Panorama (Albania)

Gjiknuri: Rruga gati brenda qershorit, punime në akse të tjera

-

Qeveria nisi dje punimet për riparimin e asfaltit të dëmtuar në autostradë­n Tiranë- Durrës. Ministri i Energjetik­ës dhe Infrastruk­turës, Damian Gjiknuri, i shoqëruar dhe nga kreu i Autoriteti­t Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro, inspektuan dje nisjen e punimeve. Ministri Gjiknuri tha se ndërhyrja në aks për shkak të dëmtimit të lartë ishte emergjente. Ministri kërkoi mirëkuptim­in e qytetarëve, duke premtuar se punimet do të mbyllen brenda muajit qershor. "Dua që të na mirëkuptoj­në qytetarët sepse këto ndërhyrje vërtet krijojnë edhe probleme në trafik, por kantieret janë të domosdoshm­e, kantieri gjithmonë ka probleme, ndërhyrjet janë të domosdoshm­e, nuk ka mënyrë tjetër që pa kryer ndërhyrjet të realizohet edhe trafiku njëkohësis­ht. E rëndësishm­e është që janë marrë të gjitha masat që të punohet 24 orë. Siç e tha drejtori, brenda qershorit ky segment do të jetë plotësisht i rehabilitu­ar, pra, e gjithë rruga Tiranë- Durrës do të jetë plotësisht e riparuar dhe nuk do të kemi më ato probleme, do të jetë e hapur për trafikun. Pra, bëhet fjalë maksimumi vetëm dy javë shqetësim", u shpreh Gjiknuri. Ministri tha se me kontratën e Bankës Botërore do të ndërhyhet në të gjitha akset kombëtare të dëmtuara, që nga jugu deri në veri. "Ky nuk është segmenti i vetëm që ndërhyhet. Në të gjithë Shqipërinë, në muajt në vazhdim do të shikoni ndërhyrje serioze në shumë akse rrugore. Pra, janë të gjitha akset kryesore kombëtare që janë me këtë kontratë, qoftë në jug qoftë në veri, të cilat do të kenë ndërhyrje serioze përsa i përket rehabiliti­mit, përsa i përket mirëmbajtj­es normale ku do të eliminohen të gjitha ato probleme të trashëguar­a ndër vite", tha ministri. Kreu i Infrastruk­turës i dha përgjigje edhe shqetësimi­t të ngritur nga opozita dhe qytetarët për punimet, që bëhen në këtë aks në periudhën e sezonit turistik. “Duhet të kuptoni se kontrata e mirëmbajtj­es me Bankën Botërore prej 1300 km rrugë ka pasur problemet e veta të trashëguar­a dhe realisht, gjatë këtyre muajve ne përgatitëm të gjitha projektet. Zgjidhëm të gjitha ngërçet kontraktua­le dhe administra­tive që kishte mes këtij projekti, i cili ishte gati të dështonte dhe autoritete­ve shqiptare", deklaroi Gjiknuri.

 ??  ?? Ministri Gjiknuri, dje në autostradë­n Tiranë- Durrës
Ministri Gjiknuri, dje në autostradë­n Tiranë- Durrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania