Panorama (Albania)

Plumb në zarf në makinë, i riu nga Fieri: Jam i frikësuar

-

FIER - Një kërcënim i hapur për një djalë të ri në Fier, i cili ka mbetur i shokuar nga ajo që ka gjetur në makinën e tij. A. N., 30 vjeç, me banim në Fier, ka bërë kallëzim në Polici paraditen e kësaj të hëne, duke denoncuar çfarë i ka ndodhur. I riu ka deklaruar para oficerëve të Policisë se rreth orës 07: 30 të ditës së djeshme, në mjetin e tij tip "Toyota", parkuar pranë banesës, në fshirësen e xhamit, ka gjetur një zarf me një fishek brenda. I frikësuar mbi atë që mund t'i ndodhë, duke e mar- rë si kërcënim të pastër, bashkë me zarfin, ai është paraqitur në Polici. "Jam i frikësuar nga kjo gjë. Nuk di të kem pasur përplasje me ndonjë apo t'i kem rënë më qafë ndokujt. Unë shoh hallet e mia dhe nuk kam lidhje apo detyrim ndaj askujt", mësohet të ketë thënë ai, ndërsa ka kërkuar që të merren masa sepse nuk ndihet i sigurt pas kësaj që i ka ndodhur. Por, për shkak se çështja është ende nën hetim, nga Policia nuk bëhen me dije më shumë detaje mbi rastin. I riu nuk është i punësuar askund dhe jeton me prindërit. Aktualisht po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifiki­min dhe kapjen e autorit. "Më datë 11.06.2018, shtetasi A. N., vjeç 30, banues në Fier, kallëzon se rreth orës 07: 30, në mjetin e tij, tip "Toyota", parkuar pranë banesës, në fshirësen e xhamit, ka gjetur një zarf me 1 fishek. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifiki­min dhe kapjen e autorit. Nenet 84 e 278 të Kodit Penal", bën të ditur Policia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania