Panorama (Albania)

Dhuna ndaj bashkëjetu­eses nxjerr mashtrimet e kosovarit

U mori dy personave 1.5 mln lekë, duke u premtuar punë

- ELBASAN/

Një 36- vjeçar nga Kosova dhe banim në Elbasan ka përfunduar në prangat e policisë pas denoncimit të bashkëjetu­eses së tij për dhunë.

I arrestuari është Burim Pushkolli, i cili nga hetimet e mëtejshme rezultoi se gjithashtu u kishte marrë para dy të njohurve të bashkëjetu­eses së tij përmes mashtrimit. 36vjeçari nga Kosova u denoncua nga S. P., 39 vjeçe, banuese në Elbasan, ku deklaroi para Policisë se në mënyrë të vazhdueshm­e ka ushtruar ndaj tij dhunë psikologji­ke dhe fizike. I riu jetonte prej kohësh në Elbasan, ndërsa më parë çifti ka bashkëjetu­ar dhe në Kosovë. Policia, pasi ka arrestuar të riun nga Vushtrria e Kosovës ka konstatuar në bazë të hetimeve se ky shtetas, nëpërmjet shpërdorim­it të besimit, ka mashtruar dy shtetas duke u mar- rë lekë me premtimin se do t’i ndihmonte për t’i punësuar. Nga verifikime­t e kryera, Burim Pushkolli nëpërmjet shpërdorim­it të besimit i ka marrë një sasi prej 100.000 mijë lekësh shtetasit F. M., 47 vjeç, banues në Elbasan, duke i premtuar se do e ndihmonte të regjistron­te djalin në Akademinë e Sigurisë në Tiranë. Gjithashtu, rezulton se shtetasi i mësipërm i ka marrë duke shpërdorua­r besimin një sasi prej 50.000 mijë lekësh edhe shtetasit N. L., 32 vjeç, banues në Elbasan, të cilit i ka premtuar se do e fuste në punë në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë. Të dyja rastet, 36vjeçari i kishte njohur nga bashkëjetu­esja e tij. Kanë qenë këta të fundit që kanë denoncuar mashtrimin e shtetasit kosovar në Polici. Por sikur të mos mjaftonte kaq, nga verifikime­t e bëra me Policinë e Kosovës, ka rezultuar se për këtë shtetas ka urdhër arresti për tri vepra penale për mashtrim. Nga ana Policisë së Elbasanit është komunikuar me Zyrën Interpol Tirana për kryerjen e verifikime­ve të mëtejshme për këtë shtetas, ndërkohë që çështja e tij i ka kaluar Prokuroris­ë së Elbasanit për veprën penale të “Dhunës në Familje” dhe “Mashtrimit”. “Nga Specialist­ët për Hetimin e Krimit është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit: B. P., 36 vjeç, banues në Vushtrri, Kosovë. Arrestimi i tij u krye sepse ndaj tij ka bërë kallëzim penal shtetasja S. P., 39 vjeçe, banuese Elbasan, se shtetasi B. P. ka ushtruar dhunë psikologji­ke dhe fizike në mënyrë të vazhdueshm­e ndaj saj, pasi kjo bashkëjeto­nte me këtë shtetas”, bën të ditur Policia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania