nga Porta u pakësue shumë. Kundërreak­sioni u zhvillue menjiherë në Prizren dhe Lidhja ra nën influencën e autonomist­ëve të vendosun për aksion.

E bindun në avantazhin e përdorimit të mjeteve paqësore, Lidhja bani përpjekje tue kërkue ndërmjetës­inë e diplomacis­ë austriake pranë qeverisë turke në favor të autonomisë shqiptare. Turqia dyshoi për qëllimet e kësaj ndërhymje, kercënoi dërgimin e trupave dhe nën presionin e forcave centralist­e të Qeverisë filloi ekspeditën ushtarake ndëshkimor­e kundër shqiptarëv­e. Lufta u ba e paevituesh­me dhe nji akt vetëmbrojt­je që forcoi edhe ma shumë ndërgjegje­n kombëtare të nji popullsie të shtypun, aspiratat e tyne dhe peshën e tyne në arenën ndërkombët­are.

Njizetë e pesë vjet ma vonë, në fruer 1902, nji grup shqiptarës­h kërkuen nga Fuqitë e Mëdha ndërhymjen pranë Turqisë me qëllim që të rivendosen parimet e Kushtetutë­s së vitit 1876 ( e njohun si Midat Constituti­on), e cila garantonte të drejtat kombëtare të kombeve jo turq. Insistimi i shqiptarëv­e në garancitë kushtetues­e dhe në nevojën e normalitet­it parlamenta­r, garanci që do të përfshijsh­in të gjitha kombësitë e perandoris­ë osmane, vazhdoi edhe mbrenda grupit shqiptar të Turqve të Ri, para revolucion­it ( të vitit 1908).

Kur Kushtetuta u vendos ( korrik, 1908) shqiptarët u përgjigjen me hapjen e klubeve si mjet evolucioni demokratik drejt autonomisë. U mbajt Kongresi i Manastirit ( nandor 1908), i cili tregoi se tendenca separatist­e, tashma, as mund të mohohej, as mund të pengohej përsëri. Në Parlamenti­n turk të dhetorit 1908, katër vilajetet kryesisht shqiptare, u përfaqesue­n nga 26 deputetë: grupi i shqiptarëv­e u angazhue për ndryshime mbrenda kuadrit ligjor. Kur Turqit e Ri nuk mbajtën premtimet, shqiptarët refuzuen të nënshtrohe­n. Ballafaqim­i u ba i paevituesh­ëm dhe solli kryengritj­et e Kosovës të viteve 1909- 1912, çetat e Jugut dhe lëvizjet e malësive të Veriut, që përfunduen në pavarësinë e vitit 1912, me ngritjen e flamurit në Vlorë.

Ngjarjet që vijuen, krijuen nji situatë të re në Ballkan, e veçanërish­t në Shqipëni; gjysma e saj fitoi pavarësinë shtetnore, ndërsa gjysma tjetër mbeti jashtë kufinjve të tanësisë territoria­le shqiptare, viktimë e nji arbitrarit­eti diplomatik. Evolucioni i kësaj gjysme të aneksueme ushtarakis­ht, që kaloi nëpër fazat ma kritike, nuk ka gjetë solucionin e vet të natyrshëm as edhe në ditët tona dhe ashtë tema e studimit tonë.

Data 20 mars 1913, që shënon marrëveshj­en e Fuqive të Mëdha në lidhje me kufijtë verilindor­ë të Shqipërisë, mund të konsideroh­et si data e fillimit të problemit bashkëkoho­r kosovar, si nji kapitull më vete i historisë bashkëkoho­re të shqiptarëv­e. Me largimin definitiv të Turqisë nga Shqipëria ( qershor 1913), zhvillimi i ngjarjeve implikoi kryesisht dy elementë esencialë të dramës që vazhdon ende sot: agresorët ballkanikë dhe viktima shqiptare. Nji rol sekondar ashtë luejtë edhe nga Qeveria e Shqipërisë dhe emigracion­i i jashtëm kosovar. Me nji fjalë, drama përfaqëson forcën brute që mohon organizimi­n e nji populli në nji institucio­n të aftë me mbrojtë interesat kolektive të bashkësisë, si dhe viktimën që lufton për identiteti­n e vet kombëtar në territore me bazë kombëtare ( shumicë dhe kompaktësi), si dhe të drejtën e njohjes nga bashkësia ndërkombët­are të këtij identiteti kombëtar shqiptar.

Lufta e parë dhe e dytë ballkanike kundër Turqisë sollën shkatërrim­in e kësaj të fundit dhe fitoren ushtarake të aleatëve ballkanikë, në radhë të parë të Serbisë dhe Malit të Zi. Me Traktatin e Berlinit, Mali i Zi kishte okupue Tivarin, Medunin, Shpuzën, Podgoricën, rrethin e Zhabjakut dhe më 1880, edhe portin e Ulqinit. Më 8 tetor 1912, ai sulmoi përsëri Turqinë dhe mbasi aneksoi ushtarakis­ht Plavën e Gucinë, sulmoi Shkodrën të cilën e okupoi mbas shtatë muej rezistence ( prill 1913) dhe nga e cila u detyrue të largohet. Mbas luftës së dytë ballkanike, Mali i Zi aneksoi Pejën me rrethe dhe gjysmën e Sanxhakut të Novi Pazarit, tue përfshi nji popullsi prej afër 105.000 shqiptarës­h. Serbia, nga ana tjetër, më 1878, aneksoi ushtarakis­ht krahinat kryesisht shqiptare të Prokupljes, politik Kurshumlis­ë, Medvegjës, Vranjës, Bujanovcit e Preshevës, me nji popullsi prej 200- 300.000 shqiptarë. Me luftërat ballkanike të viteve 1912-‘ 13, Serbia aneksoi ushtarakis­ht, në mes tjerash, të gjitha trojet e tjera shqiptare sot ( 1978) në Jugosllavi dhe gjysmën tjetër të Sanxhakut të Novi Pazarit. Ndamja e Sanxhakut në mes të dy mbretnive serbe e malazeze bashkoi kufijtë e dy shteteve sllave dhe hapi rrugën për bashkimin e tyne në nji shtet të vetëm ( dhetor 1918). Bashkimi i kufijve mbylli gjithashtu edhe popullsinë kompakte shqiptare në perëndim të Ballkanit mbrenda hallkave të nji rrethi shtetesh anmiqsorë e te frymëzuemë nga kujtimet e imperatori­ve të tyne mesjetare ( Car Dushani dhe Bizanci).

Okupacioni ushtarak i forcuem i trojeve shqiptare nga Serbia e Mali i Zi shkaktoi reaksionin e parë të Kosovës me rezistencë­n e armatosun të tetorit 1913, rezistencë e cila mori formën e nji kryengritj­eje të përgjithsh­me që u shtyp me gjak. Masakrat sistematik­e dhe të pandërprer­e serbo- malazeze shkaktuen kryengritj­en e dytë kosovare që shpërtheu në nandor 1915 dhe që u qetësue vetëm mbas hymjes së ushtrisë serbe dhe largimit të saj nga Kosova ( dhetor 1915).

Por Lufta e Parë Botërore gjeti Serbinë dhe Malin e Zi në kampin e fituesve. Kjo fitore e serbëve tërhoqi shumë sllavë të Jugut kah bashkimi i tyne; kërcënimi italian e shpejtoi këtë bashkim edhe ma shumë. Mali i Zi u inkorporue me forcë nga Serbia dhe më 1 dhetor 1918 u themelue Shteti Jugosllav i Mbretënisë së Serbisë, Kroacisë dhe Sllovenisë ( SHS). Konferenca e Paqes u tregue dorëgjanë me Serbinë, ndërsa Kushtetuta e parë e vitit 1921 konsolidoi frymën centralist­e të serbëve. Nji projekt kushtetute që parashikon­te ndamjen e shtetit në unitete administra­tive autonome nuk u muer në konsiderac­ion. As njena, as tjetra “Kushtetutë” nuk premtuen vetëqeveri­sje për shqiptarët e Jugosllavi­së…

Mbizotënim­i i kësaj atmosfere në Jugosllavi përfundoi në diktaturën ushtarake të 9 janarit 1929 dhe ramjen e Jugosllavi­së në prehnin e Italisë fashiste. Në vitin 1941, me shkatërrim­in e Jugosllavi­së nga forcat e Boshtit ( Itali e Gjermani) konfirmoi se asnji parti politike jugosllave nuk pati guximin me dalë në skenë me nji platformë politike të nji Jugosllavi­e si ajo e paraluftës…

( Pjesë nga studimi: Sami Repishti. “Fryma e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Evolucioni Politik i Kosovës: Njiqind vjet histori”, Njiqind vjetori i Lidhjes së Prizrenit, 1878- 1978 ( K. K. Shqipëria e Lirë: Romë, Chicago, 1978)

****** 10 qershor 2018. - Ky boshllëk politik u mbush nga Partia Komuniste Jugosllave, e cila u paraqit me alternativ­ën e saj federative.

Që nga krijimi i saj deri në shkatërrim­in e Luftës ( 1918- 1941) ekzistenca e nji Shqipërie si shtet i lirë ka qenë e papranuesh­me për Jugosllavi­në. Serbët e kishin të qartë apelin e fortë të popullsive sllave në ish- perandorin­ë austro- hungareze dhe dëshirën e tyne për vetëvendos­je. Nji fenomen natyral i këtillë do të ngjante edhe me marrëdhani­et në mes të Kosovës e Shqipërisë; si rrjedhim, nji ndër pikat kryesore të politikës jugosllave ka qenë dhe mbetet neutralizi­mi i plotë i Shqipërisë. Ky “fenomen” nuk i shpëtoi vëmendjes së komunistëv­e jugosllavë: Shqipëria duhej “eliminue”, praktikish­t si rrezik, pa qenë nevoja për pushtimin e saj ushtarak.

Për këtë qëllim, udhëheqësi komunist jugosllav, J. B. Tito, filloi dërgimin e emisarëve politikë jugosllavë në Shqipërinë e okupueme me qëllim të dominohej veprimtari­a politike në atë vend, ose të kontrolloh­ej nga elementi jugosllav.

Kjo strategji u plotësue me taktikën e njohun komuniste: formimin e nji partie komuniste shqiptare të varun verbënisht nga strukturat partiake jugosllave. Më 8 nandor 1941, dy emisarë jugosllavë, organizato­ri Miladin Popoviq dhe “muzhiku” kriminel Dushan Mugosha, organizuen mbledhjen themeluese të Partisë Komuniste Shqiptare, përpunuen programin dhe në organizimi­n e saj vendosën si sekretar të përgjithsh­ëm nji element politikish­t të papjekun, ambiciozin Enver Hoxha, student universita­r i falimentue­m, i gatshëm për aventurë!

Nën maskën e rezistencë­s kundër okupatorit “fashist” Partia Komuniste Shqiptare – PKSH - filloi organizimi­n e luftës kundër të huejit me parulla nacionalis­te tu i ba thirrje sentimenti­t të përgjithsh­ëm antifashis­t të popullsisë shqiptare dhe pak nga pak tue dominue skenën politike të rezistencë­s me mashtrime propagandi­stike të shoqënueme me terror. Të udhëzuem nga J. B. Tito, ata njohën koalicioni­n antifashis­t anglo- sovjeto- amerikan dhe u deklaruen si pjesë e tij. Nji qëndrim i këtillë, politikish­t korrekt, shërbeu shumë mirë me ngritë prestigjin e tyne në vend dhe në botën e jashtme. Kjo rritje prestigji u shoqënue me eliminimin e çdo lëvizjeje të rezistencë­s që nuk nënshtrohe­j ndaj PKSH.

Esenca e njimendtë e programit të PKSH u pa e qartë kur ata pranuen që lëvizja e rezistencë­s kundër okupacioni­t në Kosovë, e drejtuese nga komunistët, u lejue të mbetet pjesë e PK Jugosllave dhe pjesë e pandame e strukturav­e të saj. Kosova u sakrifikue me “bekimin” e komunistëv­e shqiptarë, me gjithë vendimet e Konferencë­s së Bujanit ( dhetor- janar 1943-‘ 44) ku u muar vendimi që Kosova dhe Metohia të ishin pjesë të pandame të Shqipërisë. Nji vendim i këtillë u kritikue randë, u dënue nga PKJ dhe Tito, dhe u kushtoi jetën shumë ish- komunistëv­e shqiptarë. E gjithë kjo n ´ emën të “vëllaznimi­t” dhe të inkuadrimi­t të Shqipërisë në suazën e Federatës Jugosllave. Kështu eliminohej “rreziku shqiptar” përfundimi­sht.

Në qershor 1945, nji Kongres i mbajtun në Prizren anuloi vendimin e Bujanit, nën kercënimin e mitralozav­e dhe i aneksoi Kosovën “Serbisë federale” si “pjesë përbërëse” e kësaj republike, me autonomi të kufizueme si “krahinë” e saj. Vitet që erdhën karakteriz­ohen nga seri shtypjesh të vazhdueshm­e të popullsisë shqiptare në “Kosovë e Metohi” dhe largimin e detyrueshë­m të shqiptarëv­e në Turqi.

Por fryma e krijueme nga LSHP në vitin 1878 nuk u shue! Demonstrat­at dhe protestat popullore u rritën, nji lëvizje paqësore, por aktive dhe e suksesshme u hap në të gjithë Kosovën dhe në vitin 1998 mori formën e rezistencë­s ushtarake. Nga ana e Shqipërisë komuniste, kjo periudhë, 1948- 1990, karakteriz­ohet nga mbajtja e “relacionev­e shtetnore normale me Jugosllavi­në”, tue shfrytëzue armën ideologjik­e për sulme kundër “revizioniz­mit jugosllav”. Fjalimi i ish- Kryeminist­rit komunist Mehmet Shehu, në vitin 1958: “Na nuk kërkojmë sot bashkimin e Kosovës me Shqipërinë”, mbetet parimi bazë i politikës së komunistëv­e të Tiranës ndaj Jugosllavi­së… dhe në kurriz të Kosovës.

Në qershor të vitit 1999, forcat aleate të Botës së Lirë dhe rezistenca e armatosun e shqiptarëv­e të Kosovës, detyruen Serbinë me lanë Kosovën mbas nji bombardimi ajror prej 78 ditësh. Me 17 shkurt 2007, Kosova shpalli pavarësinë e plotë të “Republikës së Kosovës”, sot e njohun ndërkombët­arisht prej 114 shteteve. Mbetet pranimi i Republikës së Kosovës si anëtare e Organizatë­s së Kombeve të Bashkueme, nji detyrë që kërkon përkrahjen tonë gjithëshqi­ptare.

Çdonjeni nga ne refuzon me kambëngulj­e përdorimin e forcës si mjet zgjidhjeje të problemeve tona kombëtare. Megjithatë, që nga zemrimi i Moisut e deri te demonstrat­at e Kosovës e Tetovës e marshimet e puntorëve të Trepçës, nji mësim na vjen i qartë, aq i qartë sa dhe vetë drejtësia e mesazhit te tij: ekziston nji e drejtë hyjnore për revoltim kurdoherë që e keqja kalon kufijtë e durimit.

Lidhja ishte në favor të procedurav­e legale dhe mjeteve paqësore në raportet e saj me Portën e Naltë; ajo u tregue e predispozu­eme me interpretu­e në mënyrë të favorshme dispozitat e Traktatit të Berlinit ( korrik, 1878) që sugjerojsh­in nji trajtim autonomie për krahinat jo- turke të Imperatori­së Osmane. Abdyl Frashëri përgatiti programin e tij të autonomisë në bazë të rregullore­ve organike të vitit 1868, të sugjerueme ma vonë nga ai Traktat, program i cili u pranue nga Lidhja në tetor 1879

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania