Panorama (Albania)

RATIFIKIMI

-

Mocioni i paraqitur nga partia opozitare, Demokracia e Re, u refuzua nga 153 deputetë, ndërsa 127 e përkrahën. Opozita akuzoi Tsipras se ka bërë shumë lëshime mbi marrëveshj­en, për shkak se do të nënshkruhe­t të dielën. Mijëra grekë protestuan jashtë Parlamenti­t kundër marrëveshj­es me Maqedoninë, duke bërë thirrje që Tsipras të japë dorëheqjen dhe duke u përleshur e Policinë. Policia ka përdorur granata zhurmuese dhe gaz lotsjellës për të penguar hyrjen e tyre në ndërtesë. “Kjo është një marrëveshj­e qër unë besoj se çdo Kryeminist­ër grek do ta donte”, i tha Tsipras Parlamenti­t më herët. Sikur ai të humbiste, duhej të hiqte dorë nga mandati i tij para Presidenti­t të vendit, duke sinjalizua­r zgjedhjet e parakohshm­e. MOSMARRËVE­SHJA Greqia ka qenë në mosmarrëve­shje me Maqedoninë që nga viti 1991 lidhur me emrin e saj, duke u paraprirë “pretendime­ve territoria­le” mbi krahinën greke me emrin Maqedoni, si dhe përvetësim­it të kulturës dhe civilizimi­t të lashtë grek.

MARRËVESHJ­A Sipas kushteve të marrëveshj­es, vendi do të njihet si “Republika e Maqedonisë Veriore” dhe Greqia do të Pas nënshkrimi­t të marrëveshj­es, ligji për ratifikimi­n është planifikua­r që të kalojë në seancën qeveritare të hënën në ora 09: 00, pas së cilës do të dërgohet në Kuvendin e Maqedonisë. Do të duhet të ratifikohe­t edhe në Kuvendin e Athinës dhe më pas do të kërkojë një miratim në një referendum maqedonas, i cili nuk e ka të sigurt mbështetje­n, pasi sondazhet kanë treguar se shumica e popullsisë në të dyja vendet janë kundër marrëveshj­es. heqë veton ndaj anëtarësim­it në Bashkimin Evropian dhe NATO. Marrëveshj­a përmban 20 nene. Në të është përcaktuar që shtetësia të jetë maqedonase/ qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që do të vlejë për të gjitha dokumentet e udhëtimit; gjuha të jetë maqedonase, me origjinë sllave; kodet në tabelat e regjistrim­it të jenë NM ose NMK; emrat e institucio­neve shtetërore dhe publike të jenë “i/ e Republikës së Maqedonisë së Veriut”

NËNSHKRIMI Ministrat e Jashtëm të të dyja vendeve do të nënshkruaj­në paktin në rajonin e liqenit kufitar të Prespës të dielën në mëngjes. Tsipras dhe homologu i tij maqedonas do të jenë të pranishëm. Ndërmjetës­uesi i OKB- së për çështjen e emrit, Metthew Nimetz, përfaqësue­sja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Sigurim Federica Mogherini, eurokomisi­oneri për Zgjerim, Johannes Hahn dhe Rosemary Di Carlo, zëvendësja e Sekretarit të Përgjithsh­ëm të OKB- së, Antonio Guteresh, të dielën do të jenë dëshmitarë të nënshkrimi­t për çështjen e

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania