Panorama (Albania)

SELA, I KURUAR PËR PROBLEME MENDORE NË BRITANI

- ALBI LALA

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi ditën e djeshme që të shtrojë në një spital psikiatrik 26- vjeçarin Qemal Sela, i cili pak ditë më parë kreu një krim makabër në Dibër, duke masakruar dy prindërit e tij.

Seanca u zhvillua paraditen e djeshme, ndërsa Sela nuk dukej në gjendje të mirë psikike. Ai madje ka folur edhe para gjyqtarëve të Krimeve të Rënda në lidhje me ngjarjen, duke treguar në një farë mënyre se vuan nga sëmundje të shëndetit mendor. “Ata që kam vrarë nuk janë prindërit e mirë, por dy hije. Kështu që grisini ato letra që mbani përpara o Gjykatë e korruptuar”, mësohet të ketë thënë nga kafazi Sela, gjatë seancës gjyqësore. Me kërkesë të Prokuroris­ë, Gjykata vendosi si masë sigurimi shtrimin e detyruar për Qemal Selën në Spitalin Psikiatrik në Shkodër. Qemal Sela, i cili prej kohësh jetonte në Britani, është kthyer në vendlindje dhe ka vrarë dy prindërit e tij. Dyshimet kanë qenë se vrasja ishte bërë për shkak të mosmarrëve­shjeve për pronën. Familja Sela ka në pronësi një hotel dhe llixha në Dibër. Qemal Sela, ditën kur është kthyer nga Britania, ka qëlluar me kallashnik­ov mbi dy prindërit e tij. Pas ngjarjes, Sela ka tentuar të largohet, por është rrethuar nga Policia, e cila i ka bërë thirrje që të dorëzohet. Dy viktimat e krimit tronditës janë Flaur Sela, 55 vjeç dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe.

NGJARJA Autori i krimit, Qemal Sela, punonte emigrant në Angli prej tetë vitesh. Ai ndihmonte financiari­sht dy prindërit, vëllain dhe motrën në Peshkopi. Këto të fundit menaxhonin një hotel që shërbente për llixha në lindje të qytetit. Prej disa vitesh, Flamur e Zeqimete Sela trajtonin afro 70 pushues në muaj në hotelin e tyre. Fqinjët thanë se ata njiheshin si njerëz shumë korrektë, punëtorë, bujarë. Një nga të afërmit e familjes Sela tha se fqinjët janë tronditur nga ngjarja e rëndë. “Flamuri dhe Zeqimetja kishin ngritur me stërmundim këtë biznes. Punonin ditë e natë për të fituar diçka. Çdo muaj vinin te hoteli i tyre 70- 80 persona, kryesisht nga Mati, Bulqiza, Shkodra, Laci, Kukësi etj. Ata ishin një familje e shkëlqyer”, thanë fqinjët e familjes Sela. Prokuroria ende po heton për të zbardhur motivet e ngjarjes së rëndë. Burime të besueshme thonë se një natë para krimit, brenda familjes Qemal Selaj ka debatuar me prindërit, vëllain e motrën në lidhje me pronësinë e hotelit. Emigranti u ka kërkuar llogari familjarëv­e të tij për paratë e dërguara gjatë tetë viteve, duke dyshuar se ato nuk janë menaxhuar si duhet ose mbahen të fshehura nga prindërit. Nata në famil- jen Sela nuk ka qenë aspak e qetë, por e tensionuar, e zhurmshme dhe e shoqëruar me sherre. Banesa e familjes Sela është e veçuar nga shtëpitë e hotelet e tjera të zonës dhe askush nuk ka dëshmuar diçka për Policinë lokale. Sakaq, burime zyrtare pranë Drejtorisë së Policisë Peshkopi pohojnë se gjendja e shëndetit mendor të Qemal Sela nuk është e mirë. Specialist­ët dhe drejtuesit dyshojnë se ai e ka kryer krimin e dyfishtë në kushtet e depresioni­t. Po sipas Policisë, i arrestuari për krimin e rëndë nuk ka dhënë sqarime rreth motiveve të vrasjes së prindërve.

HETIMET Sipas grupit hetimor, Qemal Sela ka qenë i paqartë në dëshmitë e tij dhe nuk ka dhënë ndonjë të dhënë të dobishme rreth motivit të krimit në familje. Madje as vëllai dhe motra e autorit nuk e kanë ndihmuar autoritete­t për të zbardhur të vërtetën e krimit të dyfishtë. Ata janë shprehur se Qemali ka mbërritur pranë familjes dy ditë para krimit. “Nuk e dinim se do të vinte. Patëm biseduar me telefon dhe nuk na pati thënë se do të kthehej. Nuk e dinim se nuk ishte mirë me shëndet. Fillimisht u gëzuam që u kthye, por kur e pamë se nuk ishte mirë, u Burime pranë grupit hetimor thonë për “Panorama”, se Qemal Sela ka qenë i kuruar edhe më parë për sëmundje të shëndetit mendor në Britani. Për këtë arsye, hetuesit shqiptarë do të dërgojnë një letërporos­i në Britani për të tërhequr kartelën mjekësore të 26vjeçarit, që ka punuar prej kohësh në vendin ishullor. Nga ana tjetër, janë marrë dëshmitë e të vëllait dhe të motrës, të cilët gjithsesi nuk kanë dhënë shumë të dhëna për motivin që e çoi Qemal Selën në vrasjen makabre të të dy prindërve të tij me kallashnik­ov. Vetë Sela nuk është në gjendje të japë dëshmi për oficerët e Policisë Gjyqësore, pasi gjendja e tij mendore është e rënduar. mërzitëm shumë”, kanë rrëfyer në Polici motra dhe vëllai i autorit. Ata kanë tentuar ta dërgonin për vizitë te mjekët në Peshkopi, por 26- vjeçari nuk është bindur. Të tronditur nga ngjarja e rëndë, oficerët e Policisë gjyqësore kanë menduar t’i rimarrin në pyetje dy pjesëtarët e familjes Sela në një moment tjetër, pasi ata të jenë më të qetë dhe më të stabilizua­r. Policia ka zbuluar se arma me të cilën Qemal Sela ekzekutoi pranë hotelit të llixhave dy prindërit, mbahej nga familja Sela për të mbrojtur biznesin. Ndërkohë, nuk është e qartë si mundi Qemali ta gjente aty ku mbahej e fshehur.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania