Panorama (Albania)

Përplasen me Policinë, 6 të arrestuar për 200 kg drogë

Arrestohen 6 persona, tentuan të godasin policët me makinat

- SHKODER/ SENAD NIKSHIQI

Goditet grupi kriminal, me tendencë trafikimin e lëndëve narkotike, në momentin që do të bënin shkëmbimin e 200 kg kanabis sativa.

Grupi që e kishte shtrirë aktiviteti­n në qytetet e Shkodrës, Lezhës, në Kurbin e Malësinë e Madhe, sipas Policisë, ishte me rrezikshmë­ri të lartë. Gjatë operacioni­t të koduar “West Univers” në afërsi të Laçit, u arrestuan në kushtet e flagrancës gjashtë persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Aksioni u finalizua pasi anëtarët e grupit ishin mbajtur në përgjim dhe do të këmbenin sasinë e mallit. Në krye të këtij operacioni ishin forcat operaciona­le speciale të Tiranës, por veprimet janë ndjekur nga Prokuroria e Shkodrës. Sipas Policisë, në pranga kanë rënë shtetasit: Ardit Haxhagiçi, 34 vjeç, nga Shkodra, Bardh Gostini, 37 vjeç, nga Lezha, Neritan Saraçi, 51 vjeç, nga Shkodra, Rezart Çarçani, 34 vjeç, nga Shkodra, Ramadan Dushaj, 61 vjeç, nga Malësia e Madhe dhe Vilson Ndoka, 27 vjeç, nga Lezha. Përveç gjashtë të arrestuarv­e ka edhe disa persona të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim.

HETIMI Sipas të dhënave nga hetimi i kryer, më datën 7 qershor 2018 Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër regjistroi procedimin penal mbi bazën e informacio­nit të dhënë nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër se shtetasi Ramadan Dushaj, lindur dhe banues në fshatin Dobre të Malësisë së Madhe, organizont­e veprimtari për financimin dhe transporti­n e lëndëve narkotike ( marijuanë) në Qarkun e Shkodrës. Nga informacio­ni i marrë në rrugë operative, ka rezultuar se Dushaj kamuflonte veprimtari­në e paligjshme të tregtimit të lëndëve narkotike me aktivitet të grumbullim­it dhe shitjes së produkteve bujqësore në një serë në këtë zonë. 61- vjeçari nga Malësia e Madhe kishte grumbullua­r sasi të konsiderue­shme lënde narkotike, për të cilën kërkonte treg shitjeje. Për këtë qëllim, shtetasi Ramadan Dushaj mbante me vete mostra të lëndës narkotike, të cilën kërkonte ta shiste. Pas informacio­neve të siguruara me autorizim dhe drejtim të Prokuroris­ë Shkodër, grupi hetimor lejoi aplikimin e metodave speciale të hetimit për sqarimin dhe zbulimin e këtij aktiviteti kriminal, duke arritur në arrestimin e gjashtë shtetasve dhe sekuestrim­in e 200 kilogram bimë narkotike e dyshuar si marijuanë.

OPERACIONI Mësohet se gjatë opera- cionit anëtarët e grupit kriminal kanë rrezikuar jetën e efektivëve të Policisë. “Nga veprimet që u kryen në datë 15.06.20018 dhe 16.06.2018, rezultoi se në aksin rrugor Shkodër– Lezhë– Milot, këta persona do të kryenin shkëmbimin e sasisë së lëndës narkotike dhe menjëherë u ndërhy nga punonjësit e Policisë, ku në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike personat e arrestuar kanë goditur me automjete punonjësit e Policisë, duke vënë në rrezik jetën e tyre”, thuhej në njoftimin e Policisë së Shkodrës. Sipas Policisë, operacioni u realizua në orët e para të mëngjesit të djeshëm. “Sot, më datë 16.06.2018, në orët e para të mëngjesit u realizua dhe u finalizua me sukses operacioni i koduar “West Univers”, ku në bashkëpuni­m me Drejtorin e Forcës Operaciona­le Speciale Tiranë dhe Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas një pune të mirorganiz­uar u bë e mundur goditja e një grupi kriminal me rrezikshmë­ri të lartë. Arrestimi i tyre u bë pasi nga tërësia e veprimeve policore dhe hetimore të kryera prej një periudhë kohore disamujore, në funksion edhe të procedimit penal, u arrit që të bëhet goditja finale e këtij grupi kriminal dhe dokumentim­i i aktiviteti­t të tyre, ku ky grup e kishte shtrirë aktiviteti­n në qytetet Shkodër, Lezhë, Kurbin dhe Malsi e Madhe”, bëri të ditur Policia. Në këtë grup kriminal, të gjithë personat kanë pasur rolin e tyre ku në një kohë të shkurtër kanë arritur të sigurojnë lëndën narkotike me qëllim shitjen dhe trafikimin e saj. Veç sasisë prej 200 kg

Nga informacio­ni i marrë në rrugë operative, ka rezultuar se Dushaj kamuflonte veprimtari­në e paligjshme të tregtimit të lëndëve narkotike me aktivitet të grumbullim­it dhe shitjes së produkteve bujqësore në një serë në këtë zonë. 61- vjeçari nga Malësia e Madhe kishte grumbullua­r sasi të konsiderue­shme lënde narkotike, për të cilën kërkonte treg shitjeje

drogë, Policia sekuestroi edhe armë, fishekë, 1 radio dhënëse marrëse si ato të Policisë, automjete, telefona celularë e dokumente të të arrestuarv­e. Ky operacion është realizuar brenda shtatë ditëve, i drejtuar nga Prokuroria, në bashkëpuni­m me Policinë e Shkodrës dhe të Lezhës.

 ??  ?? Drejtoria e Policisë Shkodër
Drejtoria e Policisë Shkodër
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania