Panorama (Albania)

“Nuk i heq asnjë presje asaj që kam thënë, Kabashi mashtrues ordiner”

-

Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, ka sqaruar reagimin e tij ndaj artistit të njohur Mirush Kabashi, pas qëndrimit që ky i fundit shprehu në emisionin “Studio e hapur” në “News24”. Pas deklaratav­e të Kabashit për ndërhyrje dhe censurë, ka ardhur edhe reagimi i ashpër i drejtorit të Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Çuli e akuzoi për mashtrim aktorin Kabashi, si dhe i tha se për 15 vite kishte marrë pagën pa vënë asnjë rol në skenën e Teatrit. Dje, në emisionin “Kjo javë” në “News24”, Hervin Çuli ka sqaruar reagimin e tij, duke e cilësuar emocional. Ai tha sërish se Mirush Kabashi ka gënjyer për censurën në shfaqje, e cila sipas tij nuk ndodh në Teatrin Kombëtar.

Debati me Mirush Kabashin është bërë viral në rrjetet sociale. Mbas disa ditësh të statusit tuaj në Fb, keni rimenduar diçka? A doni t’i hiqni apo t’i shtoni diçka atij reagimi?

Ai ishte një postim emocional, në një moment kur unë po ndiqja emisionin. Nuk i heq asnjë presje asaj që kam thënë, një gënjeshtër e trashë duhet të demaskohet. Ai më akuzoi për censurë dhe unë për këtë reagova. Unë kam një bord në teatër: Zogajn, Përparim Kabon, Anila Godolen, janë këta që vendosin kalendarin, nuk jam unë. Me gënjeshtrë­n e tij nuk më ka fyer mua, por bordin e Teatrit Kombëtar. Ai shpif se unë kam kërkuar tekstin që të censuroj shfaqjen. Por shfaqja u dha, ku e kam censuruar unë? Gënjeshtra e zotërisë është e trashë dhe e hapur, dhe nuk ndiej asnjë ‘ mea culpa’ nga zotëria përballë. Sa i takon virales, ka ndodhur edhe njëherë tjetër në FB, ku ka pasur një debat miqësor me Robert Ndrenikën, dhe bandat e “Facebook”- ut vihen në lëvizje. Është një virale e këtyre bandave të FB. Treçereku i njerëzve që shajnë, kanë qenë civilë, me emra false.

Për rastin në fjalë për këtë debat, ka pasur reagime përtej “Facebook”- ut?

Unë kam përmendur në status edhe faktin se në 15 vite ka marrë rrogën, dhe kjo ishte një lloj problemati­ke që po ndodhte në Teatrin Kombëtar, jo vetëm për të. Kam folur për një aktor, që si 28 aktorët e tjerë paguhej që të dilte në skenë. Aktorët e tjerë dilnin në skenë, ndërsa ai refuzonte. Pse refuzonte? Keni komunikuar me të? Ka refuzuar dhe kjo u kthye në gangrenë. Shkonte jepte shfaqje private. Pagën e quante një benefit të detyrueshë­m që shteti ia jepte. Mund të ishin shfaqur fyerjet? Zotëria gënjen në mënyrë ordinere. Si drejtor i Teatrit, jeni natyrë polemike… Sepse jam i vërtetë. Para se të isha drejtor Teatri, nuk përbënte lajm, qoftë për shfaqjet, polemikat, kontratat e punës, ka qenë i harruar. Nëse preferohet më mirë një drejtor që të jetë një nëpunës i vogël, unë nuk e bëj dot.

Edhe në zgjedhjet për drejtorin e Teatrit ka pasur reagime. Si e ndjetë këtë?

Në zgjedhjet për drejtor i TK nuk kishte konkurrent­ë. Kam insistuar edhe njëherë tjetër për të qenë drejtor i Teatrit Kombëtar, pasi në rrethanat në të cilat kemi punuar, unë e quaj të arrirë misionin tim. Ndaj, e ndieja se e meritoja të kandidoja edhe njëherë tjetër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania