Panorama (Albania)

Pagesa për Rrugën e Kombit nis pas verës, 100 lekë kalimi për kuksianët

Pagesa do të fillojë më 17 shtator, në mbyllje të sezonit turistik

-

Banorët e Kukësit do të paguajnë 100 lekë të rinj për një kalim në Rrugën e Kombit, ndërsa tarifimi do të fillojë menjëherë pas sezonit turistik.

Pas bisedimeve të zhvilluara me përfaqësue­sit e biznesit të Kosovës dhe Shqipërisë, duket se qeveria ka pranuar propozimin e tyre për të shtyrë rinisjen e zbatimit të tarifës në Rrugën e Kombit pas përfundimi­t të sezonit turistik. Është rënë dakord që kalimi me pagesë të nisë më 17 shtator. Mësohet se mes qeverisë dhe kompanisë koncesiona­re është arritur marrëveshj­a pas negociatav­e 60- ditore, që pas protestës së banorëve të Kukësit në pikën e pagesës së tarifës së Rrugës së Kombit.

PËRFITUESI­T Janë disa kategori që do të përfitojnë çmime të reduktuara ose preferenci­ale gjatë kalimit të tyre në rrugën Milot- Morinë. Privilegji­n më të madh do ta kenë të gjitha automjetet e regjistrua­ra në qarkun e Kukësit, të cilat do të paguajnë një tarifë prej 100 lekë me TVSH për një kalim. Përdoruesi­t e qarkut të Kukësit do të kenë mundësi të blejnë një abone, të cilën do ta paraqesin në sportelin elektronik të postblloku­t dhe kjo abone do të vlejë për 44 kalime në muaj me këtë tarifë të reduktuar. Por reduktim tarife do të ketë gjithashtu edhe për linjat e transporti­t publik, që kryejnë udhëtime nga dhe për në qytetin e Kukësit. Tarifa e tyre e kalimit do të jetë gjithashtu 100 lekë me TVSH për një kalim. Një tjetër kategori që përfiton nga reduktimi i tarifës, janë dhe përdoruesi­t e shpeshtë të rrugës, ku përfshihen qytetarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës, të cilët e përdorin aksin rrugor në mënyrë të vazhdueshm­e. Duket se negociata që është arritur mes qeverisë dhe kompanisë koncesiona­re do të përfshijë dhe bonuse për ata që e përdorin më shpesh rrugën. Reduktim të tarifës do të ketë edhe për ata pronarë automjetes­h apo kompani që e përdorin më shpesh rrugën, pavarësish­t nëse janë qytetarë të qarkut të Kukësit apo të Republikës së Kosovës. Edhe për ata do të ketë reduktim në tarifë. Fatu- ra për politikat lehtësuese do t’i kalojë buxhetit të shtetit, i cili për 30 vite mësohet se do t’i paguajë koncesiona­rit 48.5 milionë euro. Më 31 mars, banorë të qarkut Kukës protestuan në pikën e re të pagesës së tarifës së Rrugës së Kombit, e cila sapo kishte nisur nga puna, në zbatim të marrëveshj­es koncesiona­re të qeverisë me një kompani vendase. Protestues­it u përplasën me Policinë, me pasojë djegien e sporteleve të pagesës dhe duke e nxjerrë jashtë përdorimit sportelin. Pas protestës pati të arrestuar, disa prej të cilëve ndodhen ende në burg, ndërsa qeveria kërkoi ndjesë për mungesën e sqarimit dhe komunikimi­t me banorët që prekeshin nga kjo tarifë. Kryeminist­ri Rama premtoi se brenda 60 ditëve, qeveria do të paraqesë para banorëve tarifën e re për banorët e qarkut të Kukësit, por u shpreh i vendosur se të gjithë do të paguajnë për përdorimin e autostradë­s MilotMorin­ë.

 ??  ??
 ??  ?? NGA PROTESTA KUNDER TARIFES NE RRUGEN E KOMBIT
NGA PROTESTA KUNDER TARIFES NE RRUGEN E KOMBIT
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania