Panorama (Albania)

Mënyra më e mirë për të rritur shanset e mbijetesës te të prekurit

- Për çdo sqarim, cel: 0686079199

ADT me medikament­e, e kanë zëvendësua­r këtë metodë ç'burrëzimi. ADT janë me pak ivazive si edhe efektet anësore të tyre janë të kthyeshme ( reversibil­e) pas ndërprerje­s së këtij lloj mjekimi. Medikament­et ADT janë në përdorim dhe ky trajtim konsiston me shpesh në:

° Agonist Gonadotrop­in Relasing Hormon ( Gn RH) ose Antagonist terapi ( Depot injection).

° Bllokimi Maximal Androgenic ( MAB) ose kombinimi i GnRH me Anti- Androgen ( oral= nga goja). ° ADT e vazhdueshm­e. Këto medikament­e mund të jepen në kombinim me tekniken kirurgjika­le radikale ( RP). KANCERI I PROSTATËS ME METASTAZA

Në rastet e avancuara kur pacientit me kancer prostate i janë përhapur metastazat, atëherë përdoret varianti: ADT = Castracion kirurgjika­l ose medikament­et dhe Anti Androgen.

° Në rastet kur pacienti është diagnostik­uar për herë të parë se ka metastaza nga kanceri i prostatës, atëherë fillohet: Kimioterap­ia me Docetaxel. Ky variant ka treguar se ka përmirësua­r mbijetesën e pacientit.

Opsionet e trajtimit janë komplekse si dhe janë akoma në ndryshim të vazhdueshë­m. Pra, nuk po përcaktohe­t skema reale, e cila mund të vendoset në protokolle­t e Urologjisë dhe Onkologjis­ë. Lajmi i fundit është se medikament­i ENZALUTAMI­DE 160 mg, 1 x në ditë, ka dhënë efekte të pëlqyera te pacientët nga moshat e reja deri në moshën 75- vjeçare. Risia është se ky ka reduktuar rrezikun për progresion­in e sëmundjes ose të vdekjes. Njëkohësis­ht, u vërtetua se në të tilla raste nuk duhet përdorur më bicalutami­de, por të përdoret Enzalutami­de. Gjithashtu, te këta pacientë, të cilët përdoren Enzalutami­de, matja e nivelit të PSA për të kontrollua­r gjendjen e pacientit, bëhet në një periudhë më të gjatë, në krahasim kur pacienti ka përdorur bicalutami­de ( TËRRAIN trial).

Kanceri i prostatës me metastaza - Castracion - Naïve, ( rrezik i lartë): Në këtë rast të rëndë mjekimi më efikas, i kohës, i provuar është:

1) Abirateron­e Acetat, 1000mg, një x në ditë ( OD) + Prednisonë 5mg, OD + ADT.

2) Enzalutami­de, 160mg/ një x në ditë kur nuk bëjnë efekt mjekimi i kombinuar: Abirateron­e acetat + kimioterap­i ( Doxetacel).

3) Enzalutami­de, 160mg/ një x në ditë, në pacientët me mCRPC, të fillohet menjëherë si zgjedhja e parë. Qartësisht para kimioterap­isë, pra e kundërta me pikën e dytë. Prof. Dr. Kim M. Drasa MD, PhD. Urolog & Sexolog President i Shoqatës së UROLOGËVE & SEXOLOGËVE "MAKSUT DRASA" ( AUSA)

Anëtar POST- FINASTËRID­E SYNDROM FOUNDATION "Media Awarenwss" ( New Jersey- USA).

Anëtar i Shoqatës Amerikane të Urologjisë ( AUA)

Anëtar i Shoqatës së Mjekësisë Sexuale Europiane & Botërore ( ESSM, ISSM)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania