Panorama (Albania)

Danimarka i falet Jurarit, Guererro zëvendësue­s s'mjafton

-

Me Francën favorite në grupin C, vendi i dytë do të jetë një luftë treshe mes Australisë ( sidomos pas asaj që u pa dje) dhe Perusë e Danimarkës. Sfida e djeshme ishte e ekuilibrua­r dhe si e tillë nisi. Në tonaliteti­n e saj, skuadra daneze kishte më shumë talent dhe përvojë, teksa peruanët habitën me dëshirën dhe shpejtësin­ë e tyre. Te Peruja, Gareka hodhi në fushë një formacion ku mungonte ylli Guerrero dhe fantazia në sulm iu besua Xheferson Farfanit. Age Heraide u kundërpërg­jigj me aksin Kjaer, Eriksen, Sisto, rreth të cilëve u sigurua kualifikim­i në Rusi dhe logjikisht edhe shpresat botërore të danezëve. Në minutën e 38- të tentoi Shëne e një minutë më pas Eriksen, por Galese tha dy herë "Jo". Megjithëse ekipet luajtën vazhdimish­t me vertikaliz­ime për të kërkuar golin, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Shansi i artë ishte për peruanët erdhi në minutën e 45- të kur fituan edhe një 11 metërsh, që u akordua falë teknologji­së. Ekzekutimi­n e mori përsipër Kueva, i cili, për fatin e tij të keq, as nuk shenjestro­i dot kuadratin e mbrojtur nga Shmajkël.

Fraksioni i dytë- Pjesa e dytë nisi me ritëm të shpejtë. Në minutën e 48- të danezët rrezikojnë me Nikolai Jorgenseni­n, i cili nuk shfrytëzon si duhet një krosim të Sistos. Sulmet peruane thyhen lehtë teksa Danimarka jep idenë se mund të gjejë golin nga minuta në minutë dhe ashtu ndodh. Pas tentativav­e të Jorgensen dhe Eriksen, është Jusuf Polsen ( Jurari) që gjen rrjetën e avantazhit. I dyshimtë pozicioni i tij, por që nuk korrigjohe­t nga teknologji­a dhe goli bëhet i rregullt. Peruanët kërkojnë të reagojnë menjëherë, por as Farfan dhe as i sapofuturi Guerrero nuk arrijnë të mposhtin numrin 1 danez që ndal çdo përpjekje në drejtim të portës së tij. Në minutat e fundit, Farfan dhe Advinkula kanë ndoshta shanset më të pastra të takimit, por përsëri gardiani danez u mohon kënaqësinë e golit botëror. Edhe pesë minutat shtesë të akorduara nga gambiani Gasama nuk sjellin ndryshim të rezultatit, me Danimarkën që i bashkohet Francës me tri pikë në krye të grupit C.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania