Panorama (Albania)

Vrasja e paralajmër­uar, maturantja s’e përfitonte urdhrin e mbrojtjes

Autori Xhafer Mata u procedua në gjendje të lirë për përndjekje, viktima e shtyrë nga familja dhe mentalitet­i e tër hoqi denoncimin

- ETLEVA DELIA

Vrasja e maturantes Xhuljeta Çuni mëngjesin e së premtes në Tiranë, ishte krimi i radhës i paralajmër­uar nga vetë ajo një muaj më parë.

Megjithatë, edhe pse i ishte drejtuar Policisë duke denoncuar përndjekje­n dhe dhunën psikologji­ke që ushtronte ish- i dashuri Xhafer Mata, për 19- vjeçaren nuk mund të lëshohej urdhër mbrojtjeje. Duke qenë se ajo nuk ishte në një marrëdhëni­e familjare apo bashkëjetu­ese e autorit, ligji nuk parashikon lëshimin e menjëhersh­ëm të urdhrit të mbrojtjes. Por megjithatë, parashikon që në rastet kur përndjekja është e përsëritur dhe i shkakton ankth e frikë të dëmtuarës, autori duhet të arrestohet. Por në rastin e 19- vjeçares Xhuljeta Çuni nuk kishte ndodhur kështu. Policia një muaj më parë ka proceduar në gjendje të lirë autorin Xhafer Mata, duke referuar materialet në Prokurori. Por siç ndodh rëndom, çështja ishte mbyllur aty, pa asnjë veprim të mëtejshëm. Ndërsa viktima, disa ditë më vonë, e shtyrë nga familja dhe mentalitet­i, kishte tërhequr denoncimin. Burime nga Policia thanë se në kushtet kur autori i vrasjes ka kryer edhe vetëvrasje, dosja shkon drejt mbylljes. Megjithatë, për zbardhjen e plotë të rrethanave e motiveve të ngjarjes, priten dëshmitë e familjarëv­e të vajzës dhe djalit, të cilët ende nuk janë pyetur nga Policia. Të shtunën, dy të rinjtë janë përcjellë në banesën e fundit. Njoftimet e vdekjes së tyre ishin vendosur pranë njëri- tjetrit, në të njëjtën shtyllë, në rrugën “Jordan Mis- ja”. Por ceremonia e varrimit për Xhafer Matën është zhvilluar në Kukës, ndërsa për Xhuljeta Çunin, në Tiranë.

NGJARJA Rreth orës 08: 10 të së premtes, në zonën e “Don Boskos”, në rrugën “Eshref Frashëri”, Xhafer Mata, 31 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri, një pistoletë “TT”, ish- të dashurën e tij, Xhuljeta Çuni, 18 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarj­e. Autori më pas ka qëlluar dhe veten me armë zjarri dhe është transportu­ar në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë, ku ka ndërruar jetë rreth një orë më vonë. Nga provat e gjetura, dëshmitë dhe pamjet e disa kamerave në biznese të ndry- shme rreth vendngjarj­es, oficerët e Policisë kanë rindërtuar skenën e krimit. Burimet thanë se viktima Xhuljeta Çuni ishte nisur nga shtëpia e saj që ndodhet pranë shinave të trenit në fund të rrugës “Jordan Misja”, drejt shkollës “Qazim Turdiu”, që ndodhet në “Don Bosko”. Ajo do të jepte provimin e dytë të Maturës, atë të Letërsisë. Në rrugën “Eshref Frashëri”, që ndodhet mes një blloku pallatesh, pak metra larg shkollës ku ajo do të shkonte, është përballur me Xhafer Matën, i cili i ka ardhur nga pas, pasi kishte dalë për ta pritur në rrugë. Kur e ka parë që mbante një pistoletë në dorë, vajza ka tentuar të largohet me vrap duke kaluar rrugën, por autori e ka arritur dhe e ka qëlluar. Për pak sekonda dy të rinjtë kanë debatuar dhe në këtë kohë 31vjeçari ka qëlluar vajzën nga afër. Më pas, kur ajo ishte ende në jetë, është përkulur në gjunjë pranë saj dhe e ka qëlluar edhe një herë nga afër. Plumbi i dytë i ka marrë jetën menjëherë 18- vjeçares.

 ??  ?? Lajmërimet e vdekjes së dy të rinjve
Lajmërimet e vdekjes së dy të rinjve
 ??  ?? Vendi ku u vetëvra autori i krimit
Vendi ku u vetëvra autori i krimit
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania