Panorama (Albania)

SHIFRAT E RAPORTIT

-

1,4 miliardë lekë deri 7 miliardë lekë parashikoh­et nga Kontrolli i Lartë i Shtetit të arrijnë humbjet e KESH për vitin 2017, për shkak të thatësirës hidrike dhe çmimit të shitjes së energjisë nën kostot e operimit.

1,1 miliardë lekë apo 6 për qind e xhiros kanë qenë fitimet e KESH në 2016- n, për shkak të miradminis­trimit dhe situatës hidrike

800 milionë lekë apo 4 për qind e xhiros kanë qenë fitimet e KESH në 2015- n për shkak të miradminis­trimit dhe situatës hidrike

22 miliardë lekë kanë qenë humbjet në 2014- n, për shkak të zbatimit të vendimeve të Asamblesë së Aksionerëv­e për provizioni­n e borxheve të trashëguar­a nga ndarja e OSSH

ARSYET E SITUATËS SË VËSHTIRË FINANCIARE:

Mostrajtim­i i borxheve të mëdha të akumuluara në funksionin e Furnizuesi­t Publik me Shumicë

Moscaktimi i një çmimi të arsyetuar shitjeje energjie, që të reflektojë/ mbulojë kostot e operimit dhe veprimtari­së statutore dhe ligjore të kësaj shoqërie

Ngadalësim­i i zbatimit të reformave të sektorit në frymën e parashikim­eve të Ligjit nr. 43/ 2015, pra, është vonuar derregulli­mi i veprimtari­së së kësaj shoqërie.

Ngarkimi i pajustifik­uar me detyrim për shërbim publik dhe përtej mundësive të shoqërisë.

BORXHET

57,914,948,000 lekë është vlera e borxhit që Korporatës Elektroene­rgjitike i kanë OSHEE dhe OST.

54,263,851,000 lekë është vlera e borxhit që shoqëria i ka kredi afatgjatë, overdrafte në bankat e nivelit të dytë, detyrime ndaj furnitorëv­e dhe në tatime

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania