Panorama (Albania)

Vdekja e Anxhelës, në hetim italiani 63- vjeçar, ishte klienti i fundit

Shoqërimi pas sekuestrim­it të kamerave të sigurisë, lirohet pasi merret në pyetje. I bllokohet makina për verifikime

-

Hetimi për vdekjen e 20- vjeçares nga Fieri Anxhela Meçani në Itali kanë marrë rrjedhë tjetër, pas daljes së rezultatev­e të autopsisë.

Hetimorët kanë deklaruar se nga tërësia e veprimeve të kryera deri më tani, por edhe nisur nga rezultati i autopsisë, dyshohet se 20- vjeçarja është përplasur nga një mjet, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia thekson se është ende herët për të dalë në një konkluzion nëse përplasja ka qenë e qëllimshme apo aksidental­e. Por ajo që deklarohet të paktën deri më tani është fakti se ndryshe nga sa u dyshua, se e reja ishte hedhur nga një makinë dhe përplasur në asfalt, ajo është përplasur nga një automjet. Përplasja i ka shkaktuar asaj dëmtime të rënda duke e bërë të pamundur shpëtimin e saj, ndonëse në spital mbërriti e gjallë. “Autopsia tregon se ajo është shtypur nga një makinë që ma pas ka ikur me shpejtësi pa e ndihmuar”, bën të ditur Policia italiane. Në fjalët e fundit në spital, raportohet se Anxhela ka treguar për mjekët se “nuk më pagoi, unë rashë”, çka orientoi edhe hetimin fillimisht në dyshimin se dikush e kishte hedhur atë nga makina.

Mediat italiane raportuan dje se Policia kishte shoqëruar edhe një 63- vjeçar, i cili dyshohej të kishte qenë klienti i fundit i saj. Por pasi u mbajt gjithë natën në pyetje, ai u lirua pasi nuk pati prova për t’i adresuar atij akuzën e vrasjes. Operacioni u zhvillua në krahinën e Cuneos ku jeton personi i ndaluar, i cili u hetua për vrasje. Zbulimi i tij është bërë pas pamjeve të kamerave të sigurisë të sekuestrua­ra nga Policia dhe të hetuara me kujdes. Mediat italiane raportuan se 63- vjeçari, pasi ka kaluar gjithë natën në Polici duke u marrë në pyetje, është lënë sërish i lirë, pasi nuk kanë qenë elementët dhe provat e mjaftueshm­e për ta mbajtur të ndaluar me akuzën e vrasjes. Makina e tij “Mercedes” u sekuestrua dhe iu nënshtrua disa inspektime­ve, për të verifikuar nëse ishte ajo makina nga e cila gjeti vdekjen shqiptarja. Hetimet tashmë vijojnë për të kuptuar rolin që ka pasur 63- vjeçari në këtë krim dhe se si vdiq Anxhela, nga kush u përplas dhe përse.

Anxhela Meçani humbi jetën në spitalin e “Santa Croce di Moncalieri” më 10 qershor, pasi u transportu­a në gjendje të rëndë, nga plagët e shumta që kishte marrë nga goditja. Ngjarja ndodhi në një rrugë në Torino, në zonën e Nichelino- s. Ka qenë një shofer ai, i cili ka parë këtë ngjarje të rëndë dhe nga ku raportoi fillimisht se e reja është hedhur nga makina dhe më pas është shtuar shpejtësia. Policia italiane mbërriti në vendngjarj­e. E reja u dërgua në spital në gjendje kritike, ku gjeti vdekjen një ditë më vonë. Mjekët thanë se vdekja e 20- vjeçares, e cila, sipas mediave italiane, ishte prostitutë, është shkaktuar nga përplasja në asfalt. Vajza e re kishte pasur një mori pengesash për të fituar një jetë të stabilizua­r në shtetin fqinj. Për të fituar letrat, ajo ishte martuar edhe me një të moshuar italian, por kjo lidhje përfundoi pak muaj më vonë pasi ai mësoi qëllimin e vajzës. Kohët e fundit ajo ishte rilidhur me djalin, me të cilin kishte ikur para disa vitesh në Itali, të cilin e kishte njohur nëpërmjet rrjetit social “Facebook”. Ky i fundit nuk i ka dhënë Policisë asnjë detaj që t’i ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes. Ai ka mohuar kategoriki­sht që Anxhela të punonte si prostitutë, duke u thënë se ajo ishte e papunë dhe po kërkonte të bënte dokumentet pasi nuk mund të kthehej as në Shqipëri për të parë familjen e saj.

 ??  ??
 ??  ?? Viktima, Anxhela Meçani
Viktima, Anxhela Meçani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania