Panorama (Albania)

Brazili super, Austriai gjunjëzohe­t Nejmarit

-

Një Brazil në formë Botërore, në testin e fundit miqësor përpara debutimit zyrtar në "Rusi 2018". Në Vjenë, armata e Tites dhuron spektakël dhe shpërfytyr­on Austrinë duke fituar 3- 0 dhe i gëzohet për më tepër rikthimit të Nejmarit që nga minuta e parë. Brazili konfirmohe­t si një nga ekipet favorite për trofeun, por nga ndeshja në ndeshje tregon "muskujt".

Zgjedhjet- Verdhejesh­ilët zbresin në fushë me skemën 43- 3 ku Danilo, Miranda, Tiago Silva dhe Marselo qëndronin përpara portierit Alison. Në mesfushë përpara mbrojtjes Kasemiro i mbështetur nga Paulinjo dhe Kutinjo, i cili luante më i tërhequr për t'i lënë vendin Nejmarit në sulm. Për të plotësuar tredhëmbës­hin e sulmit ishin Gabriel Zhezus dhe Uillian. Austria u prezantua me më të mirët dhe me skemën 5- 3- 2.

Ndeshja- Në fillim të pjesës së parë, të dyja ekipet donin të studionin njëra- tjetrën dhe shkojnë shumë rrallë në portat kundërshta­re. Dy goditje të pasakta, një nga Kasemiro dhe tjetra nga Arnautoviç. Por në minutën e 35- të, ekipi i Tites ndryshon "marsh". Paulinjo ka rast të artë, por mbrojtësi Linder devijon, ndërsa 60 sekonda më vonë vjen goli i avantazhit me Gabriel Zhe- zusin. Për sulmuesin e Mançester Sitit ky ishte goli i dhjetë në 17 ndeshje me fanellën e kombëtares. 45 minutat e para mbyllen me një goditje të hidhur të Kutinjos, që ndalet nga portieri.

Spektakël- Në pjesën e dytë ka vetëm një skuadër në fushën e lojës dhe dominimi i djemve të Tites është total. Kundërsulm­e, aksione të shpejta edhe për të argëtuar tifozët e pranishëm në Vienë. Goli i dytë vjen në minutën e 64- t dhe mban firmën e Nejmarit, i cili ul në gjunjë një mbrojtës dhe shënon një tjetër eurogol për të treguar se është rikthyer në formë. Pesë minuta më vonë i mbyll llogaritë Kutinjo që shënon golin e tretë, ndërsa më vonë ka raste të tjera nga mesfushori i Barcelonës dhe nga Firmino. Por asnjëri nuk i shfrytëzon. Edhe Alison vihet në provë nga Arnautoviç në minutat e fundit, por e mban portën e paprekur. Pas një jave, Brazili do të debutojë në Rusi kundër Zvicrës me synimin për të harruar katastrofë­n e katër viteve më parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania