Panorama (Albania)

I mituri, i vetëvarur në kasolle, mister arsyeja

-

GJIROKASTE­R – Një djalë vetëm 14 vjeç, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvaruar. Burimet policore bëjnë me dije se i mituri është gjetur pa shenja jete në kasollen e bagëtive, shumë pranë banesës së tij, nga e ëma. Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Xhaxhai i të miturit tregon se ngjarja ka qenë e papritur për të gjithë, ndërsa familjarët nuk janë në gjendje të japin asnjë arsye për motivet që mund të kenë shtyrë të miturin drejt vendimit final. Sipas rrëfimit të familjarëv­e, 14- vjeçari ka qenë gjatë gjithë ditës i shoqëruar me prindërit, duke i ndihmuar ata në punët e fshatit. Ata kanë disa krerë bagëti me të cilat sigurojnë jetesën. Para kthimit në shtëpi, djali ka vendosur të shkojë para. Pikërisht, pas rreth 30 minutash, e ëma e ka gjetur të birin të varur dhe pa shenja jete në kasollen e bagëtive. “Djali ka qenë gjithë ditën me prindërit. Ai iku para në stan. Pas gjysmë ore, e ëma e ka gjetur në stan të vetëvarur” rrëfen xhaxhai i viktimës, Astrit Deliu. Asnjë shenjë për vendimin fatal, asnjë pusullë lamtumire. Askush në fshat dhe familje nuk di të thotë një shkak. Gjatë gjithë këtyre ditëve, E. Deliu, djali i vogël i familjes me pesë anëtarë, ka qenë i qeshur dhe aktiv si përherë. Familjarët pohojnë se nuk ka pasur shqetësime apo mosmarrëve­shje në familje, asnjë shenjë mërzitjeje që mund të ngrejë hijet e dyshimit. Djali sapo kishte përfunduar klasën e tetë të ciklit 9- vjeçar, ishte djali i pleqërisë, fëmija i përkëdhelu­r i shtëpisë. Pengu i prindërve dhe të ëmës që e para gjeti të birin e varur do të mbeten gjithmonë arsyet që e shtynë drejt këtij akti. “Ishte fëmijë i rregullt, korrekt, nuk ka krijuar asnjëherë shqetësime, as fjalë nuk ka bërë me njeri, as me prindërit, as me shokët. Jemi shumë të tronditur”, pohon xhaxhai. Ngjarja po hetohet nga Policia ku nuk përjashtoh­et edhe hipoteza se gjithçka mund të ketë nisur si një lojë, me pasoja tragjike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania