Panorama (Albania)

Vrasja e paralajmër­uar, pse 18- vjeçarja s’e mori urdhrin e mbrojtjes

Nga janari në të gjithë vendin janë lëshuar 1275 urdhra mbrojtjeje

- ETLEVA DELIA

Një nënë u vra nga djali, një grua nga bashkëshor­ti dhe një vajzë nga ish- i dashuri. Ky ishte bilanci i javës që lamë pas, ku vendi u trondit nga krime të rënda, nga jugu në veri e deri në zemër të kryeqyteti­t.

Vrasje për shkak të konfliktev­e, krime në familje e krime pasioni, shkaktuan 6 viktima në vetëm 7 ditë. Java filloi me vrasje në Vlorë, duke u pasuar të enjten me një krim të dyfishtë në familje në Peshkopi, ku djali i sapokthyer nga Anglia ekzekutoi me automatik dy prindërit. Më tej e premtja “e zezë”, që nisi në mëngjes me vrasje të dyfishtë në Tiranë e u mbyll në mbrëmje me vrasjen e një nëne nga bashkëshor­ti në Durrës. Ndonëse vit pas viti Policia raporton për një ulje të numrit të vrasjeve, duket se ky vit po i del kundra statistika­ve të Policisë. Në një kohë që vitin e kaluar në të gjithë vendin u vranë 8 gra e vajza, në 6 muajt e parë të këtij viti janë vrarë 6 femra. Shumica e vrasjeve në familje, kryesisht kur viktimat janë femra, krimet janë të paralajmër­uara. Ndonëse rezulton një ndërgjegjë­sim i grave e vajzave për të raportuar dhunën në Polici, madje në shumicën e rasteve duke marrë edhe urdhra mbrojtjeje në Gjykata, sërish nuk ka rezultuar të ketë pasur efektin që pritej. Të paktën në krimet e rënda që kanë ndodhur, qoftë në familje, qoftë edhe ato të ashtuquajt­ura “krime pasioni”, na ka rezultuar se pjesa më e madhe ishin pasoja të konfliktev­e e dhunës së mëparshme.

VRASJA E FEMRAVE

Kur ka kaluar vetëm gjysma e vitit, në të gjithë vendin janë vrarë 6 gra e vajza. Krimet e fundit ishin ato të Tiranës dhe Durrësit. Ardjana Shaholli u godit për vdekje nga bashkëshor­ti pas një sherri banal në Durrës. Ndërsa Xhuljeta Çuni, 19 vjeç, u vra me dy plumba ditën që po shkonte të jepte provimin e Letërsisë. Policia tha se maturantja u ekzekutua se refuzoi autorin e krimit, i cili pasi e vrau, i dha fund edhe jetës së tij. Një krim i ngjashëm me atë të ditës së premte në zonën e “Don Boskos”, ndodhi në fillim të vitit po në Tiranë. Studentja e Drejtësisë, Ariela Murati, u ekzekutua në mes të ditës sepse i refuzoi dashurinë autorit, i cili më pas qëlloi edhe veten, duke vdekur disa ditë më vonë në spital.

URDHRAT E MBROJTJES

Vrasja e Xhuljeta Çunit mund të parandaloh­ej për sa kohë Prokuroria kishte nisur hetimet për Xhafer Matën me akuzën e përndjekje­s, kallëzim i dorëzuar prej saj më 7 maj të këtij viti. Por 19- vjeçarja nuk mund të përfitonte urdhër mbrojtjeje sipas ligjit sepse ajo nuk ishte pjesë e familjes së tij dhe as bashkëjetu­ese. Sipas statistika­ve të Policisë dhe të Gjykatave, re- zulton se nga 1 janari 2018 deri më 31 maj 2018 kanë përfituar urdhër mbrojtjeje 1275 gra e vajza. Ndërkohë që rezulton se janë nën hetim mbi 490 meshkuj dhe janë arrestuar 270 prej tyre.

 ??  ?? Xhuljeta Çuni
Xhuljeta Çuni
 ??  ?? MATURANTJA QE U VRA TE PREMTEN, XHULJETA ÇUNI
MATURANTJA QE U VRA TE PREMTEN, XHULJETA ÇUNI
 ??  ?? Xhuljeta Çuni
Xhuljeta Çuni
 ??  ?? Xhafer Mata
Xhafer Mata

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania