Panorama (Albania)

U nis nga Vlora, kapet në Itali gomonia me 2.5 tonë kanabis

Në ndjekje të mjetit lundrues, Policia shqiptare dhe e Malit të Zi

-

Policia italiane ka arritur të sekuestroj­ë një sasi rekord prej 2.5 tonë lëndësh narkotike e llojit kanabis sativa nga një gomone që kishte si destinacio­n brigjet italiane.

Operacioni ka nisur në ujërat e Brindisit, por më pas, në ndjekje të gomones janë vënë Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi. Mediat italiane raportojnë se dyshohet se gomonia mund të jetë nisur nga brigjet e Vlorës. Madje, thuhet se nisja e saj është kthyer nga zona të thella të territorit të Vlorës që, në fakt, është nën kontrollin e mafies lokale dhe jo të Policisë. Por pavarësish­t sekuestrim­it të lëndës narkotike, trafikantë­t bashkë me gomonen kanë arritur që t’i shpëtojnë kapjes nga Policia. Lëvizjet e para të gomones janë pikasur rreth orës 16: 25 të së shtunës, ku një avion i Guardia di Finanza të Pulias, gjatë kontrollit në hapësirën detare, pikasi një mjet lundrues që lëvizte me shpejtësi në ujërat italiane, në largësi rreth 40 milje nga bregu. Menjëherë në ndjekje janë vënë dy mjete lundruese të Guardia di Finanza, duke u përpjekur të kapin mjetin lundrues të llojit gomone, i cili ishte i ngarkuar dhe lëvizte me shpejtësi. Ndërkohë, partnerët italianë kanë njoftuar Policinë Kufitare në Shqipëri. Disa mjete të Policisë Kufitare dhe të Guardia di Finanza në Durrës dhe Vlorë janë vënë në gatishmëri, në pritje të hyrjes së gomones në ujërat territoria­le shqiptare. Por gomonia e ngarkuar, në ndjekje nga Guardia di Finanza e Pulias ka shtuar shpejtësin­ë, duke hedhur në det ngarkesën. Më pas, ajo i është drejtuar territorit të Malit të Zi, duke u futur në këto ujëra. Policia malazeze ka mundur që t’i afrohet gomones, por pas një ndjekjeje për rreth 1 orë, ka humbur gjurmët e saj. Ndërkohë që Guardia di Finanza ka rikuperuar drogën e hedhur në det në ujërat ndërkombët­are në afërsi të ujërave territoria­le të Malit të Zi, ku rezultoi një sasi prej 2 tonë e 475 kilogramë marijuanë. Autoritete­t policore në tre shtetet po vijojnë hetimet dhe shkëmbimin e informacio­nit për zbulimin dhe ndalimin e trafikantë­ve, por ende nuk ka të dhëna për origjinën e lëndës narkotike dhe shtetin nga ku mund të jetë nisur gomonia. Ndërkohë, autoritete­t italiane ia kanë kaluar çështjen antimafies së Leçes, e cila gjithashtu ka në dorë dhe shumë çështje të tjera që lidhem me trafikun e drogës mes Shqipërisë dhe Italisë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania