Panorama (Albania)

Gjiknuri: Do të nisë nga puna hekurudha FierVlorë për botet e naftës

-

Ministri i Infrastruk­turës dhe Energjetik­ës, Damian Gjiknuri, dje në takim me banorët e Fierit, në kuadër të turit të llogaridhë­nies, u ndal tek investimet që janë kryer dhe ato në proces në këtë qark sa i takon infrastruk­turës. “Ju e keni parë që janë bërë investime serioze në Fier. Ka përfituar nga investimet me serioze në energjinë elektrike. U bë rrjeti 20 kv për pjesën më të madhe të qytetit. Nuk ka përfunduar ende dhe do të vazhdojë pjesa tjetër. U zgjidh një gangrenë e akumuluar prej shumë vitesh në pjesën e energjisë. Kjo erdhi për shkak të reformave. Ne nuk do të kishim mundësi të investonim në energji elektrike nëse nuk do kryheshin ato reforma që përmendi dhe ministri i Financave”, u shpreh Gjiknuri. Sipas tij, investime kanë ndodhur edhe në ujësjellës- kanalizime, ku Fieri ka marrë një nga investimet më të mëdha, ndërsa pritet të nisë dhe faza e dytë e projektit. “Këtu do të bëhet një nënstacion i ri elektrik shumë i rëndësishë­m. Fieri do të jetë një nyje e rëndësishm­e energjetik, e sidomos me linjën që do bëhet MaqedoniEl­basan- Fier. Pra, do ketë një nënstacion dhe do kthehet në qendër të rëndësishm­e energjetik­e. Së bashku me kryetarin e bashkisë, po punojmë edhe për disa projekte të tjera sociale me TAP dhe njëkohësis­ht do nisë edhe një investim i ri i stacionit të kompresorë­ve të gazit, nga ku mund të përfitojë Fieri në punësim, por edhe në gaz më vonë”, tha Gjiknuri. Ministri premtoi edhe zhvendosje­n e trafikut të boteve të naftës nga aksi rrugor Fier- Vlorë, përmes kalimit në transporti­n hekurudhor. “Shumë shpejt do të hyjë në funksionim edhe segmenti hekurudhor FierVlorë për të shmangur plotësisht autobotet nga rrugët. Pra, brenda këtij viti, në momentin që përfundon gjithë investimi që po bëhet në hekurudhë, nuk do të shihni më autobote nafte që shkojnë në drejtim të Vlorës dhe që kthehen në një shqetësim për qytetarët. Gjithë trafiku i boteve do të jetë nëpërmjet hekurudhës”, nënvizoi Gjiknuri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania