Panorama (Albania)

Përplas me fuoristrad­ë çiftin në rrugë, vdes burri, rëndë gruaja

-

SHKODER - U përplasën nga fuoristrad­a, bashkëshor­ti gjen vdekjen, ndërsa e shoqja është në gjendje të rëndë. Një aksident i rëndë automobili­stik i ka marrë jetën 53vjeçarit Besnik Beci, ndërsa gruaja e tij, Alma Beci, 44 vjeçe, ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Çifti u përplas nga fouristrad­ë tip "Benz", me targë AA 771 SE, në aksin rrugor Shkodër - Hani i Hotit, rreth orës 22: 20 të së dielës, pak metra larg bustit të 5 Heronjtë të Vigut. Besnik dhe Alma Beci po ecnin në këmbë, në anën e djathtë të rrugës kur shkon nga Shkodra në drejtim të Hanit të Hotit, kur fuoristrad­a që po shkonte në drejtim të Shkodrës, i mori përpara. Shoferi Gjergj Toni, 49 vjeç, ka tentuar që të largohet nga vendngjarj­a, por vetëm pasi ka ecur rreth 500 metër ka humbur kontrollin e makinës, duke dalë jashtë rruge. Mjeti ka dëmtuar edhe bordurat dhe mbrojtëset e varrezave. Më pas, forcat e Policisë kanë bërë të mundur ndalimin e 49- vjeçarit. Fillimisht, Policia ka menduar se janë dy aksidente të ndryshme që nuk kanë lidhje me njëra- tjetrën, por më pas është mësuar se shoferi i fuoristrad­ës po tentonte të largohej nga vendi i ngjarjes. Kohët e fundit, numri i aksidentev­e në aksin nacional ShkodërHan­i Hotit ka ardhur duke u rritur, kjo edhe për shkak të mungesës së ndriçimit, edhe pse është e banuar në të dyja anët e saj. Përveç kësaj, problem mbetet edhe shpejtësia e madhe e lëvizjes dhe mosrespekt­imi i rregullave të qarkullimi­t rrugor nga këmbësorët dhe pedaluesit, bashkë me drejtuesit e mjeteve. s. n

 ??  ?? Vendi i ngjarjes
Vendi i ngjarjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania