Panorama (Albania)

Meta: Lidhja e Prizrenit përfaqëson aspiratat tona për prosperite­t

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë në ceremoninë përkujtimo­re të 140- vjetorit të Lidhjes historike të Prizrenit. Në ceremoninë ku merrnin pjesë edhe Kryeminist­ri kosovar, Ramush Haradinaj, dhe personalit­ete të larta të qeverisë së Kosovës, kreu i shtetit shqiptar deklaroi se Lidhja e Prizrenit qëndron në themel të aspiratave të shqiptarëv­e. “Në historinë e popullit shqiptar sa më shumë kohë do të kalonte, aq më shumë do të lartësohej Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe do të kuptohej mesazhi i saj frymëzues përgjithmo­në. Shpallja e pavarësisë së shtetit shqiptar në Vlorë në vitin 1912, shpallja e pavarësisë së shtetit të Kosovës, zgjerimi i lirive dhe të drejtave të shqiptarëv­e në hapësirat e tyre në Ballkan, nuk ndahen asnjë çast nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, nga programi, vizionet dhe aspiratat e saj për të lartësuar identiteti­n kombëtar dhe europian të shqiptarëv­e. Lidhja Shqiptare e Prizrenit qëndron edhe sot e gjithë ditën në përpjekjet e mëdha të mbarë shqiptarëv­e për të zgjeruar hapësirat e tyre të lirisë, demokracis­ë dhe integrimit europian dhe euroatlant­ik. Si e tillë, ajo nuk është një relike historike, por është edhe sot një vepër e gjallë frymëzuese për të gjithë ne dhe për të gjitha kohërat. Veçanërish­t Lidhja Shqiptare e Prizrenit, udhëheqësi­t e saj vizionarë dhe legjendarë, pasuesit e tyre janë një frymëzim për rininë shqiptare, që të rritet me frymë atdhetare, me shpirtin e lirisë, me formim qytetar e demokratik, me kulturë bashkëkoho­re dhe europiane. Vetëm me një rini të tillë ëndrra e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit jo vetëm do të mbahet gjallë, por aspiratat e saj legjitime do vijojnë të jenë frymëzim mbarëshqip­tar në kohët që do vijnë”, tha Presidenti. Kreu i shtetit mori pjesë dhe përuroi edhe gurthemeli­n e kompozicio­nit të shtatoreve të udhëheqësv­e të Lidhjes së Prizrenit: Ymer Prizeni dhe Abdyl Frashëri. Një mesazh në 140- vjetorin e themelimit të Lidhjes shqiptare të Prizrenit dha edhe kreu i qeverisë Edi Rama. Kryeminist­ri, përmes një postimi në “Facebook” u shpreh se mesazhi që dha ajo ngjarje historike kumbon i thjeshtë, por domethënës, dje, sot e përgjithmo­në. “Sot përkujtojm­ë 140- vjetorin e themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, mesazhi i së cilës kumbon i thjeshtë, por domethënës, dje, sot e përgjithmo­në: asnjëherë virtyti dhe aq më pak fati e kanë braktisur një Shqipëri të përbashkua­r. Kjo ditë na kujton gjithashtu se po i afrohemi fundit të gjysmës së parë të Vitit të Skënderbeu­t, arritjet pa zhurmë dhe eventet unike të të cilit po zhvillohen anembanë kombit shqiptar në trojet e tij stërgjysho­re dhe në diasporë”, shkruan Rama.

 ??  ?? Meta dje në Prizren
Meta dje në Prizren
 ??  ?? Meta, dje në 140- vjetorin e Lidhjes së Prizrenit
Meta, dje në 140- vjetorin e Lidhjes së Prizrenit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania