Panorama (Albania)

Alibeaj: Rama i mori borxh emrin Idrizit për të kërcënuar opozitën

- Enkelejd Alibeaj

Nënkryetar­i i Grupit Parlamenta­r të PD- së, Enkelejd Alibeaj, ka akuzuar Kryeminist­rin Rama se përmes njeriut që ka sponsorizu­ar për kompaninë e re ajrore, ka kërcënuar opozitën. Në një dalje për mediat, Alibeaj deklaroi se Kryeminist­ri i mori emrin “borxh” Sinan Idrizit, për të lëshuar banalitete prej të forti në adresë të Partisë Demokratik­e. “Një farë Sinan Idrizi, që thotë se është biznesmen i madh, pa pasur ndonjë biznes që mund ta tregojë, i ka dhënë borxh Edi Ramës emrin e tij për të lëshuar banalitete prej të forti ne adresë të Partisë Demokratik­e. Neuroza e re, që bashkëpunë­torët ia njohin si ‘ Makthi i Babales’, i shfaqet Edi Ramës sa herë ai kapet nga opozita në afera gjigante korruptive, kriminale dhe klientelis­te. Edi Rama përdori emrin e Sinan Idrizit për të bërë si i fortë, duke kërcënuar opozitën me gjyqe dhe burg. E vërteta është se kompania e Sinan Idrizit u krijua me një fond qesharak vetëm 9 ditë para vendimit të firmosur nga Edi Rama, që e bëri Sinan Idrizin pronar në një biznes të përbash-

DITË

përpara vendimit të firmosur nga Kryeminist­ri, që e bëri Sinan Idrizin pronar në një biznes të përbashkët me qeverinë, ky i fundit krijoi kompaninë e tij me një fond qesharak, sipas PD- së kët me qeverinë, siç është biznesi multimilio­ner i kompanisë ajrore Air Albania”, tha Alibeaj. Nënkryetar­i i Grupit të PD- së i drejtoi disa pyetje Kryeminist­rit Rama lidhur me kompaninë e re ajrore, në të cilën do të investojë edhe shteti shqiptar. “Përpara se t’i marrë borxh emrin Sinan Idrizit për të kërcënuar me gjuhë banale opozitën, Edi Rama duhet t’u shpjegojë shqiptarëv­e: Kush është Sinan Idrizi? Si vendosi të bëjë biznes me Idrizin? Me çfarë është marrë në të shkuarën Idrizi dhe prej nga burojnë paratë e tij? Sa para do të investojë shteti në Air Albania? A po investohen tek Air Albania dhe tek Aeroporti i Vlorës, para të pista të familjes Rama dhe të ndonjë fondacioni të huaj? Profesioni si shkrues fletërrufe­sh do t’i shërbejë shumë shpejt, sepse do të vijë dita që Edi Rama, Sinanët dhe firaunët e tij, të përgjigjen para drejtësisë për çdo vendim korruptiv për të pasuruar veten e tij në dëm të interesit publik”, u shpreh Alibeaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania