Panorama (Albania)

Vrau gruan, dëshmia e burrit: Më tradhtonte me pronarin

Lihet në burg për vrasjen e nënës së 6 fëmijëve: Isha xheloz

- DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

"Dyshoja se bashkëshor­tja më tradhtonte me pronarin e rrobaqepës­isë ku punonte.

Ky ishte shkaku, për të cilin nisi konflikti mbrëmjen e ngjarjes". Kështu është shprehur dje 42- vjeçari Çlirim Shaholli para togave të zeza për vrasjen e bashkëshor­tes së tij, Ardjana Shaholli, para se Gjykata të vendoste masën e sigurisë me burg pa afat ndaj tij. Babai i gjashtë fëmijëve ka pranuar autorësinë e krimit, ndërsa ka shprehur pendesë për veprimin e rëndë. "Kishim konflikte të herëpasher­shme. Përplasesh­im verbalisht gjithmonë. Atë mbrëmje u konfliktua­r, pasi unë dyshoja se më tradhtonte me pronarin e rrobaqepës­isë ku punonte. I thashë të ishte e sinqertë dhe të më tregonte. I kërkova të më thoshte të vërtetën. Aty situata u përkeqësua. Nisëm të debatonim. Ajo me kërkonte llogari përse nuk punoja. Më ofendoi duke më thënë se je i padobishëm. Aty m'u errësuan sytë dhe u kapëm fytazi të dy. Ajo më shtyu mua dhe unë e shtyva atë. Ra në tokë. E kapa prej flokësh dhe ia përplasa pesë- gjashtë herë kokën në çimento, derisa ra pa ndjenja. Unë nuk kisha për qëllim ta vrisja, thjesht isha shumë i ofenduar dhe shumë xheloz. Jam penduar thellësish­t për veprimin e gabuar. U kërkoj ndjesë të gjithëve. Në radhë të parë, Anës, që i mora jetën dhe në radhë të dytë fëmijëve të mi, që i lashë jetimë dhe në mes të katër rrugëve. Nuk di çfarë të them, jam thellësish­t i penduar për veprimin tim të pafalshëm dhe fatal", deklaroi para togave të zeza Çlirim Shaholli, autori i krimit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e ishKënetës në Durrës. Ai nuk kërkoi mëshirë, ndërsa i bëri thirrje trupit gjykues të zbatonte ligjin. "Pranoj çdo vendim dhe masë që Gjykata do marrë. Unë gabova dhe duhet të ndëshkohem", shtoi më tej autori i krimit që i mori jetën 40- vjeçares, nënë e gjashtë fëmijëve, më i vogli vetëm 1 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën njëkatëshe të çiftit. Pas një debati, bashkëshor­ti e përplasi përtokë gruan, duke i shkaktuar plagë vdekjeprur­ëse. Policia tha se viktima, Ardjana Shaholli, 40 vjeçe, mbërriti në spital në gjendje të rëndë dhe me dëmtime në kokë rreth orës 20: 00 të së premtes. Si pasojë e plagës të rëndë në kokë, ajo nuk ka mundur të mbijetojë. Për ngjarjen u ndalua nga Policia bashkëshor­ti i saj 42- vjeçar, Çlirim Shaholli. Ka qenë ky i fundit që ka dërguar në spital bashkëshor­ten. Në mo- mentin e krimit, asnjëri nga fëmijët më të rritur nuk ndodhej në shtëpi, pasi kishin shkuar te gjyshërit. Familja Shaholli ishte me origjinë nga Korça dhe ishte vendosur prej disa vitesh në zonën e Spitallës në Durrës. Konfliktet mes çiftit ishin konstatuar edhe nga të afërmit dhe komshinjtë, të cilët tregojnë se Ardjana vuante pasojat e dhunës nga bashkëshor­ti i alkoolizua­r dhe i papunë. Nëna e gjashtë fëmijëve u përcoll ditën e diel për në banesën e fundit, ndërsa gjashtë fëmijët e saj që mbetën jetimë do të jetojnë me gjyshërit, të cilët jetojnë në objektin pranë.

 ??  ?? Autori i vrasjes në gjyq
Autori i vrasjes në gjyq
 ??  ?? Autori i vrasjes, dje në Gjykatë
Autori i vrasjes, dje në Gjykatë
 ??  ?? Viktima Ardjana Shaholli
Viktima Ardjana Shaholli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania