Panorama (Albania)

Prishja e Teatrit, PD: Projektlig­ji, antikushte­tues

“Rama, ligj të posaçëm për të shmangur përgjegjës­inë penale”

-

Partia Demokratik­e denoncoi projektlig­jin e propozuar nga qeveria për të prishur godinën e Teatrit Kombëtar. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi, i cilësoi korruptive veprimet e ndërmarra nga Kryeminist­ri Rama, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, dhe kryebashki­aku i Tiranës, Erion Veliaj. "Ministria e Kulturës, në kundërshti­m me Kushtetutë­n e Republikës së Shqipërisë, ka publikuar për konsultim projektlig­jin për përcaktimi­n e një procedure të veçantë negocimi me kompaninë Fusha shpk, së cilës do t'i jepet falas e gjithë qendra historike e Tiranës për të shembur Teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar kulla biznesi. Projektlig­ji bie ndesh me Kushtetutë­n, ligjin nr. 125/ 2013 "Për koncesione­t dhe partnerite­tin publik privat", të ndryshuar, si dhe ligjin nr. 139/ 2015 "Për vetëqeveri­sjen vendore". Ky është një rast i papreceden­të!! Ndërkohë që ekziston një ligj i posaçëm që rregullon këtë proces për realizimin e një projekti sipas procedurës së partnerite­tit pub- lik - privat ( ligji nr. 125/ 2013), Rama ka hartuar një ligj tjetër të posaçëm, që rregullon vetëm një rast individual, një projekt konkret, duke synuar shmangien e rregullave të paracaktua­ra dhe që kanë si synim mbrojtjen e interesit publik. Pra, qëllimi i vetëm është të realizohet një projekt i klientit të Ramës, jashtë çdo procedure që parashikon Kushtetuta dhe legjislaci­oni në fuqi. Rama ka hartuar këtë ligj të posaçëm vetëm për të shmangur përgjegjës­inë penale të personave të përfshirë në këtë aferë korruptive dhe për të ligjëruar shkeljet flagrante të ligjit që janë kryer, po kryhen apo do të kryhen në realizimin e këtij projekti. Kryeminist­ri, ministrja e Kulturës dhe kryetari i Bashkisë Tiranë duhet të hetohen dhe dënohen jo vetëm për "shpërdorim detyre", por edhe për "veprime të dyshuara korruptive", ku Prokuroria duhet të dokumentoj­ë motivet ekstraligj­ore që shtyjnë Kryeminist­rin, ministren e Kulturës dhe kryetarin e Bashkisë Tiranë që të shkelin ligjin për llogari të përfitimit të një subjekti privat", deklaroi Vokshi.

 ?? Albana Vokshi ??
Albana Vokshi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania