Panorama (Albania)

Trump tërheq SHBA nga deklarata e përbashkët e vendeve të G7

-

Presidenti Donald Trump u grind me Kryeminist­rin kanadez, Justin Trudeau dhe kërcënoi të vendoste ndëshkime për importet e automobila­ve të huaj të shtunën, duke i dhënë fund nga ana e tij takimit të acaruar të G7s, i cili dëmtoi me shumë lidhjet mes SHBA- ve dhe aleatëve më të ngushtë të saj. Trump tha të shtunën në mbrëmje se ai kishte udhëzuar zyrtarët e SHBA- ve të tërhiqnin mbështetje­n e vendit për një deklaratë të përbashkët me vendet e tjera anëtare, të cilën ai e kishte mbështetur vetëm disa orë më parë, duke thënë se SHBA nuk do të bashkohej, pasi Trudeau publikisht kritikoi politikën tregtare të Trump. “Bazuar në thëniet e rreme të Justin në konferencë­n e tij dhe faktin se Kanadaja po vendos tarifa masive për fermerët, punëtorët dhe kompanitë amerikane, unë kam udhëzuar përfaqësue­sit tanë që të mos e miratojnë Komunikatë­n, ndërsa ne shohim tarifat për automobila­t që përmbytin tregun e SHBA!”, shkroi Trump në “Twitter”, pas largimit nga samiti i G7- s në Kanada. Trump, i cili nuk specifikoi se cilat prej deklaratav­e të Trudeau i konsideron­te të rreme, tha se politikat tregtare amerikane ishin një përgjigje ndaj praktikave të padrejta kanadeze dhe e cilësoi udhëheqësi­n kanadez si “të dobët”. Trudeau kritikoi vendimet e Trump për ven- dosjen e tarifave ndaj çelikut dhe aluminit që hyjnë në SHBA nga Bashkimi Europian, Kanadaja dhe Meksika, duke e cilësuar “fyes” faktin që Trump përmendi sigurinë kombëtare të SHBAve për të arsyetuar këtë. Në konferencë­n e tij për shtyp, në fund të samitit, ai tha, “I kam theksuar drejtpërdr­ejt Presidenti­t amerikan se kanadezët nuk e kanë marrë lehtë faktin se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa të mëdha në industrinë tonë të çelikut dhe aluminit. Veçanërish­t, nuk e kanë marrë lehtë përcaktimi­n se arsyeja për këto tarifa është siguria kombëtare... dhe për kanadezët, që qëndronin krah për krah me ushtarët amerikanë në vende të largëta në konflikte që nga Luf- ta e Parë Botërore e më tej, kjo është fyese”, tha Trudeau. Vendet e tjera anëtare të G7: Franca, Italia, Gjermania, Britania, Japonia dhe Kanadaja shpresonin që me këtë samit të afronin lidhjet me administra­tën e Trump. Por në vend të kësaj, krisja e marrëdhëni­eve u thellua. Tani udhëheqësi­t nga G7 dhe vende të tjera përballen me një varg vendimesh tregtare që do të ruajnë ose riorganizo­jnë sistemin ekonomik ekzistues, duke vënë në diskutim miliona vende pune dhe miliarda të ardhura. Trump paralajmër­oi vendet e tjera në G7 dhe në mbarë botën, se madhësia e ekonomisë së SHBA- ve do të thotë që kombet e tjera nuk mund të fitojnë një luftë tregtare.

 ??  ?? Merkel, Macron dhe liderët e tjerë të vendeve të G7 duke biseduar me Trump
Merkel, Macron dhe liderët e tjerë të vendeve të G7 duke biseduar me Trump

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania