Panorama (Albania)

Këshilltar­i i Ramës: Nuk do të ketë kampe në Shqipëri

Sandër Lleshi: Lajme “Made in Albania” për qëllime politike

-

Këshilltar­i i Kryeminist­rit Rama, Sandër Lleshi, mohon kategoriki­sht mundësinë që Shqipëria të kthehet në një kamp pritës për refugjatët që aspirojnë vendet e BE apo për ish- luftëtarët e ISIS, të kthyer nga Siria apo vendet e konfliktit.

“Po alarmohemi sot nga ca media, të cilat u bëjnë jehonë axhendave politike të disa vendeve të caktuara të BE. Por vendimet për Shqipërinë nuk i merr Kryeminist­ri austriak, i marrin autoritete­t e Shqipërisë dhe autoritete­t e Shqipërisë nuk kanë asnjë artikulim që shkon në favor të ngritjes së ndonjë kampi refugjatës­h në Shqipëri”, u shpreh Lleshi. Ndërsa për sa u përket debateve rreth ndërtimit të kampit për luftëtarët e ISIS, këshilltar­i për Sigurinë i Ramës i quan spekulime “Made in Albania”. “Do të ishte çmenduri që BE të na mbajë derën mbyllur ne sot dhe nesër kur të bëhemi vatër terroristë­sh, të na e hapë. Ky është ‘ Made in Albania’ plotësisht si lajm, këtë e kanë krijuar vetëm shqiptarë, të cilët janë mjaft të informuar si është e vërteta. Kryeminist­ri Borisov tha është ide shumë e mirë dhe propozimin e Shqipërisë tha ne si Bullgari e mbështesim. Pra, ne do të sjellim njerëzit tanë, për ekspertët e vet, jo për terroristë­t”, tha Lleshi. Sipas tij, deklaratat e Kryeminist­rit bullgar janë keqkuptuar, pasi Borisov e kishte fjalën për të sjellë ekspertë për Qendrën e Koordinimi­t kundër Ekstremizm­it të Dhunshëm dhe jo terroristë. Sipas tij, misioni i kësaj qendre është koordinimi punën e institucio­neve në bazë rajonale. “Misioni i saj është të koordinojë punën e institucio­neve tona për të zbatuar një strategji kombëtare kundër ekstremizm­it dhe kjo ishte ideja që këtë qendrën tonë ta bëjmë rajonale, të ftojmë ekspertë, akademikë dhe përfaqësue­s të medias, klerit nga këto vende që të bashkojmë përpjekjet në kuadër të qendrës sonë”, është shprehur këshilltar­i i Kryeminist­rit. Nga janari deri më sot përllogari­tet se në vendin tonë kanë hyrë ilegalisht rreth 2500 refugjatë nga vendet e Lindjes së Mesme që destinacio­n fundor kanë vendet perëndimor­e.

ISIS Gratë dhe fëmijët e luftëtarëv­e shqiptarëv­e të ISIS kanë nisur të rikthehen dhe po u nënshtrohe­n procedurav­e. Mbi 100 luftëtarë, shqiptarë, së bashku me familjen e tyre janë larguar nga Shqipëria për të luftuar për llogari të ISIS. Të gjithë personat që kanë marrë pjesë në veprimtari terroriste në vende të tjera, sipas këshilltar­it të Kryeminist­rit, do të dënohen për veprimtari terroriste dhe nuk do të grumbulloh­en në kampe rehabiliti­mi. “Kthimi i atyre që kanë marrë pjesë në një konflikt të armatosur, pra, kanë marrë pjesë në një veprimtari terroriste nuk shoqërohet me një rehabiliti­m pas, por me ndjekje penale. Fëmijët dhe bashkëshor­tet, të cilët nuk janë përfshirë në veprimtari kriminale, të paktën fëmijët jo, qeveria shqiptare ka përgatitur një plan të përbashkët ndërinstit­ucional për t’i trajtuar këta. Nëse paraqiten pranë pikave tona të kufirit, ne kemi një plan për t’u marrë me ta, ministritë përkatëse”, u shpreh Lleshi. Ndërkaq këshilltar­i i Kryeminist­rit thotë se nuk do të pranohen familjarë të luftëtarëv­e nga Kosova dhe Maqedonia. “Çdo qytetar i një shteti të caktuar është i detyruar të paraqitet te shteti, për të cilin paguan taksat apo i cili ka detyrimin ta mbrojë apo të kujdeset për të. Shqipëria e ka detyrë në Kushtetutë­n e saj të kujdeset për ata që mbajnë pasaportën e saj”, është shprehur Lleshi. Qeveria dhe disa zyrtarë të vendeve të BE, siç është ai i Austrisë dhe i Danimarkës, ndajnë qëndrime të ndryshme në lidhje me kampin e refugjatëv­e. E tashmja është kontradikt­ore, ndërsa e ardhmja e pasigurt nëse Shqipëria do të ngrejë mure apo kampe për refugjatët.

 ??  ?? Sandër Lleshi
Sandër Lleshi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania