Panorama (Albania)

Takimi historik, Trump e Kim mbërrijnë në Singapor

Presidenti i SHBA shkon optimist, Kim ruajti heshtjen

-

Presidenti Donald Trump mbërriti në Azi të dielën, i përgatitur për të shpallur fitore në bisedimet me liderin e Koresë së Veriut mbi armatimin me armë bërthamore.

“Ne kemi një shans për të arritur një rezultat të vërtetë të mrekullues­hëm për Korenë e Veriut dhe Botën”, ka shkruar Trump, rrugës për në takimin historik të Singaporit, duke parashikua­r se homologu i tij, Kim Jong Un, do të pranojë çdo kërkesë për paqe dhe prosperite­t. Trump ofron reduktimin e sanksionev­e ekonomike në Korenë e Veriut në këmbim të denukleari­zimit të saj, duke paralajmër­uar se samiti është mundësi që jepet vetëm një herë. Pasi zbriti nga Air Force One, Trump u tha gazetarëve se ai ndjehet shumë mirë në lidhje me perspektiv­at e tij, sipas “USA Today”. Pak orë para mbërritjes së Trump, lideri koreanover­ior kishte mbërritur në Singapor, duke mos bërë asnjë koment për takimin aq të brishtë, të anuluar një herë, por të riskedulua­r. Trump e ka përshkruar këtë takim, i pari në histori mes një Presidenti amerikan në detyrë dhe një lideri koreanover­ior, si nisjen e një procesi. Takimet paraprake kanë filluar. Menjëherë pas mbërritjes, Kim vizitoi Kryeminist­rin e Singaporit, Lee Hsien Loong, i cili është planifikua­r të takohet me Trump të hënën. Qeveria e Singaporit u ofrua si një vend neutral për takimin historik. Fatura e hotelit të Kim do të paguhet nga qeveria. Siguria është forcuar shumë përpara samitit mes dy liderëve të konsiderua­r që të dy të paparashik­ueshëm, të cilët në të kalu- arën kanë kërcënuar njëritjetr­in me shkatërrim të tyre dhe vendeve që drejtojnë. Zyrtarët kanë siguruar qytetin të dielën, nga sektori i vjetër kolonial deri te rrokaqiejt modern, pranë Sentosa- s ku Trump dhe Kim do të takohen. Sozi të Trump dhe Kim kanë mbajtur një samit të tyre në një qendër tregtare lokale.

Teknikisht, Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Veriut mbesin në një gjendje lufte. Lufta koreane e viteve ’ 50 u mbyll me një armëpushim, jo një traktat. Formimi i një traktati paqeje, që përfshin Korenë e Jugut mund të jetë një tjetër temë e takimit Trump- Kim. Presidenti i SHBA tha se ai ka kaluar një jetë duke u përgatitur për negociata të këtij lloji dhe parashikoi se do të dinte në një çast nëse Kim është serioz në lidhje me temën e denukleari­zimit. “Mendoj se brenda minutës së parë do ta di”, tha Trump. Presidenti dikur e përshkroi Kim si “Njeriu i vogël raketë” dhe kërcënoi të shkatërron­te vendin e tij nëse nuk heq dorë nga testet nukleare. Ai nuk ka thënë se çfarë mund të ndodhë, nëse samiti nuk shkon mirë.

 ??  ?? Kim Jong Un gjatë mbërritjes në Singapor
Kim Jong Un gjatë mbërritjes në Singapor
 ??  ?? Trump në Singapor
Trump në Singapor

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania