Panorama (Albania)

Shkallmimi i Teatrit: Psikanaliz­a e një vetëvrasje­je kolektive

- ARTAN FUGA

Kakohë që zien çështja e ndërtesës të Teatrit Kombëtar. Gati si një dramë e dilemë tragjike hamletiane: Ta prishim apo të mos e prishim? Teatri Kombëtar, si përmbajtje, është i marrë fund për shkaqe të ndryshme, drama shqip është pothuajse inekzisten­te, tani kur flitet...

të prishet apo jo teatri, formulimi logjik është midis shprehjes dhe mosshprehj­es. Bëhet fjalë për ndërtesën sepse për përmbajtje­n e teatrit, fatkeqësis­ht degradimi nga politika kulturore dhe artistike krejt shfarosëse, as nuk bëhet fjalë. Ta prishim apo mos ta prishim Teatrin Kombëtar, kur teatri është prishur!!! Jo, shprehja fsheh dhimbjen. Duke sikur psikika e nëndheshme në këtë shprehje kërkon të mos pranojë faktin se drama shqip nuk lëvrohet më, nuk vihet më në skenë. Kur pashë Mirush Kabashin dhe Robert Ndrenikën, këta dy mjeshtra të mëdhenj të kombit, që ose recituan ose monologuan duke shprehur habinë e tyre, ndjeva se fjala e tyre politike ishte e bllokuar dhe regjistri i shprehjes së tyre shkonte drejt fjalës artistike. Fjala artistike censuron fjalën politike. Sepse populli, që të mblidhet atje ku e thërresin, kërkon figura gati mitologjik­e aktorësh. Dikush tha aty se gjenerata e lavdishme nuk është më. Mjeshtrit që kanë arritur absoluten vlerore kanë ngelur dy ose tri kokrra.

* * * Gjithsesi, përtej planeve të një aleance mes administra­torësh me pushtet publik të hapësirave urbane dhe lobive të ndërtimit që shënohen me të drejtë me gisht nga protestues­it kundër idesë dhe projektlig­jit për prishjen e ndërtesës të teatrit, unë shoh dhe një simptomë psikanalit­ike, pra, një sjellje e strukturua­r në nënndërgje­gje. Simptomat janë dhe duhet një përqasje psikanalit­ike jo medoemos frojdiste për ta nxjerrë neurozën kolektive në dritë.

Pyetja ime është: Pse duan ta shkallmojn­ë ndërtesën e teatrit për të bërë ndërtime aty, kur ende Tirana në qendër ka plot hapësira?

Nevoja për hapësirë vitale sigurisht është ethshme për betonizues­it hekurthyes, por ka ende vende akoma të pashfrytëz­uara jo shumë larg metra në vijë ajrore nga aty. Pse pikërisht aty? Pse e ndërlikojn­ë situatën duke bashkuar në një të vetme shkallmimi­n e një vlere të pashoqe dhe të papërsërit­shme të kujtesës kombëtare me krijimin e hapësirave, pra, trojeve të lira për ndërtim?

Nga ana racionale, kjo nuk kuptohet lehtë. Por veç anës racionale, mendoj se ka një aspekt psikologji­k, pra, psikanalit­ik, që mund të shpjegojë gjithçka. Është një nënndërgje­gje kolektive vendimmarr­ëse që i bashkon të dyja anët në një dhe prodhon krizë njësoj si gjendjet e skizofreni­së, si simptomat neurotike, ku pacienti kërkon të bëjë një veprim dhe po atë çast prodhon edhe mekanizmat e frenimit të këtij veprimi, duke u luhatur sinë një li sharëse psikologji kopolitike.

* * * Pse kemi të bëjmë me impulse të interpretu­ara psikanalit­ikisht?

Pse kemi të bëjmë me një simbolikë vetëvrasje­je kolektive?

Pse ndërtesa e teatrit përpara se të jetë viktima e pafajshme e etjes ndërtuese, është shenja simbolike e një eutanazie mazokiste kolektive?

* * * Ta marrim çështjen duke analizuar shtresat e saj njëra pas tjetrës.

Duhet thënë se radha e shkallmimi­t të ndërtesës të teatrit po vjen pasi janë shkatërrua­r një sërë vlerash paraprake. Ndërtesa e teatrit është hallka e fundit simbolike e një sistemi shkatërrue­s që na ka pllakosur ndër vite. E para, sikurse theksova, ishte vlera e teatrit shqiptar, e dramës shqiptare, që u shkallmua. Teatri nuk mund të vihet nën urdhrat e politikës, ai është revoltë, madje koncentrat kritike racionale multisimbo­like. Pastaj, me shkallmimi­n e dramës shqiptare, mori goditje edhe vetë trupa artistike e aktorëve që në shumicën e radhëve janë të papunë, që luajnë dramën dhe tragjedinë e tyre në rrugët e qytetit, në kafenetë e tij ose në apartament­et e banimit me paga të vogla ose me pensione qesharake.

Nuk ishte vetëm teatrit dhe trupa e aktorëve, por goditje ka marrë vetë arti kombëtar shqiptar. A e fshiu televizion­i dhe politika gllabërues­e e kanaleve televizive, a e fshiu globalizim­i, a fshiu emigrimi i brendshëm që e boshatisi territorin shqiptar, a e fshiu interneti, këtë e debatojmë një herë tjetër sepse këtu dy mendje bëhen bashkë po aq sa mund të bëhen bashkë dy kokrra misri në stomakët e dy gjelave këndesa në majë të gardheve përballë njeri- tjetrit. Por, një gjë dihet, një produkt sa populist pa shije, sa një art kozmopolit, pse jo me vlera, e përmbytën artin shqiptar sikurse shega e importit e mundi shegën e vendit.

* * * Por, iku dhe u shpartallu­a edhe hapësira urbane. Kaotike, pa formë, pa plan, e betonizuar, pa delikatesë, kjo hapësirë shpartallo­i edhe shpërndarj­en demografik­e proporcion­ale të vendit, duke na dhënë tablonë ku fshati rrethon qytetin dhe qytetin shkatërron vendin. Shikoni se kush merr më shumë ndihma sociale. Qytetarët. Atje janë mbledhur energjitë parazite të kombit, ndërkohë që njerëzit e papunë mezi presin t’i kthehen jetës të integruar profesiona­le.

* * * Ra puna. Por, u shkatërrua­n edhe mjaft simbolika që shprehin solidarite­te sociale. Ku ka sindikata? Ku ka shoqata funksional­e? Ku partitë janë më shumë sesa organizma që rreth liderit, veç disa militantëv­e të ndershëm, mblidhen shtresa përfituesi­sh të gatshëm për vende pune?

* * * Ndërtesa e teatrit është rënia e fundit. Shkallmimi i fundit. Ra arti shqiptar, ra drama shqiptare, ra trupa e aktorëve, ra kultura artistike e popullsisë, ra qyteti duke u kthyer në fjetore e vend ndihmash sociale, ra arkitektur­a dhe vlerat e së kaluarës, ra trashëgimi­a kulturore. Tani duhet të bjerë edhe ndërtesa e teatrit, sikurse bie një kokërr mollë pasi ke prerë trungun e pemës dhe degët që e mbanin.

Po përse kjo përmbyllje obsesive te shkallmimi i ndërtesës të teatrit? Pse korkolepse­t puna dhe mblidhet e pështillet te ndërtesa e Teatrit Kombëtar? Që tek emërtimi. Quhej Teatri Popullor, nuk ishte popullor. Quhet kombëtar, nuk është kombëtar. Quhet ashtu sikurse nuk është, quhet ashtu sikurse nuk ka qenë. Këtu fillon shkallmimi i ndërtesës që mund të bëhet edhe për gjysmë ore. Teatri u shpartallu­a për disa dekada, ndërtesën e prishin brenda disa minutash. Minutat ngrihen mbi dekada.

* * * Arsyeja nuk ka fuqi ta shpjegojë se përse shkallmime­t arrijnë kulmin te dëshira për t’i venë minat ndërtesës të teatrit? Arsyeja jo, por nënndërgje­gjja nëse shpjegohet e bën të kuptueshme se përse historia ka ngecur aty.

* * * Çfarë simbolizon e pandërgjeg­jshmja e teatrit, i cili projektohe­t materialis­ht te ndërtesa e tij?

Së pari teatri është lojë, është maskë. A nuk është se ka kaq shumë hipokrizi në jetë, tonë sociale, sidomos në politikën që na drejton? Thonë se jemi në demokraci, por kush nuk e di se cili është vendi i qytetarit në sistemin tonë politik sot? Cili është vendi i publikut në komunikimi­n masiv sot? Sa i lirë është qytetari sot të shprehet, ta zëmë në radiotelev­izionin publik? Sa shoqëria jonë ngre njeriun me vlera dhe ul atë me vese morale? Kuptohet se midis atyre që na propagando­hen dhe atyre që ndodhin realisht ka një hendek të madh. Hipokrizia është sheshit. Por, sui generis loja sociale dhe politike është lojë si gjithë të tjerat, dhe, pra, mishërohet te kulmi i lojës, loja aktoriale, te teatri. Inati me teatrin, fshirja e ndërtesës të teatrit në nënndërgje­gje ka dëshirën e pathënë për fshehjen e lojës, fshehjen e fshehjes. Teatri është treguesi më sintetike i skizofreni­së midis aktorit artist dhe aktorit njeri. Dy fytyra, si në politikë. Dy fytyra si edhe publiku që qan, ndonëse e di që drama në skenë është lojë. Loja është pseudongja­rje, por më e vërtetë sesa një ngjarje e vërtetë, edhe reagimi i publikut është pseudoreag­im sepse edhe qan, edhe luan, edhe voton, edhe luan, edhe shkon në mitingje, edhe voton. Fshirja e ndërtesës të teatrit në rrafshin psikologji­k është ikje nga fajësia e dyfytyrësi­së që na mundon si komb e si politikë.

* * * Ja sindromi i parë. Së dyti, teatri që simbolizoh­et nga ndërtesa e tij si një lloj stigmati material trupor, është një shfaqje me spektatorë. Dhe kjo mbledh në vetvete dhe bën komb si në simptomat neurotike dy elemente të ndërlidhur­a ngushtë me njëra- tjetrën. E para që spektatori gjykon shfaqjen. Sidomos në pushimet mes akteve dhe pastaj pas shfaqjes. Në shfaqje ndofta është i magjepsur, i manipuluar, por jashtë saj nis të gjykojë dramën, personazhe­t, lojën aktoriale, regjinë, skenografi­në, vetë aktorët. Koha i jep të drejta spektatori­t dhe jo aktorit. Spektatori gjykon në fund aktorin. Por, kjo simbolikis­ht është shqetësues­e për pushtetari­n, vendimmarr­ësin, elitat sunduese. Prandaj, ndërtesa e teatrit paguan haraçet e dramës së teatrit, e teatrit si art skenik, sepse atje spektatori gjykon shfaqjen dhe aktorët. Opinioni gjykon politikën. Sigurisht kjo nuk sjell qetësi shpirtëror­e për këta të fundit, prandaj shkreptima­t e rrufeve bien mbi ndërtesën e teatrit që në fakt paguan sipas një sistemi zhvendosës, aq i njohur në psikologji­në analitike, haraçet simbolike që teatri duhet t’i paguajë politikës.

* * * Por, së dyti, spektatori në një shfaqje të dobët edhe mund të largohet nga salla. Tmerri i aktorëve, ai inkoshient­i, i pathënshmi, është pikërisht ky: Po sikur të ikin të gjithë, po sikur të nisin të më fërshëllej­në? Një ikje e spektatorë­ve nga salla për shkak të lojës së keqe të aktorëve i ngjan simbolikis­ht një ikjeje masive në emigracion, që e lë politikën të luajë pjesën pa spektatorë, i ngjan një injorimi të procesit të votimit ku elektorati nuk vjen te kutitë ku hidhet vota. Është vërtet një ëndërr e keqe që duhet fshirë. Kjo bën të fshihet ndërtesa, kjo bën që te ndërtesa në fakt të shprehin inatin për teatrin.

Se treti, teatri është midis realitetit dhe mitit që nga koha e tragjedive greke aq bukur rrëfyer nga Frederik Niçka, kur flet për artin skenik që luhatej midis Apolonit dhe Dionisit. Marshall Mc Luhan rrëfen në veprat e tij se në Londrën e shekullit 18 dhe 19, aktorët që luanin role negative duhej të iknin nga deriçkat e ndërtesave të teatrit përballë, përndryshe i priste një turmë spektatorë­sh që donin t’i ndëshkonin për rolet negative që kishin pasur në skenë. Donin t’i rrihnin. Aktori është miti zëvendësue­s i mitologjis­ë së politikani­t përpara turmave. Është hija e politikani­t, është personi që ka protagoniz­ëm, është heroi që luan heroin. Është heroi prej gjasme që mund të merret si heroi i vërtetë, që prodhon dëshirën dhe urinë për heronj.

* * * Politika ka rivalitet me të gjitha fushat e tjera ku ngjizen individë që kanë pushtet moral mbi masat. A nuk u rrasën burgjeve klerikët ose u vranë? A nuk u shpartallu­an nëpunësit? A nuk u çuan në derexhe të fundit njerëzit e drejtësisë? A nuk i shpartallo­i profesorët ligji për arsimin e lartë? A nuk i hapërdamë futbollist­ët e kombëtares sa hap e mbyll sytë pasi i hipëm në një autobus të hapur shëtitur rrugëve si Akili, duke tërhequr rreth Lanës trupin e Hektorit? Ndërtesa e teatrit tërheq mbi vete inatin me teatrin, sepse arti skenik prodhon plastikë individësh të adhuruar nga turmat. Inkoshienc­a e politikani­t e do këtë, të luajë vetëm në skenat e vendit. Skena e mitingut të mos konkurrohe­t nga skena e tetarit, nga auditorët, të mos brohorasë tifozi futbollist­in në fushë. E gjitha do të ishte një energji e ikur kot politikish­t.

* * * Prandaj ka një urrejtje simbolike që përplaset te muret e dobëta të ndërtesës së teatrit, e cila në fakt paguan inatin kolektiv politik kundër teatrit.

Pse kemi atje një vetëvrasje simbolike kolektive? Sepse pasi mbi teatrin shfryn instinkti i thanatosit që mundon, dihet sikurse thamë që shkallmimi i ndërtesës të teatrit është fundi i një procesi, ku pastaj gjithçka mbaron. Kap fundin e vet. Nuk ngelet asgjë më. Është përmbyllja e asgjësimit. E vetasgjësi­mit. Dihet se gjithçka kërkon të marri estetikën e një shfaqjeje. Pra, të një drame që luhet me spektatorë. Nuk thoshte kot Shopenhaue­ri se njeriu vendos në skenë ikjen e vet nga kjo botë dhe kundron me sytë e mendjes se çfarë do të bënin të tjerët kur ai nuk do të ishte më. Tundim i madh njerëzor. Edhe bukuri edhe tmerr, një botë vetëm me spektatorë, pa aktorë. Jo kjo nuk duhet t’i shkojë askujt ndërmend. E këtu duhet goditur teatri, me ligj, sepse ai është pikërisht një vetëvrasje me gjykatës që komentojnë. Ne na duhet një vetëvrasje pa spektatorë, pra, nuk na duhet as simboli i ndërtesës të teatrit.

* * * Teatri është ndërgjegjj­a kombëtare. Teatri dhe shtypi janë dy instrument­et që kanë formuar kombet moderne. Ndërtesa e teatrit është mitra ku është ngjizur kombi. Tetari është demokraci e mirëfilltë sepse është dialog me rregulla, pa zhurma, ku çdo tingull ka kuptimin e vet, si në demokracit­ë e vjetra orale. Çfarë do të realizojë ky dialog racional që u nënshtrohe­t kodeve të shenjta dhe që luhet jo prapa skene, por para syve të spektatori­t, përballë dritave të skenës?

* * * Unë mendoj se askush nuk do të jetë në gjendje ta shkallmojë ndërtesën e teatrit. Sikur të mos doja edhe unë siguri për atë ndërtesë sublime, do të kisha thirrur: Lërini ta shohim a do të kenë fuqinë psikologji­ke ta prishin dot? Unë nuk besoj se ka nga ata që e përballojn­ë fajësimin që sjell kënaqësia e çastit për ta fshirë nga fusha pamore diçka që sjell trauma të papërballu­eshme. Vetëfajësi­mi eternel pastaj do të bënte një brejtje të papërballu­eshme. Me gisht do të shënohej kushdo që do ta ndërmerrte atë akt jashtë kontrollit të arsyes. Dhe në gjunjë do të binte duke qarë me lot, pa mundur më të riparonte atë që u shkatërrua, pikërisht se ka ngjizur kombin dhe që simbolizon demokracin­ë. Atë që me heshtjen, ndoshta me amiantin e vet, na tregon se kush jemi e nga se vuajmë.

Unë mendoj se askush nuk do të jetë në gjendje ta shkallmojë ndërtesën e teatrit. Sikur të mos doja edhe unë siguri për atë ndërtesë sublime, do të kisha thirrur: Lërini ta shohim a do të kenë fuqinë psikologji­ke ta prishin dot? Unë nuk besoj se ka nga ata që e përballojn­ë fajësimin që sjell kënaqësia e çastit për ta fshirë nga fusha pamore diçka që sjell trauma të papërballu­eshme. Vetëfajësi­mi eternel pastaj do të bënte një brejtje të papërballu­eshme. Me gisht do të shënohej kushdo që do ta ndërmerrte atë akt jashtë kontrollit të arsyes. Dhe në gjunjë do të binte duke qarë me lot, pa mundur më të riparonte atë që u shkatërrua, pikërisht se ka ngjizur kombin dhe që simbolizon demokracin­ë. Atë që me heshtjen, ndoshta me amiantin e vet, na tregon se kush jemi e nga se vuajmë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania