Panorama (Albania)

Ylli Manjani: Ligj i rrezikshëm, si Erdogani me gylenistët

-

Ish- ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ashtu si edhe aktori Robert Ndrenika, e ka krahasuar Kryeminist­rin Rama me Erdoganin, i cili ka ndërmarrë nisma të ngjashme si projektlig­ji që i hapë udhë shembjes së Teatrit Kombëtar. Duke e konsiderua­r si një lëvizje për të mbuluar “skandalin Xhafaj”, ai thotë se një rast i tillë nuk është parë askund në 100 vitet e fundit të jurisprude­ncës në vendet demokratik­e. “Vetëm Erdogani ka bërë një ligj të tillë, ku renditi emrat e gjykatësve gylenistë për t’i larguar nga sistemi gjyqësor. Qeveria jonë është pasuese e vetme e kësaj praktike ligjore antishtet e antidemokr­aci! Nuk gjendet asnjë rast i tillë në hapësirën e BE- së, me të cilën duam të negociojmë për anëtarësim!”, është shprehur Manjani në një postim në rrjetet sociale. Sipas tij, çështjet që duhet të rregullohe­n me këtë ligj, mund të zgjidhen me ligjet që janë në fuqi si: Ligji Për koncesione­t; Ligji për prokurimin publik; Ligji për pronat publike; Kodi Civil; Ligji për urbanistik­ën etj. “Parlamenti nuk mund t’i bëjë ligjet si vendime tenderësh! Ky është kulmi i pabarazisë ndërmjet shtetasve! Ligji tregon procedurën sesi bëhet tenderi, por nuk shpall fituesin! Neni 116 i Kushtetutë­s tregon qartë se ligji ka fuqi në gjithë territorin dhe jo vetëm te territori i Teatrit Kombëtar! Pra, asnjë lidhje me Kushtetutë­n ka ky projekt ligj, tepër i rrezikshëm për demokracin­ë gjithashtu! I rrezikshëm sepse, me të njëjtën logjikë, Parlamenti mund të bëjë ligj për të futur në burg individë apo grupe të caktuara! Apo kanë turp këta! Ky është skandal e kaluar skandalit! Puç i pastër kundër rendit kushtetues, në dhunim të hapur të ndarjes së pushteteve; barazisë para ligjit dhe të hierarkisë së normave! Ndërkohë, vendi është pa Gjykatë Kushtetues­e. Ndaj qeveria dhe pushteti monist bën qejf! Por ky skandal nuk mund mbulojë dot krimet shtetërore të trafikut të drogës dhe të damkosjes sonë të përbashkët...”, thotë ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania