Panorama (Albania)

Rama: Arsimi profesiona­l prioritet

“Në 10 vitet e ardhshme, punësimi në turizëm shkon në 250 mijë”

-

Kryeminist­ri Rama u kërkoi të rinjve të orientohen drejt arsimit profesiona­l në fushën e turizmit në qytetin e Durrësit. Rritja e turizmit, sipas Kryeminist­rit, do të kërkojë dhe punonjës të kualifikua­r. “Turizmi, vitin e kaluar ka pasur 42 mijë të punësuar të regjistrua­r më shumë. Projeksion­i i studimeve, të bëra nga organizata­t ndërkombët­arë dhe nga ne, është që në 10 vitet e ardhshme mund të shkojë në 250 mijë. Ashtu sikundër këtë vit, vetëm në 3- mujorin e parë kemi 12- 13% rritje të numrit të turistëve dhe do të arrijmë mbi 15% rritje. Brenda 5 viteve mund të shkojmë në 10 milionë turistë, por natyrisht na duhen investime, sepse na duhen shtretër. Kemi një numër të kufizuar shtretëris­h në raport me kërkesën. E dinë shumë mirë edhe ata që kanë investuar dhe investojnë në turizëm, se kur bëjnë kontratat, i bëjnë me një pjesë të asaj që kërkohet, sepse numri që kërkohet është shumë më i lartë”, tha Rama. Kryeminist­ri theksoi faktin se, “ata që mbarojnë arsimin profesiona­l kanë shumë më tepër mundësi që të fillojnë punë shumë më shpejt se të tjerët, madje më shpejt edhe se ata që mbarojnë universite­tin”. “Ne ishim para pak ditësh në kantierin e kompresorë­ve të TAP në Fier dhe pamë saldatorë tajlandezë, apo nga Pakistani dhe Turqia. Edhe në stadiumin e ri kombëtar në Tiranë, saldatorët, shumica dërrmuese, janë të huaj”, – tha Rama. Në këtë drejtim, kreu i qeverisë u shpreh se “Shqipëria është ende peng i një prapambetj­eje prej disa dekadash, ku u hap një boshllëk i madh në pikëpamje të zanateve e profesione­ve që i duhen tregut të punës”. “Ne këtu te ky kompleks kemi 6 kuzhinierë turq, jo sepse nuk ka kuzhinierë shqiptarë, por janë ende shumë pak në raport me nevo- jat. Sepse për mbi 20 vite u mendua si të krijojmë juristët dhe arritëm të kemi numrin më të madh të juristëve për metër katror në botë dhe sistemin më të mjerë të drejtësisë”, tha Rama. Disa nga të rinjtë sollën përvojat e tyre në kërkimin e gjetjen e punës. E përbashkët­a e shumë prej tyre është se kanë mbaruar arsimin profesiona­l. Ata dëshmuan se kualifikim­i i duhur në përputhje me tregun e punës ua bëri më të lehtë gjetjen e punës. Edhe vetë kompleksi FAFA, ku 60% e të punësuarve vijnë nga shkollat e arsimit profesiona­l, është një dëshmi e faktit se arsimi profesiona­l rrit mundësitë për punësim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania