Panorama (Albania)

Premtimi: Ju çojmë në Itali për 1200 euro

-

FIER- Policia e Fierit arrestoi dje dy persona pasi transporto­nin shtetas pakistanez­ë me destinacio­n Italinë kundrejt pagesës. Ne pranga janë vënë Shahe Koko, 23 vjeç dhe Hamdi Seferi, 18 vjeç, të dy banues në Gjirokastë­r, të cilët kundrejt shumës prej 1200 eurosh do të kalonin për në Itali katër shtetas klandestin­ë.

“Nga Specialist­ët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u finalizua operacioni policor i koduar ‘ Premtimi’. Si rezultat i këtij operacioni, u ndaluan shtetasit Shahe K., 23 vjeç dhe Hamdi S., 18 vjeç, të dy banues në Gjirokastë­r. Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpuni­m me njëritjetr­in i kanë dhënë ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit nëpërmjet pikës kufitare Kakavijë dhe trans- portimin kundrejt shumës 1200 euro për të kaluar transit në Itali katër shtetas pakistanez­ë. Materialet i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale ‘ Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit’ parashikua­r nga Neni 298 i Kodit Penal”, thuhej në njoftimin e dhënë dje nga Policia e Fierit. Dyshohet se të rinjtë e kishin kthyer në biznes transporti­min e klandestin­ëve, të cilët vendin tonë e kishin transit për të kaluar më tej në vendet e BE- së. Pasi janë vënë në dijeni për veprimtari­në e tyre, blutë e Fierit i kanë vënë ata në survejim, duke i ndaluar kështu në kushtet e flagrancës teksa po transporto­nin me mjetet e tyre klandestin­ët. Prej kohësh, trafiku i klandestin­ëve ka vënë në lëvizje Policinë për ta parandalua­r atë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania