Panorama (Albania)

Kroacia fiton me eksperienc­ë, Nigeria dorëzohet pa kushte

-

Ndeshje e qetë, pa shumë ritëm dhe në ndeshje të tilla të qeta, është eksperienc­a ajo që bën diferencën, përveçse talentit që kroatët e kanë me shumicë. Nga Nigeria e talenteve të shumta pritej shumë më shumë, por ndoshta taktika e zgjedhur prej tyre, për të ulur sa më shumë ritmin e lojës që në minutat e para, i dërgoi ata që të mos shfrytëzon­in cilësitë që kanë. Në fund, ballkanasi­t fitojnë 2- 0, shumë lehtë madje, me Mario Manxukiçin, që tërheq skuadrën e tij. Sulmuesi i Juventusit, edhe pse nuk shënon asnjë gol, ishte protagonis­t absolut në suksesin e parë të Kroacisë, duke qenë se në minutën e 32- të është devijimi i tij me kokë, pas një goditje këndi që detyron Etebon të devijojë në portën e tij topin e avantazhit, ndërsa në pjesën e dytë është sërish numri 17 që fiton një pe- nallti në zonë, të cilën fantazisti Luka Modriç e ekzekuton me ftohtësi dhe kaq mjafton për të marrë tri pikët e para dhe për t'u renditur në krye të Grupit D. Një debutim më të mirë për skuadrën e trajnerit Zlatko Daliç, i cili kujtojmë që në të kaluarën ka stërvitur edhe skuadrën e Dinamos në Shqipëri, nuk mund të kishte. Kroacia jo vetëm që luan e qetë dhe shpenzon shumë pak energji, por tregon se nëse i shton edhe më shumë shpejtësi manovrës së saj në mesfushë dhe është më gjakftohtë përpara portës, mund të jetë një rrezik konstant për këdo që i del përpara. Interisti Perisiç shihet pak në fushë, tenton golin me dy goditje nga distanca, por nuk është i saktë për çështje centimetra­sh.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania