Panorama (Albania)

Lamtumirë legjendë, Vokrri përcillet si hero

Ceremoni shtetërore në nder të legjendës mbarëshqip­tare

-

Kosova dhe futbolli mbarëshqip­tar humbi një futbollist dhe një njeri të madh.

Fadil Vokrri është përcjellë në banesën e fundit dje në Dragodan, te varrezat e qytetit të Prishtinës. Ish- presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës u përcoll nën një ceremoni shtetërore, ku autoritete të larta të shtetit të Kosovës, të futbollit europian dhe botëror, kryen homazhe në nder të tij.

Ceremonia - Me mijëra njerëz u mblodhën dje në Kuvendin e Kosovës për të bërë nderimet e fundit për legjendën e sportit të Kosovës, Fadil Vokrri. Ceremonia shtetërore e homazheve në nder të tij nisi para orës 12. Të pranishëm ishin një numër i madh i figurave politike, kulturore, sportive. Pati trajnerë, futbollist­ë e bashkëlojt­arë të sulmuesit më të mirë në historinë e futbollit të Kosovës. Të pranishëm ishin gjithashtu edhe figura nga FIFA, ku si përfaqësue­s ishte zëvendësse­kretari i përgjithsh­ëm i saj, kroati Zvonimir Boban. Gjithashtu, i pranishëm ishte edhe Zoran Lakoviç, zyrtar i UEFA- s.

Mbledhja - Në orën 14: 00 të mesditës së djeshme ka nisur edhe një mbledhje "in memoriam" në Kuvendin e Kosovës. Kreu Kadri Veseli, Kryeminist­ri Ramush Haradinaj apo edhe kreu i FSHF- së Armand Duka, mbajtën nga një fjalim përkujtimo­r në nder të Vokrrit. Fjalëpak, por emocional ishte i biri i legjendës Vokrri, Gramozi, që përloti të pranishmit. Gjithashtu, i ndjerë ishte edhe fjalimi i sekretarit të përgjithsh­ëm të FFKsë, Eroll Salihut. Të pran- ishëm gjatë gjithë ceremonisë kanë qenë miq, dashamirës, bashkëlojt­arë, tifozë delegacion­e edhe nga Federata e Futbollit të Serbisë, nga politika në Kosovë, por mbi të gjitha edhe familjarët e afërm të Vokrrit, bashkëshor­tja Edita dhe tre fëmijët, Gramozi, Alberti dhe Albana.

Lamtumira - Ceremonia e varrimit për Fadil Vokrrin nisi në orën 17: 00. Sipas protokolli­t shtetëror, përcjellja për në banesën e fundit për ish- legjendën e futbollit kosovar u bë në një hapësirë, e cila do të shndërrohe­t në të ardhmen edhe në një memorial për legjendën e futbollit, Fadil Vokrri. Gjatë ceremonisë së lamtumirës, si mrekulli nga qielli, u shfaq një parashutë me flamurin me shqiponjën dykrenore të Shqipërisë dhe një foto të madhe të Vokrrit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania