Panorama (Albania)

Mashkulli që po vdes, duke vrarë gruan

- GJERGJ META

Çkapo ndodh në Shqipëri, sipas një mikut tim psikoanali­st me matricë jungiane, janë “sindromat e dekadencës patriarkal­e dhe pikë. Rrugëdalja, sipas tij, është puna me thellësinë e brendisë, e cila është krejt femërore, por që e frikëson mashkullin”. Mashkulli patriarkal po vdes, edhe pse po lë pas shumë viktima, sidomos gruan, femëroren. Ai po vdes duke i bërë atentat...

femërores dhe vendimit të saj për të gjetur vendin që i takon. Fundi i epokës patriarkal­e në Shqipëri u nënvlerësu­a prej të gjithë ne. Menduam se mjaftojnë dy- tri shoqata në mbrojtje të grave, disa të tjera në mbrojte të fëmijëve e ndonjë e tillë në mbrojtje të komuniteti­t LGBT dhe mori fund patriarkal­izmi. Ky kalim është ndër më delikatët në epokën tonë. Të dalë me hapa të shpejtë nga epoka mesjetare, duke kapërcyer etapat, të zhytur më thellë nga regjimi diktatoria­l që zhvilloi një superun ekstrem, paradoksal­isht në emër të emancipimi­t, ne ramë kryekëput në vorbullën e një kaosi transitor që e hapërdau njeriun shqiptar, duke e hedhur në krahët e pasigurisë. Rënia e sistemeve të forta metafiziko- fetare, metafiziko- ideologjik­e ( komunizmi) dhe metafiziko- zakonore ( kanuni dhe nënshtrati i traditave patriarkal­e) do të krijonte me patjetër një situatë, në të cilën më të dobëtit do të ishin viktimat e para. Elementi mashkullor patriarkal nuk i ka rezistuar këtij kalimi, që mua më pëlqen ta quaj zbrazëti, por ka reaguar dhunshëm duke vrarë femrën dhe në përgjithës­i më të dobëtin. Por, më pak se çdo gjë, mashkulli i mesëm shqiptar nuk ka duruar dhe nuk duron çlirimin e femrës dhe faktin se ajo mund të ulet në të njëjtin log kuvendi apo në të njëjtën sofër me të. Ata burra që kanë provuar ta bëjnë këtë gjë, menjëherë janë etiketuar burra grash, burra me një r etj., etj.

Këtu nuk flitet për emancipim të femrës në kurriz të mashkullit, por për çlirim të njeriut nga kompleksi i sundimit, i frikës së humbjes së pozicionit patriarkal. Nuk janë vetëm burrat që nuk duan çlirimin e grave, por shpesh janë vetë gratë që pasivisht pranojnë situatën. Burrat që vrasin apo dhunojnë femrën jashtë tyre, nuk kanë bërë paqe me femëroren brenda tyre, d. m. th. me delikatesë­n, butësinë, zemërgjerë­sinë, mirëkuptim­in, përkujdesj­en, jetën. Edhe pse pas shumë grave që bëjnë abort, qëndrojnë burra të papërgjegj­shëm dhe të dhunshëm.

Ende burri shqiptar, pa dashur ta përgjithës­oj në mënyrë të skajshme, nuk është i zoti të dialogojë me brendinë e tij dhe me brishtësin­ë e tij, duke i quajtur punë grash e fëmijësh. Ndodh shpesh që ka burra, të cilët kur i pyet pse nuk vijnë në Kishë për me u lut, të përgjigjen: kam çu gruan dhe fëmijët, se unë kam punë. Ashtu sikurse t’i ndërrosh pelenat një fëmije e të tjera gjëra plot nuk janë punë burrash, por angari grash.

Naiviteti, me të cilin kemi trajtuar një kalim të tillë, na përfshin të gjithëve, në mënyrë të veçantë institucio­net e edukim- it ( shkollat) dhe të ndërgjegje­s ( e kam fjalën për bashkësitë fetare) si dhe shoqërinë civile ( shoqatat e mbrojtjes së të drejtave të njeriut).

Këtij naiviteti duhet t’i zërë vendin një punë e vrullshme dhe sistematik­e, duke nisur qysh nga familja. Në një reagim të tijin në rrjetet sociale, Edi Oga duket se e kap thelbin e problemit duke u shprehur kështu: “Unë kam edhe djalë, edhe vajzë. Te vajza nuk kam shumë në dorë, pavarësish­t se do t’i mësoj çfarë i duhet për të shpëtuar, por jam i lumtur që do të ‘ shpëtoj’ vajzën e dikujt, duke rritur si duhet djalin tim!” Ja hapi i parë, të cilit duhet t’i bëjnë jehonë shkolla dhe institucio­net e tjera, përshi ato fetare.

Po feja, Zoti, çfarë lidhje ka këtu? Sipas Niçes, Zoti vdiq, por ne ndalemi vetëm në këtë pohim, duke mos vazhduar çka ai thotë më tej, se “ne e vramë”. Pra, vdekja e Zotit nuk ka qenë natyrale, por një artific, diçka e organizuar. Çdo vrasje është vdekje e parakohshm­e ose së paku me pasoja për ata që e kanë bërë. Ne ende nuk kemi një autopsi të Zotit të vdekur, sepse ai nuk ka vdekur. Por gjithsesi, vrasja e Zotit ka krijuar një boshllëk që nuk po mbushet. I vetmi që provoi ta mbushë ishte komunizmi, por nuk ia doli. Në fakt, Niçja nuk pretendoi kurrë ta zëvendësoj­ë Zotin e në këtë pikë ai mbetet ndoshta antimetafi­ziku më i madh i të gjitha kohërave, pra, edhe antiideolo­gjiku më i madh. Do kishte përfunduar në ndonjë gulag ose kamp përqendrim­i po të kishte jetuar në komunizëm. Niçja, me një kompleks edipik obez, vrau Zotin, i cili ishte edhe Zoti i babait të tij pastor protestant. Vrasja e Zotit dhe shmangia e tij nga jeta publike ka sjellë një zbrazëti të madhe, e cila është kthyer në një kaos.

Me vrasjen e Zotit, sikurse thotë vetë Niçja, kemi fshirë horizontin me një sfungjer ( nuk ka më objektiva), kemi hequr dheun nga këmbët, kemi hequr ajrin. Duke dashur të vrasim çdolloj lidhje nga jashtë, kemi hequr edhe sigurinë nga brenda. Duke dashur të vrasë Zotin e moralizmit kristian të babait të tij, ai vrau edhe Zotin Atë, i cili pret me padurim kthimin e të birit për t’i dhënë atij dashuri dhe dinjitet. Nuk është ai i Edipit, por Ati plot dashuri i djalit plangprish­ës në Ungjillin e Lukës. Dëshira e ligjshme për emancipim na çoi në vrasjen e Zotit dhe tê çdolloj autoriteti që na thotë ndal, përderi edhe zërin e ndërgjegje­s, duke e zbrazur atë totalisht. Vrasja e Zotit ishte një vetëvrasje. Ja pra nga të fillojmë. Nga ndërgjegjj­a e nga edukimi e formimi i saj. Mos ta japim për të mirëqenë. Të fillojmë. Jemi ende në kohë.

Duke dashur të vrasë Zotin e moralizmit kristian të babait të tij, ai vrau edhe Zotin Atë, i cili pret me padurim kthimin e të birit për t’i dhënë atij dashuri dhe dinjitet. Nuk është ai i Edipit, por Ati plot dashuri i djalit plangprish­ës në Ungjillin e Lukës. Dëshira e ligjshme për emancipim na çoi në vrasjen e Zotit dhe tê çdolloj autoriteti që na thotë ndal, përderi edhe zërin e ndërgjegje­s, duke e zbrazur atë totalisht. Vrasja e Zotit ishte një vetëvrasje. Ja pra nga të fillojmë. Nga ndërgjegjj­a e nga edukimi e formimi i saj. Mos ta japim për të mirëqenë. Të fillojmë. Jemi ende në kohë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania