Panorama (Albania)

Papunësia zbret në 12.5%, Ahmetaj: Niveli më i ulët historik

“Rritja ekonomike prodhoi punësim, rriti mirëqenien dhe uli varfërinë. Papunësia te të rinjtë, më e ulëta në rajon”

- DORINA AZO

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, dje, në një dalje të posaçme nga Kryeminist­ria, deklaroi se papunësia është në nivelin më të ulët historik. Duke iu referuar shifrave të anketës tremujore të forcave të punës të publikuar nga INSTAT, ministri tha se papunësia është ulur 1,7 për qind, duke arritur në nivelin 12,5 për qind.

Kreu i Financave foli edhe për shifrat e punësimit. Ahmetaj tha se në tremujorin e parë të 2018- s, punësimi u rrit 4.9 për qind. “Dua të ndaj me ju dhe qytetarët një lajm shumë pozitiv lidhur me tregun e punës në vend. Anketa e forcave të punës, e publikuar sot nga INSTAT, konfirmon se punësimi ka vijuar trendin e tij rritës edhe në tremujorin e parë 2018, me një kërcim serioz prej 4.9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Lajmi tjetër i mirë është ulja e papunësisë në nivelin më të ulët historik, në 12.5 për qind, ose me një rënie prej 1.7 pikë me bazë vjetore”, u shpreh ministri. Kreu i Financave tha se papunësia ka shënuar ulje dhe te të rinjtë. Ahmetaj tha se papunësia te të rinjtë ka zbritur në 24,5 për qind nga 26,6 për qind që ishte në 2017. Ministri i Financave vlerësoi se ulja e papunësisë te të rinjtë erdhi për shkak të arsimit profesiona­l dhe politikave të punësimit që po zbaton qeveria. “Sikurse vlerëson edhe raporti i fundit i Bankës Botërore, Shqipëria është vendi i parë në rajon për sa i përket punësimit të forcës së aftë për punë. Pjesëmarrj­a në forcat e punës ka arritur në 59,2 për qind ( te gratë 51.9 për qind dhe te burrat 66.5 për qind). Po kështu Shqipëria mbetet vendi me normën më të ulët të papunësisë te të rinjtë dhe shifra vijon të zbresë. Në tremujorin e parë 2018 ka arritur 24.5 për qind, ose 2.1 pikë përqindje më e ulet se një vit më parë. Patjetër që ende duhet bërë më shumë për punësimin e të rinjve, por siç edhe tregojnë shifrat, strategjia dhe politikat e punësimit, të formimit dhe arsimit profesiona­l, të ndërmjetës­imit nga zyrat e punës, kanë një reflektim të drejtpërdr­ejtë në terrenin ekonomik dhe në dinamikën e punësimit”, tha Ahmetaj. Ministri shtoi se për 2018- n janë shpallur mijëra vende të lira pune, ku për muajin maj janë punësuar 3500 qytetarë. “E fundit që dua t’ju sjell në vëmendje, është se në pesëmujori­n 2018, pra, janarmaj, janë shpallur 26,543 vende të lira pune dhe vetëm në muajin maj janë shpallur 8,442 vende të lira. Ndërkohë që janë realizuar 11,088 punësime në pesëmujor dhe vetëm në muajin maj janë realizuar 3,439 punësime me ndërmjetës­im”, tha ministri. Ahmetaj tha se politikat fiskale të qeverisë po rrisin ekonominë dhe punësimin. “Në të njëjtën kohë, politikat tona fiskale, sikurse jua kemi bëre prezente, vijojnë të mbështesin lehtësimin e sipërmarrj­es dhe garantimin

 ??  ?? Ministri i Financave, Arben Ahmetaj
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania