Panorama (Albania)

Qeveria nxjerr ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar, artistët: Do kaloni mbi trupat tanë

ZBULOHET PROJEKTLIG­JI, VELIAJ DO NEGOCIOJE ME KOMPANINE “FUSHA SHPK” PER TOKEN E TEATRIT. NDRENIKA: RAMA SI ERDOGANI

- ALMA MILE

ROBERT NDRENIKA, ARBEN DERHEMI DHE MIRUSH KABASHI, DJE GJATE PROTESTES KUNDER SHEMBJES SE TEATRIT KOMBETAR

"Lufta e ftohtë mbaroi. Tani fillon lufta e vërtetë!". Nëse Ministria e Kulturës, qeveria e me shumë gjasë dhe Parlamenti shqiptar e kanë vulosur një herë e përgjithmo­në shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, artistët nuk kanë hequr dorë nga teatri i tyre, madje, duket se fillon rezistenca e vërtetë.

Gjatë një takimi të improvizua­r dje në mbrëmje u bë thirrje për mbrojtjen e teatrit deri në grevë urie. Aktori Robert Ndrenika e krahasoi Kryeminist­rin Rama me Erdoganin, ndërsa aktori Arben Derhemi tha se teatri do të mbrohet me gjak. Aktori Neritan Liçaj tha me bindje se nuk do të lejohej asnjë pëllëmbë e truallit të teatrit, ndërsa u bëri thirrje deputetëve të votojnë me zemër dhe jo si numër apo teserë partie. Regjisori Robert Budina akuzoi Presidenti­n e Republikës, kryetarin e Kuvendit, por edhe kryetarin e opozitës, se premtimet e tyre dhe mbështetja që u kanë dhënë, ishin gënjeshtra.

NDRENIKA: RAMA NA KA PËRBUZUR

Aktori Robert Ndrenika e ka krahasuar Kryeminist­rin Rama me Erdoganin. "Kjo që ka ndodhur ishte e papritur për komuniteti­n teatror. Ishte e papritur për mua. S'marr vesh çfarë po ndodh. Kemi qenë te Presidenti i Repub- likës, Kryetari i Kuvendit që na ka dhënë plotësisht të drejtë, opozita është me ne dhe jam shumë i bindur që ka shumë nga Partia Socialiste që janë me ne, por nuk flasin. Nuk flasin se kanë hallet e tyre. Këtu u bë puna si te ' Tre Musketierë­t', ku Kardinali Reshelje më vete dhe të mbretit më vete. Nuk ka lezet kështu, në vitin 2018. Unë them që edhe Prokuroria ta shohë këtë punë, ta hetojë. Përse duhet ta marrë "Fusha shpk", se ka dhe "Kodra shpk"..., ç'janë këto preferenca? Të vjen keq që nuk e kanë përfillur fare komuniteti­n teatror, përveç Presidenti­t të Republikës dhe Kryetarit të Kuvendit, kurse Kryeminist­ria na ka përbuzur. Duhet të hyjmë në bisedime, nuk vazhdohet me gjëra arbitrare. Vetëm Erdogani i bën këto punë".

DERHEMI: DO SHKOJMË NË GREVË URIE

Aktori Arben Derhemi u ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës të mbrojnë teatrin, deri në grevë urie. "Nuk ka më vend për të qenë njerëzorë. Nuk ka më vend që të jemi ne që takojmë opozitën apo Presidenti­n e Republikës. Ne duhet të marrim në dorë fatet e këtij teatri. Ky teatër nuk do të shembet. Një diktator, një uzurpator ' allalla o rezil, o katil allalla/ shtroni udhën me hithr'e me shtog turfanda'. O kryeminist­ër, që të gënjen mendja se je dikush dhe që mendon se mund të bësh ç'të duash me Teatrin Kombëtar. Të gjithë bashkë do shkojmë deri në grevë urie. Vetëm kur të kalojnë mbi trupat tanë do të shembet Teatri Kombëtar. Nuk e kuptoj ku janë aktorët e tjerë të teatrit. Çfarë prisni që t'ju bëjë më shumë drejtori juaj, çfarë prisni t'ju bëjë më shumë Kryeminist­ri juaj? Deri ku do shkojmë? Do na përdhunojn­ë ndonjë ditë. Nuk ka më vend për tolerancë. E vetmja rrugë është lufta. Merrni hunjtë dhe ky teatër do mbrohet me gjak, do apo s'do Kryeminist­ri shqiptar. Do të mbrojmë të gjithë bashkë historinë e këtij vendi, atë që kemi dashur dhe do të duam gjithnjë, që të mos thonë maqedonasi­t që na thonë shpellarë. Populli i Tiranës të mbështesë Teatrin Kombëtar deri në akte sublime, deri në grevë urie".

 ??  ??
 ??  ?? Dje gjatë protestës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar
Dje gjatë protestës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania