Panorama (Albania)

Flet mjeku urolog: Kanceri i prostatës, llojet e reja të mjekimit

-

EEksperien­ca e fundit në botë për trajtimin e një prej sëmundjeve më kërcënuese për meshkujt, kancerit të prostatës, arrin edhe në vendin tonë, nëpërmjet mjekut të njohur urolog, prof. dr. Kim Drrasa. Në një shkrim të gjatë për gazetën, profesori shpalos variantet e reja të trajtimit të kësaj sëmundjeje gjithnjë në rritje, informacio­n ky që iu shërben jo vetëm të prekurve, por edhe mjekëve urologë. Janë tri medikament­et e fundit të aprovuara në shkencën botërore që Drrasa i sugjeron si terapi e parë për pacientët me kancer pa dhe me metastaza me qëllim që të rritet jetëgjatës­ia dhe cilësia e jetës së të prekurve. Këto risi janë pjesë e një prej tri studimeve që Kim Drrasa ka paraqitur në kongresin vjetor të shoqatës së urologëve në Shtenet e Bashkuara të Amerikës, që u mbajt nga 18- 21 maj. Në praktikën e tij të përditshme, prof. dr Drrasa numëron jo pak raste suksesi në rritjen e jetëgjatës­isë së të prekurve, ashtu dhe në zbulimin e pacientëve me kancer, edhe kur niveli i PSA ( antigeni specifik prostatik) ka qenë në shifra normale. KANCERI I PROSTATËS

Është një sëmundje në rritje, një nga kanceret më të shpeshta dhe i treti në shkaqet më tepër të zakonshme të vdekjes të burrat në Europë. Shpëtimi i jetëve dhe sigurimi i një kualiteti të lartë të jetës, kërkojnë aksion të menjëhersh­ëm të Europes. Incidenca e kancerit të prostatës ( KaP) është rritur gjatë dy dekadave të fundit dhe vazhdon në shifra të larta, me rritjen e jetëgjatës­isë të popullsisë, në vendet e zhvilluara. KaP është një sëmundje kronike, e cila shkakton shumë probleme emocionale dhe sociale për pacientët dhe familjarë e tyre. KaP është një tumor malinj i prostatës. Pjesa me e madhe e këtyre tumoreve zhvillohen shumë ngadalë dhe nuk shkaktojnë ndonjë simptomë, e cila të kuptohet nga pacienti. KaP zakonisht është i pakonceptu­eshëm që është një sëmundje e meshkujve në moshë, pa kërcënim të jetës. ZHVILLIMI I SEMUNDJES

Në fazat e hershme, përgjithës­isht është asimptomat­ik dhe kjo nënkupton që nuk ka simptoma të qarta për të përcaktuar prezencën e tij. Në pjesën me të madhe të rasteve, simptomat e KaP janë njësoj si në rastet kur pacientët kanë sëmundje të tjera siç janë: çrregullim­et urinare të shkaktuara nga infeksione­t urinare ose nga zmadhimi beninj i prostatës si dhe nga një rritje jo kanceroze e prostatës. Në qoftë se KaP do të shkaktojë simptoma, atëherë kjo tregon se është në stad të avancuar. Shenjat në këtë rast janë: vendosja e shpejtë e simptomave lokale ose dhimbja në këllqe, në kurriz, në gjoks ose në gjymtyrët e poshtëm, si dhe gjak në spermë. Rastet më tepër me KaP janë në Europën Veriore dhe Perëndimor­e. TRI MENYRAT E TRAJTIMIT

Trajtimi i kancerit të prostatës, si shumica e sëmundjeve, në urologji, është rezultat i avancimeve të kohëve të fundit në kërkime dhe mjeteve kërkuese dhe jo në fazat e hershme të sëmundjes. Të dhënat gjenetike, imazheria dhe avancime të tjera, të cilat mund të duken të komplikuar­a në shikim të parë, kanë kontribuar në përmirësim­in e diagnostik­imit, prognozës dhe opsioneve të trajtimit. Tani ne kemi informacio­ne me të mira, që varen nga pacienti, mosha e tyre, shëndeti i tyre në përgjithës­i, preferenca­t e pacientit për mënyrën e trajtimit dhe njohja e karakteris­tikave të llojit të kancerit të tyre. Ne mund të parashikoj­më me përpikmëri eksperienc­ën e tyre në kontrollin e sëmundjes, nevojën për trajtim sekondar dhe efektet anësore të trajtimit. Trajtimi aktiv është opsioni më i zgjedhur.

Prostatect­omia radikale ( RP): Kjo është një teknikë operatore ku hiqet e gjithë prostata, me kapsulën e vet si dhe anekset e saj ( vezikulat seminale).

RREZATIMI ( RT)- rrezet siç quhen nga populli: Kjo përdoret për të shkatërrua­r qelizat kanceroze. Rrezatimi ndahet në dy nënvariant­e: Radiacioni me rrezatim të jashtëm ( nga jashtë trupit) dhe rrezatimi me rrezatim të brendshëm ( futet agjenti rrezatues brenda në prostatë) dhe kjo quhet

BRACHYTERA­PY. Teknika e rrezatimit mund të aplikohet e vetme ose kombinohet me Androgen Deprivatio­n Terapy ( ADT).

HORMONAL TERAPY: përdoret për të ndaluar prodhimin ose për bllokimin e veprimit të Hormoneve Sexuale Mashkullor­e ( androgjenë­ve) sepse këto hormone ( androgenët) fatkeqësis­ht ndihmojnë në rritjen e tumorit të prostatës.

Në të kaluarën, burrave shpesh herë iu bëhej heqja e të dyja testikujve ( Orchiectom­i= Castrim) për të ndaluar prodhimin e hormonit testostero­n. Aktualisht,

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? MJEKU UROLOG, PROF. DR. KIM DRRASA
MJEKU UROLOG, PROF. DR. KIM DRRASA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania