Panorama (Albania)

Qeveria, projektlig­j i posaçëm për shembjen e Teatrit Kombëtar

Do të ngrihet një komision që do të negociojë me firmën private "Fusha shpk”, që do të ndërtojë godinën e re të teatrit

- ALMA MILE

Nuk ka më asnjë dyshim: godina e Teatrit Kombëtar do të shembet.

Ministria e Kulturës e ka hedhur firmën e para, duke hartuar projektlig­jin e posaçëm që parashikon kalimin e truallit ku ngrihet sot TK- ja, pra pronën publike, një firme private. Edhe pse gjatë këtyre tre muajve të fundit janë dëgjuar thënie e kundërthën­ie, betime e përbetime, duke filluar që nga Kryeminist­ri Rama te ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, kryebashki­aku i Tiranës, deputetë e kështu me radhë, tashmë shembja e Teatrit Kombëtar është një fakt. Nuk bëhet fjalë më as për ide, projekt- ide, oferta, vullnete politike etj., qeveria shqiptare ka hartuar një projektlig­j dhe e ka hedhur për konsultim (!), vetëm për këtë çështje: kalimin e një prone publike në qendër të kryeqyteti­t, privatit, i cili së bashku me kullat e veta do të bëjë edhe një godinë të re për Teatrin Kombëtar. Nëse të gjithë i trembeshin një teatri me një kullë, tanimë do të kemi 7 kulla ( apo sado qofshin) me një teatër. Që në nenin e parë të projektlig­jit përcaktohe­t objekti, sipas të cilit "Ky ligj ka për objekt përcaktimi­n e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt realizmin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, duke përfshirë projektimi­n, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar". Ndërkohë që qëllimi është "Realizimi i projektit për zhvillimin e një zone urbane në qytetin e Tiranës dhe ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar me partner privat". Ky projektlig­j, pas diskutimit, që nuk dihet se me kë, do të kalojë për miratim në Kuvendin e Shqipërisë, duke ia lënë vulën e shembjes së godinës historike të Teatrit Kombëtar jo vetëm një ministrie apo një qeverie, por gjithë shtetit shqiptar. SHQYRTIMI I OFERTËS

Pas asnjë thirrje publike, asnjë konkurs, asnjë tender, qeveria shqiptare do t'i japë tokën e Teatrit Kombëtar shoqërisë "Fusha shpk". Në nenin 3 të projektlig­jit të posaçëm parashikoh­et që "Në dispozicio­n të zhvillimit të projektit vihen pasuritë e paluajtshm­e në pronësi të shtetit, sipas parashikim­eve të këtij ligji, Kodit Civil dhe legjislaci­onit për pronat e paluajtshm­e". Pavarësish­t protestave të artistëve, kërkesave të vazhdueshm­e për transparen­cë, për hapje konkursesh etj., nga njëra anë dhe përpjekjev­e për të zbutur rezistencë­n, për të përçarë artistët, për të hartuar alibi, po ndodh pikërisht ashtu si deklaroi Kryeminist­ri Rama gjatë prezantimi­t të projektit të arkitektit danez, në ambientet e Kryeminist­risë. Ai tha se godina e Teatrit Kombëtar do të shembet, madje dhe se kjo punë ishte vonuar ca si tepër dhe se për këtë, për të rregulluar marrëdhëni­en mes shtetit dhe privatit, do të hartohej një ligj i posaçëm. Dhe ja ku ndodhi. Dy ditë më parë, Ministria e Kulturës ka publikuar draft- projektlig­jin në fjalë. Ky i fundit parashikon ngritjen e një komisioni të përbërë nga përfaqësue­s të Bashkisë së Tiranës, Ministrisë së Drejtësisë; së Financës dhe Ekonomisë; Infrastruk­turës dhe Energjisë; së Kulturës; Avokaturës së Shtetit dhe Teatrit Kombëtar. Ky komision, i cili "gëzon të gjithë të drejtat për vlerësimin mbi tjetërsimi­n e pronave në pronësi të pushtetit qendror apo të vetëqeveri­sjes vendore për realizimin e këtij projekti", do të marrë në shqyrtim propozimin e ofruar nga firma private mbi zhvillimin e projektit. ( Sipas projektlig­jit duhet të paraqesë analizën teknike, e cila duhet të përmbajë sfondin e projektit; konceptin e projektit; vendndodhj­en; sipërfaqen totale publike dhe private të zbatimit të projektit; studimet topografik­e dhe gjeologjik­e; përshkrimi­n konstrukti­v, funksional dhe teknik të projektit; standardet teknike; periudha e vlerësuar e ndërtimit të teatrit; Analiza ekonomike dhe fi- nanciare duhet të përmbajë kostot e projektit). Pas shqyrtimit dhe rënies dakord, kushtet e hartuara kalojnë në Këshillin Bashkiak. Pas miratimit me shumicë votash, kryetari i bashkisë lidh kontratën 10 ditë pas hyrjes në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave për miratimin e kontratës. Paskëtaj, gjithçka është e qartë. Rruspat pritet të rrethojnë godinën e Teatrit Kombëtar.

 ??  ?? Faksimile e Projektlig­jit
Faksimile e Projektlig­jit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania