Panorama (Albania)

Shitja e energjisë, KLSH: Dëmi ekonomik 2,8 milionë euro

"KESH shiti për 9 muaj energji me çmim të ulët te privati"

- DORINA AZO

Korporata Elektroene­rgjetike Shqiptare për muajt prill- dhjetor 2017 ka shitur energji te operatorët privatë të tregut me çmim më të ulët sesa ata ia kanë shitur OSHEE- së.

Diferenca e shitjes së energjisë te operatorët privatë dhe më pas e blerë nga OSHEE llogaritet në vlerën e 2,8 milionë eurove. Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit e cilëson shitjen e energjisë nga shteti me çmim më të lirë dhe të blerë sërish nga shteti me çmim më të shtrenjtë dëm ekonomik pa mundësi arkëtimi në kurriz të buxhetit dhe konsumator­ëve. "Nga auditimi i procedurav­e të blerjes së energjisë elektrike për periudhën prill- dhjetor 2017 dhe krahasimi me shitjen e po t? njëjtës sasi energjie n? t? njëjtën periudhë, sipas muajve respektivë nga kompania KESH SHA tek operatorët privatë t? tregut t? energjisë, vihet re një diferencë e madhe midis çmimit t? shitjes s? energjisë nga KESH SHA dhe çmimit të blerjes s? energjisë nga OSHEE SHA, me një diferencë në vlerën 2,831,747 euro, e ardhur si rezultat i diferencës së madhe midis çmimit t? shitjes s? energjisë nga Shoqëria "KESH" SHA kompanive E, G, A, dhe G etj. dhe çmimit të blerjes s? energjisë nga Shoqëria "OSHEE" SHA nga këto kompani", thuhet në raport. Kontrolli i Lartë i Shtetit e klasifikon si të ardhur të munguar në dëm të buxhetit. "Këta operatorë, energjinë e kanë blerë nga shteti shqiptar ( Shoqëria KESH SHA) dhe përsëri ia kanë shitur shtetit ( Shoqërisë OSHEE) me çmim shumë herë më të lartë duke i krijuar një humbje të drejtpërdr­ejtë buxhetit të shtetit dhe, në fund të fundit, një detyrim financiar që e paguan konsumator­i fundor shqiptar, vlerë, e cila përbën dëm ekonomik pa mundësi arkëtimi", citohet në raportin e KLSH- së për auditin e KESH.

 ??  ?? Drejtori i KESH, Agron Hetoja
Drejtori i KESH, Agron Hetoja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania