Panorama (Albania)

Kina shpall nisjen e luftës tregtare me SHBA

-

Dy fuqitë më të mëdha ekonomike të botës janë në një luftë tregtare tashmë, që rrezikon të përfshijë edhe vende të tjera për shkak të vendimit të Presidenti­t të SHBA, Donald Trump. Shtëpia e Bardhë tha se do të impononte tarifat prej 25 për qind ndaj mallrave kineze me vlerë 50 miliardë dollarë. Presidenti Trump e kishte bërë që në muajin mars këtë kërcënim. Në maj u vendos “paqe”, por të premten e 15 qershorit Trump bëri njoftimin e ri. “SHBA vazhdon të ndryshojë mendje dhe tani nisi një luftë tregtare”, tha ministria e Tregtisë së Kinës në një deklaratë. Qeveria kineze u zotua se do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë. “Kina nuk e do një luftë tregtare, por do kundërpërg­jigjet në rigorozite­t në mbrojtje të interesave të saj kombëtare, globalizim­it dhe sistemit tregtar botëror… Ne do të nisim menjëherë masat e tarifave që do të barazohen me shkallën dhe intensitet­in e atyre që u nisën nga SHBA”. Pekini, po ashtu, njoftoi se “të gjitha marrëveshj­et ekonomike dhe tregtare të arritura në negociata e mëparshme do të anulohen në të njëjtën kohë”. Shtetet e Bashkuara tashmë kanë vendosur tarifa për çelikun dhe aluminin nga Kanadaja, Meksika dhe Bashkimi Europian. Të gjithë kanë premtuar të kundërpërg­jigjen. “Ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve të veprojnë së bashku për të ndaluar me vendosmëri një lëvizje të tillë të vjetruar dhe të prapambetu­r dhe për të mbrojtur me vendosmëri interesin e përbashkët të të gjithë njerëzimit”, reagoi Ministria kineze e Tregtisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania