Panorama (Albania)

Berisha bën lëmsh Italinë, te Sampi shkon... Valoni

Mesfushori, drejt transferim­it në Itali, akord 7 mln euro

-

Periudha e merkatos shpesh lidh emra të ndryshëm futbollist­ësh me skuadra, te të cilat nuk do të luajnë kurrë.

Por, situata rëndohet atëherë kur në mediat e huaja përflitet për transferim lojtari, mbiemri i të cilit mund të jetë i përhapur në kampionati­n në fjalë. Një ngatërresë e tillë ka bërë xhiron e mediave italiane gjatë paradites së djeshme, teksa portalet pranë Sampdorias kanë raportuar transferim­in e portierit të Atalantës në vend të mesfushori­t Valon Berisha.

NGATËRRESA

Lajmi u raportua se Berisha dhe Atalanta i kishin dhënë fund bashkëpuni­mit mes tyre. Sipas asaj që raportoi "SecoloXIX" nga Xhenova, Berisha u tha që do të veshë fanellën e Sampdorias sezonin e ardhshëm. Jo vetëm kaq, por gazeta cilësoi se ka një akord dhe madje portieri i kombëtares sonë do të kryente vizitat mjekësore. Më tej, vijimësia e lajmit kishte të bënte me largimin e Vivianos dhe u tha që Berisha nuk do të ketë një rival të fortë për vendin e titullarit. Mirëpo, ky rezultoi të ishte vetëm një ngatërrim. Për gjithçka ishte shkruar, bëhej fjalë për Valon Berishën dhe jo portierin e kuqezinjve.

PËRGËNJESH­TRIMI

Pasi lajmi për gardianin e Atalantës u publikua në shumë prej mediave pranë Sampdorias, u bë më tej qartësimi se tratativa bëhet për mesfushori­n e Salsburgut, Valon Berishën. I raportuar më parë se rreth tij ka pasur edhe interesim nga Lacio, u saktësua se kishte një akord mes Sampdorias dhe se Berisha i Kosovës do të vishet shumë shpejt me ngjyrat e skuadrës nga Xhenoa. Lajmi fillestar për transferim­in e Etritit u fshi nga portalet pranë Sampdorias dhe u qartësua edhe nga vetë mediat që kishte pasur një ngatërresë të portierit Etrit Berisha me mesfushori­n Valon Berisha. Për këtë të fundit, specialist­i i merkatos italiane, Alfredo Pedulla, ka bërë me dije se bëhet fjalë për një akord Sampdoria- Salsburg prej 7 milionë eurosh dhe një bonus.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania