Panorama (Albania)

Rama: 5 milionë lekë çdo të riu që punon tokën

“Shteti jep 15 milionë lekë për të kthyer shtëpinë në bujtinë”

-

Kryeminist­ri Edi Rama, gjatë bashkëbise­dimit të shtunën në Lurë me banorë të kësaj zone, informoi se është rihapur procedura e aplikimit për programin financiar në agroturizë­m. “Kemi një program të ri financimi për agroturizm­in, ku shteti jep mbështetje, lekë në dorë çdo fermeri që ka një projekt. Jemi detyruar ta rihapin aplikimin në këtë program pasi kemi pasur shumë pak kërkesa”, tha Rama. Kryeminist­ri u kërkoi të rinjve të kthejnë kokën nga agroturizi­mi, si një mundësi e mirë që po mbështetet financiari­sht edhe nga programet e qeverisë. “Shihe pak ndryshe,- tha Rama,- se mos të del më mirë duke e kthyer shtëpinë tënde në bujtinë, pasi mundësitë financiare janë. Ne kemi një program financimi për agroturizm­in, ku shteti jep 15 milionë lekë në dorë mbështetje, për një projekt që e kthen shtëpinë në bujtinë dhe zhvillon biznesin e agroturizm­it”. Kryeminist­ri Edi Rama, gjatë bashkëbise­dimit me banorë të Lurës, u shpreh se, “kemi edhe një program tjetër në mbështetje të çdo lloj aktiviteti në bujqësi. Qeveria u financon 5 milionë lekë të rinjve që ndërmarrin iniciativa, projekte në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë”. “5 milionë lekë i jep qeveria çdo të riu që bën një projekt dhe që kërkon mbështetje për të nisur një biznes në bujqësi apo blegtori”, tha Rama. Gjatë këtij takimi, Kryeminist­ri Rama deklaroi se, “sot jemi këtu për të hapur një kapitull të ri, duke qenë se qeveria ka një program të posaçëm për rilindjen rurale të fshatrave, që nis me krijimin e 100 modeleve. 100 modele në 100 fshatra të ndryshme nga veriu në jug, ku përfshihet edhe Lura”. Ai tha se me anë të këtij projekti synohet që të orientohen burimet natyrore dhe njerëzore drejt një zhvillimi shumëplanë­sh. “Ka shumë fshatra të Shqipërisë, që janë të jashtëzako­nshëm për nga bukuria natyrore, historia dhe tradita e tradita, por siç është këtu, janë shumë larg rrugës së tregut për të mundur të krijojnë një zhvillim intensiv bujqësor apo blegtor”, tha ai. Por, sipas Kryeminist­rit, në vend që të synohet e pamundura dhe njerëzit të strapacohe­n duke punuar nga mëngjesi deri në darkë për të prodhuar në bujqësi apo blegtori dhe thjesht për të mbijetuar duke i marrë prodhimet në çantë e duke dalë në rrugë për t’i shitur, t’i kthejnë sytë nga miniera e jashtëzako­nshme e bukurive natyrore dhe e trashëgimi­së historike dhe kulturore dhe t’i drejtohen agroturizm­it”. “Nëse dikush jeton në një shtëpi, siç janë shumë shtëpi këtu, që janë vërtet të jashtëzako­nshme, pasi kanë një karakteris­tikë dhe histori, pavarësish­t se për shkak të varfërisë janë bërë ndërhyrje që i kanë dëmtuar nga integritet­in e tyre, çfarë mund të bëjmë, si mund t’ia dalin, që me punën e vet mund t’ia dalin të nxjerrin të ardhura për të jetuar normalisht”, tha Rama. Në përgjigje të kërkesës së një të riu që mori fjalën gjatë bashkëbise­dimit dhe kërkonte të punësohej si mësues, Kryeminist­ri Rama i shpjegoi se rruga e vetme e punësimit në mësuesi dhe infermierë është vetëm përmes portaleve. “Që të jem i qartë, për t’u punësuar si mësues duhet të kalosh nga portali ‘ Mësues për Shqipërinë’, duhet të kalosh aty dhe të marrësh pikët e duhura. Nuk kanë ndodhur më punësime jashtë portalit, që kur është vënë portali”, tha Rama.

 ??  ?? Kryeminist­ri Rama, dje në Lurë
Kryeminist­ri Rama, dje në Lurë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania