Panorama (Albania)

Gjermanët nisen për misionin "Rusi 2018", Lëv: Të gjithë sytë nga ne

-

Përgatitje­t e kampionëve të botës kanë përfunduar në Epan të Tirolit të Jugut. Sot skuadra niset drejt Rusisë nga aeroporti i Frankfurti­t drejt Moskës. Në Vatutinki, gjermanët do të kenë bazën e tyre gjatë turneut. Trajneri Lëv ka dhënë intervistë­n e tij të fundit përpara nisjes drejt Rusisë.

Vitorio Poco është trajneri i vetëm që ka fituar dy herë Botërorin, e keni takuar?

Në javët dhe ditët e fundit jo, por është një prioritet. Të shpallesh kampion për herë të dytë radhazi do të thoshte shumë. Është diçka që do të mbetet në histori. Kjo vlen për lojtarët dhe për mua si trajner. Prandaj do të bëjmë çdo gjë për ta arritur këtë gjë.

Nesër ( sot) niseni drejt Moskës, si është gjendja emocionale?

Jam shumë i entuziazmu­ar dhe pse ndiej një lloj presioni për punën e vështirë që na pret. Që do të thotë? Gëzohem kur stërvis skuadrën për një kohë të gjatë. Më pëlqen të punoj në fushë. Gjatë turneut më pëlqejnë shumë ndeshjet, duelet dhe situatat 50 me 50. Të luash kundër skuadrave të një kontinenti tjetër është diçka interesant­e. Çfarë e bën këtë Botëror kaq të vështirë? Skuadrat e tjera janë rritur që nga 2014. Franca është rritur, Spanja, Brazili dhe Argjentina janë skuadra që janë përmirësua­r shumë. Kur je kampionia në fuqi, fituese e Kupës së Konfederat­ave, atëherë je gjithmonë në shënjestër nga të tjerët. Për të fituar sërish duhet të funksionoj­ë çdo gjë në detaj dhe sigurisht duhet të kesh edhe fatin me vete. Në çdo takim duhet hyrë në lojë me mentalitet fitues, i zgjuar dhe i koncentrua­r që nga minuta e parë. Në të kundërt, mund të eliminohes­h shumë shpejt në ndeshjet direkte. Si e keni karikuar skuadrën? E kam përgatitur skuadrën që nga fillimi i marsit dhe tani në qendrën stërvitore. Ne trajnerët mundohemi të karikojmë skuadrën, duke i treguar se çfarë e pret. Suksesi është diçka që duhet të jesh i përgatitur. Përveç anës taktike dhe sportive, duhet të rrisim mentalitet­in fitues. Është e rëndësishm­e që skuadra të luajë e disiplinua­r dhe të dijë të përballojë trysninë. Këto janë faktorë që bëjnë diferencën në fund.

Kros ka thënë që kjo skuadër është më e rrezikshme me topin se ajo e 2014- s, e vërtetë?

Nga 2014- ta kemi rritur performanc­ën në lojën tonë, ashtu si dhe skuadrat e tjera. Nëse luajmë si ndaj Austrisë, atëherë nuk jemi një skuadër e madhe. Në fazën sulmuese jemi shumë mirë, por në turne të tillë që të fitosh, duhet të kesh një mbrojtje kompakte. Është rritur fryma e grupit gjatë përgatitje­ve? Kjo nuk ndodh me një shtypje butoni. Në fillim disa lojtarë ishin të pasigurt nëse do të ishin pjesë e skuadrës në Rusi. Me 27 lojtarë ishte e vështirë të shihje unitet. Por, mbas vendimit për të larguar lojtarët e panevojshë­m, secili nga djemtë e kuptoi pozicionin e tij. Ky ishte për shumë lojtarë një çlirim. Mbështetem shumë te veteranët, ata nuk shfaqin ego të tepruar në stërvitje, por janë shembull për të rinjtë.

Luani pa yje si Nejmar, Ronaldo dhe Mesi, është ky një avantazh?

Në 2014- ën ishte një avantazh, pasi nuk kishim yje, por një skuadër. Ku i dihet, mund të ndodhi përsëri kështu.

Si e parashikon­i grupin me Suedinë, Meksikën dhe Korenë e jugut?

Të gjitha skuadrat janë në nivel të lartë. Suedia dhe Koreja e Jugut janë skuadra të parehatshm­e. Meksika është një skuadër e fortë teknikisht dhe ka shumë kualitet. Ata janë kundërshta­rë shumë të fortë. Janë shumë të sigurt me topin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania