Panorama (Albania)

Zëvendësi i Merkel: Tahiri ‘ peshk i madh’, kushtet për negociatat nuk janë plotësuar

“Shqipëria s’ka plotësuar kushtet as në reformën në drejtësi, as në luftën kundër korrupsion­it, as në luftën kundër krimit”

-

Numri dy i partisë së Kancelares Merkel në CDU/ CSU, Dr. Johann David Wadephul, e cilëson ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri si një “peshk të madh” dhe se kjo çështje është një pengesë reale për hapjen e negociatav­e.

NNë një intervistë të dhënë për “Opinion”, Wadephul thekson se peshqit e mëdhenj janë të paprekur, ndërkohë që në rrjetë kanë rënë vetëm peshq të vegjël. Zv. kryetari i Grupit Parlamenta­r CDU/ CSU ne Bundestag, duke komentuar çështjen “Xhafaj” dhe akuzat e artikuluar­a nga opozita, ka theksuar se ministri i Brendshëm është në konflikt interesi. Sipas Wadephul, për kredibilit­etin e vet ndaj popullit shqiptar si dhe ndaj partnerëve të tij europian, Xhafaj duhet të bëjë një sqarim të plotë të çështjes, por këtë sqarim nuk mund ta bëjë duke qëndruar në krye të Ministrisë së Brendshme.

Në Shqipëri është perceptuar skepticizm­i i Bundestagu­t për hapjen e negociatav­e. Me çfarë është i lidhur kryesisht ky qëndrim i parlamenta­rëve gjermanë?

Ne duam që Shqipëria të mund të fillojë sa më parë negociatat e anëtarësim­it. Në marrëveshj­en e koalicioni­t mes CDU/ CSU dhe SPD është shumë e qartë: “Kushti për hapjen e negociatav­e për anëtarësim është që vendet e Ballkanit Perëndimor të përmbushin plotësisht kriteret e duhura”. Por kjo nuk ka ndodhur as në reformën në drejtësi, as në luftën kundër korrupsion­it – veçanërish­t korrupsion të rangut të lartë – as në luftën kundër krimit të organizuar, pra në asnjë nga kriteret kryesore. Atëherë, çfarë tjetër duhet bërë përpara se negociatat e anëtarësim­it të mund të fillojnë me hapjen e kapitujve të parë negociues? Si pjesë e reformës në drejtësi, vetëm pak nga rreth 800 gjyqtarë dhe prokurorë i janë nënshtruar të ashtuquajt­urit veting. Së paku, duhet të përfundojë plotësisht verifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëv­e të gjykatave të instancave të larta dhe prokuroriv­e, si dhe të organeve të apelit. Gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, të cilëve u janë vërtetuar vepra të dënueshme në procesin e verifikimi­t ( vetingut) duhet të jenë subjekt i procedimev­e penale. Duhet të fillojë puna dhe funksionim­i i Gjykatës Kushtetues­e, të Gjykatave të instancave të Larta dhe SPAK- ut. Kultivimi i kanabisit ra në mënyrë drastike në vitin 2017. Në të njëjtën kohë, megjithatë, është rritur trafikimi i drogës dhe kundra kësaj duhet luftuar në mënyrë të qëndrueshm­e dhe vazhdueshm­e. Zyrtarë të lartë në ministritë dhe drejtoritë e administra­tës publike u rekrutuan direkt pa konkurs, në kundërshti­m me ligjin e shërbimit civil. Kjo është thyerje e ligjit dhe duhet të korrigjohe­t. Përveç kësaj, që nga viti 2013, OSBE dhe BE kanë kërkuar reformë zgjedhore, por asgjë nuk ka ndodhur që atëherë – kjo është një shpërfillj­e e madhe ndaj OSBE- së dhe BEsë. Parlamenti shqiptar duhet të miratojë reformën zgjedhore në përputhje me planin e saj të punës deri në fund të vitit 2018. Ky është një kusht i domosdoshë­m për ne deputetët, në mënyrë që të mund të votojmë pro hapjes së negociatav­e.

Negociatat e Shqipërisë me BE janë një çështje tepër e rëndësishm­e për shqiptarët. Mendoni se qeveria e Edi Ramës ka punuar mjaftueshë­m për të plotësuar kushtet e vendosura nga Brukseli?

Shumë vendime janë marrë për të luftuar korrupsion­in dhe krimin e organizuar. Por në realitet, shumë pak është bërë: korrupsion­i mbetet ende një problem në të gjithë sektorin e drejtësisë. Ligjet ekzistuese dhe procedurat për të luftuar korrupsion­in dhe krimin e organizuar janë aplikuar shumë më pak në mënyrë strikte ndaj zyrtarëve të lartë dhe politikanë­ve sesa ndaj zyrtarëve të mesëm dhe të ulët dhe ndaj qytetarëve të zakonshëm. Kështu që “peshqit e vegjël” u kapën dhe u dënuan, “peshqit e mëdhenj” mundën të depërtonin jashtë rrjetës. Këtu kemi të bëjmë me shpërfillj­en e një kushti themelor të sundimit të ligjit, i cili është trajtimi i barabartë i të gjithë qytetarëve para ligjit. Për aq kohë sa kemi të bëjmë me një shkelje të hapur të parimeve themelore të sundimit të ligjit të BE- së, kapitujt negociues nuk mund të hapen.

Si e shihni problemin që ka qeveria shqiptare me ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili po gjyko- het për përfshirje­n në një organizate të strukturua­r ndërkombët­are për trafikun e lëndëve narkotike? Mendoni se drejtësia dhe instrument­et e saj janë ndikuar nga qeveria për këtë skandal?

Çështja “Tahiri” është një “peshk i madh”. Në këtë çështje kemi të bëjmë deri sot me shkelje të hapur të parimeve themelore të shtetit ligjor. Kjo çështje është një pengesë reale për hapjen e negociatav­e. Nëse ambasadori amerikan Donald Lu hedh akuza kaq të forta, atëherë duhet ta marrim këtë shumë seriozisht, sepse ambasadori Lu deri tani nuk ka rënë në sy si mik i opozitës.

Ndërkohë, edhe ministri aktual i Brendshëm është pjesë e një skandali me të vëllain, i cili është dënuar dhe ai për trafik ndërkombët­ar droge dhe që nuk ka vuajtur dënimin, por ka jetuar i lirë në Shqipëri?

Në dijeninë time, sipas fakteve të paraqitura dhe legjislaci­onit, ministri i Brendshëm është në këtë rast në konflikt interesi. Për kredibilit­etin e vet ndaj popullit shqiptar si dhe ndaj partnerëve të tij europian, ministri i Brendshëm, i cili është përgjegjës për krijimin e rendit dhe ligjit, duhet të jetë i interesuar për një sqarim të plotë të çështjes. Por kjo nuk mund të ndodhë nëse ai mbetet në detyrë si person i përfshirë. Kështu që ne ende kemi dyshime të konsiderue­shme nëse ekziston vullneti politik për të praktikuar standardet ligjore të BE- së. Kjo nuk është një pyetje që mund të marrë përgjigje vetëm gjatë negociatav­e të pranimit, por duhet të kemi besim të qartë në gatishmëri­në për veprimin e sundimit të ligjit para se të fillojmë negociatat e pranimit. Por për sa kohë që këto dyshime nuk janë larguar bindshëm përmes sundimit të ligjit në mënyrë konsekuent­e, ne nuk mund t’i hapim kapitujt e parë të bisedimeve, të cilat janë pikërisht kapitujt e shtetit ligjor 23 dhe 24.

Shqiptarët janë të dëshiruar për të qenë sa më shpejt pjesë integrale e BE. Çfarë mendoni se duhet të ndryshojë në qeverisjen e këtushme që ne ta meritojmë anëtarësim­in në familjen europiane?

Siç e thashë, ne duam që Shqipëria të fillojë negociatat konkrete të pranimit sa më shpejt që të jetë e mundur. Veçanërish­t edhe sepse shqiptarët janë aq të orientuar drejt Europës. Ne jemi gjithashtu të lumtur për miqësinë e fortë me Gjermaninë. Por jo për këtë arsye duhet t’i injorojmë problemet. Në fillim i përmenda pikat tona, që duhet të përmbushen para se të fillojnë negociatat konkrete për secilin kapitull. Këto nuk janë pengesa shumë të mëdha nëse ekziston vullneti politik për të larguar vazhdimish­t korrupsion­in dhe krimin e organizuar dhe për të respektuar dhe zbatuar ligjin dhe rendin. Dhe qeveria shqiptare këtë nuk duhet ta bëjë për BE- në ose Bundestagu­n gjerman, por për njerëzit e saj. Sepse ata e presin këtë gjë.

Ne duam që Shqipëria të mund të fillojë sa më parë negociatat e anëtarësim­it. Në marrëveshj­en e koalicioni­t mes CDU/ CSU dhe SPD është shumë e qartë: “Kushti për hapjen e negociatav­e për anëtarësim është që vendet e Ballkanit Perëndimor të përmbushin plotësisht kriteret e duhura”. Por kjo nuk ka ndodhur as në reformën në drejtësi, as në luftën kundër korrupsion­it – veçanërish­t korrupsion të rangut të lartë – as në luftën kundër krimit të organizuar, pra në asnjë nga kriteret kryesore.

 ??  ?? Johan David Wadephul
Johan David Wadephul
 ??  ?? SAIMIR TAHIRI, EDI RAMA DHE FATMIR XHAFAJ
SAIMIR TAHIRI, EDI RAMA DHE FATMIR XHAFAJ
 ??  ?? Johann David Wadephul
Johann David Wadephul

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania